Solidarizim humanitar i fëmijëve dhe mësuesve gjerman përmes mësueseve shqiptare qe nuk e harrojnë Kosovën!

Reportazhe | admin | 06.02.13 | 20:50

Aksion humanitarë për të varfrit në Kosovë:

Arsimtarja pranë shkollës gjermane dhe humanistja Mera Kabashi, e përkrahur nga nxënësit gjermanë një grup studentësh shqiptarë dhe nga firma “Dibrani Transport“, kryen dy aksione humanitare, për fëmijët e varfër, jetimët dhe ata me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Ne ditë më parë shfrytëzuam rastin  të bisedojmë me iniciatoren e humanisten e aksionit humanitar zonjën Mera Kabashi mësuese   ne shkollën gjermane , pronarin e firmës  “Dibrani-Transport” zotin Asllan Dibranin dhe zonjën Naime Krasniqin po ashtu mësuese  në shkollën gjermane . Po shënojmë disa opinione të tyre lidhur me aksionet  humanitare.

R.D: z.Asllan  Dibrani, çka ju shtyri të kyçeni edhe ne këtë aksion humanitarë ?

A.D. Ju e dini zoti Dërmaku, se ne  me ju vite më parë kemi kryer s’bashku aksione të tilla me „Bashkimin e Intelektualëve  Shqiptarë“ në Mërgim- Gjermani (BISHM-in) disa aksione humanitare në periudhën  e luftës.

Dibrani

Dibrani trans
Pamje e „Firmes Dibrani -Transport“ në ndihmë humanitare për Kosovën djathtas në shikim pronari Asllan Dibrani.

Po, pas luftës nuk jam ndale asnjëherë se ndihmuari ku kam ndihmuar „Shtëpinë e plëqve në Prishtinë“, „Fëmijët jetim pa prindër“, po ashtu në Prishtinë qe disa herë, „Spitalin Emergjencës në Prishtinë „,“ Shtëpinë e shëndetit në Shtimje“, me iniciativën e time dhe të vëllezërve te mijë në Llabjan, komuna e Gjilanit, iu ndërtua shtëpia një familje të varfër, Firma jonë “ Dibrani Transport“ bashkëpunon edhe me organizata të ndryshme humanitare gjermane; si me Karitasin , Kryqin e Kuq, etj. “Gjatë këtyre dy aksioneve humanitare ne kemi grumbulluar : Çanta, veshmbathje, e shumë e shumë gjëra tjera… Aktiviteti i firmës “Dibrani Transport“ është përqendruar kryesisht në aksione të ndryshme humanitare, kulturore. Kompania “ Dibrani Transport“ ka derdhë mjete të mëdha materiale edhe në fondin e 3 %-shit si dhe në atë “ Vendlindja thërret“ zoti Dibrani në fund thotë se ndihem krenar qe kam pas mundësi këtë transport tu kryej në forme humanitare dhe për ata fëmijë hallexhi qe e koordinuam këtë aksion me zonjën Mera Kabashin, Naime Krasniqin dhe me drejtoreshën e strehimorës së fëmijëve në Prizren , zonjën Resmije Krasniqin me çka i falënderoj shumë dy mësueset shqiptare qe shprehen gatishmërinë me i përgatitur edhe fëmijët gjerman të solidarizohen me fëmijët skamnor në Kosovë përfundon ndër të tjera zoti Asllan Dibrani pëfaqesues i Firmës „Dibrani -Transport“. Ndërsa zonjusha, arsimtarja dhe humanistja Mera Kabashi theksoj :

Përjetova një dhimbje në shpirt kur pashë me sy të mijë se si fëmijët jetim të varfër dhe ata të hendikepuar në ç’farë kushte të vështira jetonin në shoqatën”HADER” në Prizren. Mera Kabashi ka lindur me 11.02. 1987 në Kosovë pra është një e re qe len përshtypje të nderohet. Është arsimtare në shkollën gjermane, është pedagoge, është një humaniste por mbi të gjitha është me plotë kuptimin e fjalës – njeri. Kur Mera Kabashi kishte 8- vite, me prindërit kishte emigruar në Gjermani. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 2007 regjistroi Fakultetin e Gjuhës gjermane pranë Universitetit të Freiburgut e në vitin 2011, kreu këtë fakultet. Qe një vit punon si arsimtare në shkollën gjermane. Kur ne e pyetëm zonjën, Mera Kabashi ?

R.D: Çka ju shtyri që ju të merreni me aksione humanitare, dedikuar Kosovës ?

M.K: Ajo u ndalë.., mori frymë thellë, nga sytë i rrodhën lotët …, dhe filloi të rrëfejë. I nderuari gazetarë.., keni bërë mirë që na keni vizituar, sepse të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike gjermane ( duke filluar nga ato lokale deri tek ato republikane) jo që kanë shkruarë për këto aksione por edhe i kanë përkrahur, ndërsa nga mediat shqipe ja sot arriti Gazeta kombëtare”Bota sot” dhe” Zemra Shqiptare”. Ditë më parë kemi kryer dy aksione humanitare për fëmijët jetim dhe të hendikepuarë në Kosovë.

Ajo që më shtyri mua ta përkrahë këtë aksion humanitarë është gjendja e vështirë e fëmijëve të hendikepuar – me t’meta, jetimëve dhe të varfërve siç ceka edhe ma lartë. Sot askush nuk interesohet për ata fëmijë, të cilët duan të jetojnë si të gjithë fëmijët e Botës. Kur unë isha në Kosovë.., pashë me sytë e mijë, se si të varfrit, të pa aftit, jetimët ishin mbetur pa kurrfarë mbikëqyrje. Unë takova edhe fëmijë të luftëtarëve e invalidëve të UÇK-së, të cilët punonin ç’fardo pune për ta siguruar kafshatën e gojës. E prekur shpirtërisht unë posa u ktheva në Gjermani – fillova tu shpjegoj shokëve e shoqeve për gjendjen e vështirë ne të cilën po jetonin fëmijët e hendikepuar, jetimët dhe të varfrit..,, ata duke e parë shqetësimin tim dhe duke e ndier emocionalisht dhembjen për ata fëmijë, vendosëm që s’bashku të fillojnë aksionin humanitarë ti ndihmojmë fëmijët me t’meta, jetimët dhe të varfrit. Ky aksion u përkrahë nga të gjithë dhe u realizua me mjaftë sukses. Aksionin e parë e kryen një grup i studentëve shqiptarë ne mënyrë vullnetare dhe arritën ti grumbullojnë 3000 Euro. Këto t’holla ua ndanë 7 familjeve të varfra në Kosovë.

Në aksionin e dytë humanitarë u organizua në shkollën ku unë punoj, nga një paket për fëmijët e pa aftë në shoqatën ” HADER” .

Ne këtë aksion humanitar mua më ka ndihmuar një kolege e imja Naime Krasniqi po ashtu mësuese me nxënësit gjerman , ku grumbulluan mbi 120 paketa.

R.D: Zonja, Mera Krasniqi çka jeni duke bërë momentalisht ?

M.K: Momentalisht jemi duke e kryer një aksion humanitarë dedikuar fëmijëve në Afrikë, e pastaj përsëri për Kosovë.

R.D: zonja Mera Kabashi, kujt do ti falënderohesh për këto dy aksione humanitare?

M.K:Po, kujt tjetër posë popullit të madh dhe mikë- gjermanë, studentëve shqiptarë dhe kompanisë”Dibrani Transport”, e cila të gjitha ndihmat humanitare i dërgoi falas në Kosovë bile edhe ato duke i paguar edhe shërbimet doganore vet qe në mungesën e rregullimit të dokumenteve nga zonja Resmije Krasniqi u detyrua ti mbulojë të gjitha shërbimet doganore vet me çka e falënderoj pa masë.

R.D: Kush i shpërndau ndihmat humanitare në Kosovë ?

M.K: Unë nga aeroporti i Shtuttgartit, aterova me aeroplan me 22.12.2012 në Prishtinë. Me mua ishin edhe shoqet: Albulena e Arbëresha, dhe shoku, Lulëzimi. Ndërsa nga studentët që e kryen këtë aksion humanitarë, dhe derdhen mjete materiale( euro) do të cekë; Mejreme Azemi Kujtim Emërllahu Dijanist Gjikokaj ,Mërgim Behlulaj ,Arta Dibranin etj .

Ndërsa me zonjën Naime Krasniqin kontaktam dhe ajo shprehet pro këtij aksioni. Edhe ajo bëri një ndihmese të madhe nga shkolla „Heinrich-Heine Gesamt Schule në Duseldorf me fëmijët gjerman, është për ta admiruar qe me iniciativën dhe përkrahjen e aksionit i bëri kërkesë drejtorisë së Shkollës, qe e gjeten një mirëkuptim solidarizimi që mbi 120 pako lodra ,lapsa ,fletore e veshmbathje i grumbulluan.

Tri mesueset
Tri mësueset ne ndihmë  për aksionin humanitar në Kosovë që u solidarizuan me  Naime Krasniqin nga shkolla  gjermane „Heinrich-Heine Gesamtschule“ në Dyseldorf !

Edhe kjo u prononcua ne  se  e ndien veten të preokupuar me gjendjen aktuale të varfërisë në Kosovë   me çka  si rast ma i prekshëm ishte kjo e fëmijëve  me te meta  fizike.

dibrani
Firma“Dibrani Transport“, duke i pranuar ndihmat humanitare ne qytetin e Dyseldorfit ,Meriton Dibrani me një grup fëmijësh.

foto 7   foto8

Nxënëse gjerman  duke ndihmuar në ngarkesën e  ndihmave për Kosovë.

E falënderoj edhe zotin Asllan Dibranin përfaqësues i „Firmes Dibrani-Transport nga Shtutgardi, qe pa hezituar na ndihmoj në këtë aksion dhe Mera Kabashin qe ishte si iniciatore e këtij aksioni.

Dëshmi dhe falënderim për ndihmat e dërguara nga firma „Dibrani Transport“, shtëpisë së fëmijëve me t’meta të kufizuara e arritur nga drejtoresha Resmije Krasniqi e paraqesim me sa vijo:

Dëshmi e shkruar nga drejtoresha Resmije Krasniqi;

I nderuari zotëri dibrani, me shpresë se jeni shëndoshë e mirë ju përshendes,duke ju uruar punë të mbarë ne shërbim të popullit. Ju njoftojmë se shoqata“hader“ nga prizreni për fat të keqë numron 205 anetarë. Që nga themelimi i kësaj shoqate çdo ditë janë trajtuar rreth 30 persona me aftësi të kufizuara mendore ne këtë qendër trajtuese. Momentalishtë. Në qendrën e shoqatës “ hader“ trajtohen dhe jetojnë 12- persona me aftësi të kufizuara mendore që kanë ngelur pa prindër. Keta 12 persona që trajtohen dhe jetojnë në qendrën“ hader“ „mbijetojnë ne saje të punës vullnetare të prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara mendore ne mungesë të donacioneve. Ne u jemi mirënjohës juve dhe gjithë bashkëatedhetarëve tanë që kanë vullnet për ti përkrahur personat me të pafat të kësaj bote. Ju lutemi zotëri të nderuar që t‘ na bëni te mundur një donacionë ku do të kemi mundësi ti paguajmë së paku dy edukator gjatë ditës dhe të dy kujdestar të natës, me kusht që këta 12- persona të pafat të mos kalojnë të jetojnë rrugëve të qytetit ne mungesë të donacioneve. Ne u jemi mirënjohës studentëve qe kane shprehur dëshiren për dërgim të dhuratave të vitit të ri , shoqatës“hader“.me shpresë se do të mirëkuptohemi ju përshëndes duke ju uruar gjithë të mirat.

Nga kryetarja e shoqatës “ hader“

RESMIJE KRASNIQI,

Aksione të tilla e entuziazmojnë qytetarin që të jenë gjithnjë në ndihmë të njerëzve nevojëli siç është edhe ky rast shumë konkret që ta kthejmë kokën ndaj Kosovës, ndaj njerëzve që janë të rrezikuar edhe për një kafshatë buke , njerëzve dhe familjarëve qe dita ditës po ju troket vafrëfëria dhe skamja ne palcë. Me mbetet qe tu falënderoj te lartshënuarit me për kë aksion humanitar ,por ftojmë edhe tjerë qytetarë nga diaspora të ndihmojnë familjet, dhe qytetarët me varfërinë e skajshme në Kosovë .Zoti do tu ndihmoj juve në jetën e përditshme se shqiptarëve s’ju ka munguar solidariteti kurrë në mes veti ,por ai duhet menaxhohet të organizohet pa hile!

Ramiz Dërmaku

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen