Edhe në qytetin Backnang një vatër e shkollës shqipe

Reportazhe | admin | 08.02.13 | 21:34

Me vetë angazhimin e bashkatëdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në qytetin Backnang ( mbi 35 mijë banorë, shtrihet 27 km në verilindje të Stuttgart-it në Baden- Würtemberg), në janar të këtij viti nisën përgaditjet për fillimin e mësimit plotësues në gjuhën amtare.

Për këtë, javë më parë këshilli i prindërve në përbërje; Zojê Buzuku- kryetare, Selver Krasniqi- zëvendës, Fadil Maliqi dhe Hyzri Ibishi së bashku edhe me prindër tjerë, vizituan-u këshilluan me zv. Konsullin- Ymer Lladrovci në Kosullatën e Kosovës në Stuttgart, siguruan shkollën ku do të zhvillohet mësimi dhe aprovuan vendimin për shpalljen e konkursit për mësues me përgatitje akademike përkatëse.
Pas shqyrtimit të dokumenteve të arsimtarëve, këshilli i lartpërmendur për këtë detyrë të shenjët emëroi mësuesen Miradije Gashi.

Rektori,znj. Buzuku dhe z.Gani Gashi

Pasoi mbledhja e prindërve, ku edhe u vendos që mësuesja e zgjedhur dhe 40 nxënësit e saj të fillojnë me datë 01.02.2013 mësimin e mirëpritur shqip.
Rektori ,znj.Buzuku dhe z.Gani Gashi
Fillimin e punës së shkollës shqipe e nderuan me pjesmarrjen e tyre përsonalitete të njohura të qytetit dhe prindër të shumtë.
casino online alt=“Rektori ,znj.Buzuku dhe z.Gani Gashi“ src=“http://rrezore.com/wp-content/uploads/Rektori-znj.Buzuku-dhe-z.Gani-Gashi2.jpg“ width=“376″ height=“295″ />
Ndërsa me këtë rast, Lothar Zipperer- Rektor i shkollës së mirënjohur në qytetin e lartëpërmendur që krenohet me emrin e poetit gjerman Friedrich von Schiller( në njëren prej dhomave të kësaj shkolle, tash e tutje mësuesja Miradije dhe të zgjedhurit e sajë kuvendojnë në gjuhën e tyre amtare), para pjesmarrësve, në fjalën e rastit, foli për vlerën e gjuhës amtare, miqësinë me dhe mikpritjen shqiptare.

znj. Gashi ne klase
” Ndjehem shumë e lumturë që në historikun e shkollave shqipe të Stuttgart- it me rrethinë rrespektivisht në Backnang, data 01. 02. 2013, hyri si datë dhe ditë e shenjtë për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në këtë qytet”. (Miradije Gashi)

foto

“Me përkushtim të madh arritëm ne prindërit që prej sot fëmijët tanë të familjeve Buzuku, Maliqi, Krasniqi, Prushi, Delija, Çollaku, Morina, Gashi, Hoti, Kurti, Ademi, Elezaj, Vardari,Godanci, Haxha dhe prej nesër edhe të tjerët t’i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.Sot, ditën e parë për shkak të gripit munguan gjashtë nxënës.(Zojë Buzuku)

Mesojme shqip
Xhevat Muqaku

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen