Shqiptarët në mes të Turqisë dhe Serbisë

OP-ED | Zef Prenka | 29.03.13 | 12:31

Gjeografikisht kjo është një dëshmi, që truallin i shqiponjave, Zoti e krijoj në atë pjesë të rruzullit tokësor, për aq sa mot e jetë të ketë „fqinjët“ më të“dashur“ të Shqiptarëve do të janë; ujqër dhe hijenat (Serbi e Turqi).Por, fakti që „dashuria“ e tyre për qengjat në mes, argumentohet historikisht dhe dokumentohet praktikisht se në mesin e“ kopesë“ disa „qengja“ ishin lakmues dhe po thuaj të hipnotizuar nga shkëndijat e dhëmbëve të këtyre bishave deri në atë masë, sa që i vetë dhuroheshin!?

Duke akorduar një taktikë të ashtuquajtur,përqaj e sundo! që, kopeja e qengjave lakmues vjen e rritet deri në atë masë sa, filluan të kullosnin livadhet e veta, por me lejen e ujqërve dhe të hijenave. Rritje kjo që, në vazhdimësi përcillet me një konkurrencë të pa shoqe, duke u bërë sakrificë e trathtisë, xhelozisë dhe lakmisë, per të përjetuar ngazëllimin e të qenurit viktimë e dhëmbëve të këtyre bishave e që nuk e prit i pari të mbramin.Për dallim,ishin ca qengja, që i urrenin këto bisha të kohes(por edhe sot!), që nuk ishin dakord, me premtimet e bishave, atëherë ata ishin të detyruar që kullotën e tyre ta gjenin nëpër shkrepa dhe aty ku kishte pak bar të njom dhe fare pak uji për tu flladitur.

Edhe pse kishte ndonjë Dash, që herë pas here, ua thente kokat dhe brinjet e këtyre bishave,prap se prap „qengjat besnik“ as që mundë të pranojnë një kundërshtim të tipit Hamzoit, që për të kullotur livadhin e tyre nuk kanë pse të pyetën ujqërit dhe hijenat.
Qengjat me gjasë kishin harruar se në fakt nuk ishin qëngja,por zogj shqiponjash! Shqiponjat janë luftëtare fluturuese të shkelqyeshme, që po deshën mund të qorrojnë edhe bishat me gjigante, por me gjasë hipnota e dhëmbëve dhe jargës rrëkajë që u shkonte për gjuhe bishave, ua kishte marrë mendjen dhe ata zogj shqiponjash nuk duan të fluturojnë sipas traditës së nënave shqiponja. Kështu lindë pa dashje edhe përqarja dhe xhelozia në mes të „qengjave shqiponjë“ dhe zogj shqiponjave.Ketë përqarje bishat me dinakri e shfrytzuan dhe do e shfrytëzojnë, sa herë që të jetë e nevojshme, sepse hipnota e tyre ende i mbanë të ngazëlluar për dhëmbet e tyre shkëlqyes e që presin se çka t´iu bie nga goja, ta marrin për gjah të vetin.
Ditët e sotme disa qëngja-shqiponjë e konsiderojnë vetën e tyre si Dash-shqiponja dhe livadhet e veta duan pa pyetur zogj-shqiponjat tua falin bishave ,të cilat duke shfrytëzuar pa dijturinë e tyre, ca me para , e ca me politikë „miqësore“ po shqyejnë jo vetëm livadhin si kullosë për qengja e zogj shiponjash, por edhe truallin e tyre kanë filluar të mëndojnë t´ua shpërblejnë ,vetëm e vetëm që të dëshmohen para tyre se dashuria hipnotike nuk është zbutur, por ajo po forcohet deri në atë masë,sa që edhe pistat fluturuese të shqiponjave dhe minierat e çka mos, do ua falim,sepse tani më, hipnota është bërë modë dashurije dhe vëllazërim me bishat që, detyrimisht kërkesat e tyre sa vijnë e shtohen deri në atë masë që, edhe kacafytjet e kaluara ti quajmë lojra mqësore, edhe imponimet fetare dhe territoriale ti quajmë përshtatshmeri me dashje e çka mos tjetër që do tu shkojë në mendje bishave miqësore të sotme.Këto bisha miqësore po të vazhdohet tutje kështu,neser do ti quajm kope e përbashkët e zogj-shiponjave,të qengj-shqiponjave dhe zog-bishave,që nëna shqiponjë do ti kishte vrarë pa mëshirë që të gjithë të tillët.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen