Histori me kryq e me hanë-Reagim

Analiza & Komente | Zef Prenka | 30.03.13 | 14:11

Reagim me shkas ndaj opinionit të znj. Rugova-Gaxha

Zonjë e nderuar,

…kur gjërat nuk njihën me bazë dhe kur autori nuk është i pregaditur të ballafaqohet me temat që nuk i disponon  si të para -pregaditura, më mirë ose edhe- shumë më mirë do të ishte që, të shkruan për lulet e livadheve apo, se si të qëndiset një tentenë në mënyrë që lexuesi të relaksohet në atë masë sa, të jetë në gjëndje përseri të lexoj gjëra të reja. Kjo ndodhë kudo në botë, secili të vrulloj pas profesionit të vet dhe të merret me gjëra që i ka parapregaditë gjatë studimeve, kërkimëve, hulumtimeve, etj. Po, a nuk është injorant fakti që autorja, ka si pikësynim që, t´i minojë në maksimum vlerat kombëtare shqiptare duke  llogaritur si  minoritet ose popull i vogël në trojet e veta, aty ku brez pas brezi u dhanë dëshmi dhe dokumente që e vërtetojnë etnitetin dhe  autoktonitetin  e shqiptarëve me gjuhë ,tradita, doktrina dhe shkencë në përgjithësi.

Që të jem pak  më i qartë për lexuesin, më duhet të citoj ndonjë fjali të autors në fjalë në mënyrë që të analizohet esenca dhe qëllimi i kësaj gazetareje që vetëm Zëri.info ,jo vetëm me ketë autore,por ka mjaftë të tjerë që, sjellin anti edukatë dhe tollovi,secili në llojin e vet,sipas tekeve të veta dhe e bëjnë ketë portal që, ti hudhet etiketa „non grata“,në mos tingëllon pak sa e ekzagjeruar kjo terminologji?!

Autorja jep ketë fjali;

“ Ishin të pushtuar ata nga Perandoria Osmane, apo bashkëjetuan me të për shumë shekuj. Këto janë dilemat që nuk kanë marrë një përgjigje as shkencore e as historike.
 

Jo, jo, zonjë e nderuar, si  duket, ju  keni  lexuar autorë, që nuk duan të kuptojnë se çka ndodhi  vërtetë me Shqiptaret në trojet e shqipeve! Edhe  pesimizmi i juaj tejkalon normat normale dhe rrjedhshëm kap premisat e dilemave që,për mendimin tim ju duhet urgjentisht të bëni një ADN, të gjakut shqiptar, sepse ka gjasë që, një „bashkëjetesë“ me agresorin shumë shekullorë, ta adaptoje, sikur polenin  që merr bleta ashtu edhe gjenet Otomane  mundë të rrjedhin nëpër gjakun tuaj.Dhe krejt kjo, nësë është e dëshirueshme për ju, mos sjellni vrerë ndër etnitetin e shqiptarëve të vërtetë, sepse nënë shqipja ta zë në fyt edhe oratorinë djallëzuese. Ky pesimizëm i  juaj, i tepruar, vjen si rezulltat i injorancës shkëncore që sot, disa shkëncëtar të historisë, po hezitojnë të japin tezat e tyre që, kanë mjaft, por si duket  ka ardhur momenti që të ndahet njëherë e përgjithmonë „shapi nga sheqeri“ dhe të dallojmë mirë dhe qartë  se kush ndihet shqiptarë i madh në një popull „të vogël“(siq e quani ju!)  e  kush pjesë e gjeneve të agresorit otoman që si duket e keni për zemër!?

Edhe pse shpesh jeni mundura të jeni aq „neutrale „,prap nuk keni mundur ta fshihni faktin „dëshirë për të mos gjetur fakte historike „,sepse „partizanet osmanlinj“ janë pikrisht ata që au tretën mëndjen, po thuaj  një pjese të madhe të popullit që nuk kan si mos të llogariten ndrysh veç se, pasardhësit e tyre, ndërsa kur paralelizoni me  ata që, do marrin“tapit“ e katolicizmit dhe se shitën më  “katolikë se Papa”,këtu del sheshit „patriotizmi“ juaj,që nuk ka asnjë fakt për ketë të dytin që të bind se po krijon tollovi historike ,pos që mundohën të ruajn origjinalitetin e të qënurit  shqiptarë dhe dokumenti më faktik dhe dëshmues se, shqiptarët katolik të asaj kohe, e tradhtuan kombin dhe fenë duke u servilur osmanlinjeve dhe ju sot merrni guximin ta quani bashkëjetesë.

Katolikët e sotëm nuk janë asgjë më pak, por edhe asgjë më shumë se shqipëtarë  origjinal dhe të pa prekshëm në“ bashkëjetësën“e osmanlinjeve, që sot sulmohen ashpër nga vëllezër të  gjakut domosdo „partizan të osmanlinjev“ ndohsta edhe pa thonjëza! që ishte e vetmja pikë që ne përputhemi në ketë opinion tuaj, shumë të pa vënd!?
Katolikët e sotëm,nuk po ia trubullojnë askujt erën kombëtare, sepse e kanë të dëshmuar etnitetin dhe gjenetikën e tyre,por se „partizanet osmanlinj“që i quani ju ,janë pikërisht ata që nuk kan identitet, ose duhet të kthehen në votren e të parëve të tyre -katolikë,ose duhet të gjejnë mënyra dhe „arsye“ që të quaj agresorin shekullor-vëlla,baba,nënë e motër, që nuk ka se si ndryshe pos që i vie era stërvin shekullore.

Nga kjo gjëndje është fare lehtë të dilet ,sepse faktet janë ,por nuk duan ti pranojnë  për shkak të EGO-s, së  krijuar që duket po bëhet mit dhe pasojat do të janë  marrëzisht të pakonvenueshme për SHQIPTARINË, me shpirtë të madh por me territor të vogël./historiani/

 

Zëri.info sjell ketë temë në numrin e djeshëm të autores –

Histori me kryq e me hanë

Blerina Rogova – Gaxha

Temat e mëdha, siç është roli i popujve të vegjël në përplasjet epokale e me ndikime globale historike, do të duhej të ishin bazë studimi e specialistëve me kompetencë shkencore, e jo brum i debatit diletantesk i “partizanëve osmanlinj” ose atyre që i kanë marrë ‘tapitë’ mbi katolicizmin.

Pse duhet të ketë një debat kaq të ashpër për osmanlitë dhe për shqiptarët. Për historinë dhe rishkrimin ose retushimin e saj. Pse duhet të kapemi kaq keq për proceset historike, derisa ato i njohim shumë pak. Pse më në fund kapemi për Ballkanin dhe fatin e popujve të vegjël të tij, që nuk ishin asgjë më shumë se sa një grimcë në mesin e përballjes së dy civilizimeve të kohës së Perandorisë Osmane që po krijohej dhe Bizantit që po zmbrapsej. Më në fund a mund të flasë dikush pa paragjykime për rolin që kishin pasur popujt e vegjël në përplasjen e madhe të këtyre dy civilizimeve, e të shqiptarëve në përgjithësi. Ishin të pushtuar ata nga Perandoria Osmane, apo bashkëjetuan me të për shumë shekuj. Këto janë dilemat që nuk kanë marrë një përgjigje as shkencore e as historike.

Temat e mëdha, siç është roli i popujve të vegjël në përplasjet epokale e me ndikime globale historike, do të duhej të ishin bazë studimi e specialistëve me kompetencë shkencore, e jo brum i debatit diletantesk i “partizanëve osmanlinj” ose atyre që duan të shiten më “katolikë se Papa”.

Por debati i nisur nuk ka si të mos hyjë në qorrsokak, sepse është pasojë e historisë së shkruar mbrapsht, dhe përtej kësaj pasqyrim i abuzimit me historinë e për interesa të pushteteve me “kryq e me hanë”apo diktaturave të kohës. Për fatin e keq kështu ka ndodhur edhe me shqiptarët.

Prandaj, ballkanasit janë mësuar të kapen për fyti çdoherë. S’është çudi që secili popull në këtë gadishull ta shkruajë e ta thotë ndryshe historinë. S’është çudi që serbët të kenë teza krejtësisht të ndryshme nga ato të shqiptarëve. Që boshnjakët të kenë teza krejtësisht të ndryshme. Që kroatët të kenë po ashtu teza krejt të tjera. Dhe të habiten kur ti u flet për historinë. E pastaj të habitesh edhe vetë kur dëgjon për mënyrën se si ata e kanë mësuar historinë, kur madje edhe boshnjakët thonë se prejardhjen nga ilirët e kanë ata e jo shqiptarët. Sepse kështu e kanë mësuar në shkollë. Shkolla si institucion i dijes dhe libri si instrument. Prandaj secili nën fjalën turke“ballkanas”, ka interpretimin e vet të historisë, të mësuar sipas ideologjisë, partisë, apo diktaturës nën të cilën është rritur e formuar.

Përtej librit, që duket se kosovarët e kanë halë në sy, televizioni e filmat janë burimi kryesor i asaj që dimë ose besojmë se e dimë për historinë.
Komunizmi, që për regjisorët e sotëm e Shqipërisë quhet si “parajsë e filmit”, sot i mëson njerëzit se si ta shohin vetë komunizmin. Por teoria politike që në Shqipëri u shndërrua në diktaturë, një ndër armët e forta të propagandës ka pasur edhe filmin, sidomos për ne përtej kufirit, që këta filma i kemi konsumuar në masë. Siç e ka interpretuar si “të mirë” atë që për “klasën” ishte e mirë, dhe siç e ka zhdukur çdo gjë që e interpretonte si “të keqe” e të dëmshme, sistemi i diktaturës atje edhe historinë e ka zgjedhur sipas përshtatshmërisë. Ka jo pak shqiptarë këndej e andej që historinë mund ta njohin më shumë nga kryeveprat kinematografike të kohës, si filmi për Skendërbeun e Ismail beun, se sa nga vetë librat.

Por një film artistik është vetëm një paraqitje artistike e dramatike ndoshta, por jo edhe një dokumentar, që kap anë të ndryshme të fakteve e argumenteve. Një film është vetëm dora e një regjisori që dramatizon një moment a një figurë të historisë që asnjëherë nuk mund të shndërrohet në burim të fakteve e të besueshmërisë. Nëse nuk mund t’u besojmë filmave historikë, atëherë mbetet për të parë se çfarë thotë historia. Po çfarë ndodh kur historia është shkruar nën rrethanat e caktuara politike dhe historianët i kanë interpretuar faktet sipas dirigjimeve të liderëve politikë. Ndonëse ambiciet e historianëve mund të kenë qenë të tjera, e të kenë qenë të tjera edhe ambiciet e regjisorëve.

Sot janë kryesisht historianë të huaj që i trandin kosovarët me tezat e tyre për Kosovën. Dhe sot, janë kryesisht regjisorë të huaj që të tmerrojnë për ato që nxjerrin në ekran për Kosovën. Dhe derisa regjisorët e huaj ua marrin kosovarëve temat para fytyrës, dhe teza të tjera historianët ua gjuajnë përpara fytyrës, ne duket se jemi vetëm pranuesit që i përbijmë, për t’i komentuar më pas nëpër rrjetet sociale.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen