Besimtarët shqiptarë katolikë festojnë Pashkët,urime nga zyrtarët

Histori & Fakte | admin | 30.03.13 | 22:08

Me rastin e kësaj feste ata kanë marrë urime nga krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës, transmeton KTV. Në urimin dërguar Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji, nga presidentja Jahjaga thuhet: “Lutem që kjo festë e madhe t`ju gjejë me shëndet të mirë, me gëzime e begati, mes më të dashurve tuaj. Dita e Pashkëve është dita e shenjtë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit te Zoti. Uroj që, në këtë ditë të gëzuar, paqja, dashuria dhe mirëkuptimi të mbretërojnë mes qytetarëve të vendit tonë.” Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi, në urimin e tij drejtuar komunitetit katolik të vendit u ka shprehur përgëzimet më të sinqerta për Festën e Pashkëve, festën kjo, që është një simbol i rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore dhe i thellimit të dashurisë ndaj njëri – tjetrit.” Ipeshkvin e Kosovës dhe besimtarët katolikë i ka uruar edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi: “Ju përcjell urimet e mia të përzemërta. Le të shërbejë kjo ditë hyjnore për të reflektuar, por edhe për të evidentuar më shumë vlerat tona të përbashkëta fetare dhe shpirtërore.“ Telegrame urimi drejtuar besimtarëve katolikë kanë dërguar edhe liderët e partive politike, Isa Mustafa i LDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së, Behxhet Pacolli i AKR-së dhe partitë e tjera politike.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen