Pjeter Çeli Luka – komandant i qetës së Fandit

Histori & Fakte | admin | 07.04.11 | 08:07

Por asnjëherë nuk më ka ra rasti që të lexoi një punim të veçantë për këtë figurë të madhe të kombit shqiptar,  i cili,  si shumë atdhetarë tjerë,  tërë jetën luftoi në mbrojtje të kombit shqiptar,  mu në momentet e formimit të shtetit shqiptar,  edhe pse të cunguar. Si i ri,  kur shkoja në fshatin Berdesan të Komunës së Gjakovës skaj rruge shihja një kryq dhe një varr me mbishkrimin: “Këtu pushon Pjeter Çeli i vrarë në vitin 1913 nga forcat pushtuese serbe“.

Gjatë mbledhjes së materialit hasa në vështirësi jo të pakta e sidomos për rininë dhe vendlindjen e tij,  por falë komunikimit me Mirditas arrita që ta plotësoi edhe këtë boshllek që më paraqitej gjatë këtij studimi modest,  që,  së paku pas 97 viteve të vrasjes së atdhetarit Pjeter Çeli Luka në shenjë respekti ti radhisim disa fakte,  e që do ti hyn në te ardhmen në punë historiografisë shqiptare,  për ndriqimin e jetës dhe vepres se njërit ndër tre Komandantët e Qetës së Fandit që luftoi me pushkë në dorë për Pavarsinë e Shqipërisë Etnike. Pjeter Çeli u lind në  Zhin (sot   Shengjin) te Fanit. Është nga fisi Nokaj -Fis i parë  dhe i barkut të Vorfajt,  sot ata janë të afërmit e tij. Nuk ka lënë trashëgimtar. Pjeter Çeli (Luka) ishte djali i Luk Nikoll Prend Nokajt. Pjeter Çeli e ka marrë mbiemrin Çeli ngaqë nuk kishte flokë,  ishte qeros,  e kishte pranuar vet mbiemrin Çeli. I  pëlqente të rrinte me mosha më të larta se mosha e tij. Ishte plagosur dy herë në krah dhe njëherë në dorë. E pyesnin,   pse gjithë këto plagë e përplasje,  dhe ai ishte përgjigjur,   „asnjëherë nuk i kam kthyer shpinën kundërshtarit por i kam dalur gjithmonë balle për ballë. Ishte mjaft besnik dhe ruante fjalën; nuk nxitohej kur fliste; fliste qetë dhe saktë.

 

Pjeter Qeli Luka-rrezore.com

 

Rinia: Që në vogli ishte një djalë ndryshe nga të tjerët. Ishte tepër i shkathët dhe shumë i shpejt – këtë e tregojne edhe kur ai u rrit. Mjaft i zgjuar ishte. Fliste me neveri dhe kercellonte dhëmbët sa herë binte fjala për turqët e serbët. Kishte trup mesatar. Ka dalë kaçak dhe bashkuar me Zefin e Vogël vetëm pse ishte shumë trim dhe besnik i madh

Më i afërti i Zefit të Vogël ishte .  Ishin thuajse barabar. Thuhet,  se ishte truri i qetës mjaft i mençur dhe i zoti në luftë. Armatimi i tij: pesëshe karadaku me fill e qystek sahati. I vogël fare ka qëndruar tek Pjeter Kol Vorfi. Vraponte  shumë; vrarë në moshën rreth 45 vjeç. Ishte një atentator i zoti,  pjesëmarrës  në Pavarësinë në Vlorë bashkë me Zefin e Vogël Kishte dëshir gjithnje t’i merrte gjërat me vrap. Hante pak dhe asnjëherë nuk kerkonte lëshime apo privilegje në të ngrënë apo gjatë llojit të punëve të ndryshme. Atij nuk i dilte lesh në faqe. Ishin dy  vëllezër,  Pjetri dhe Çuni. Çuni ka sot në Prizren  Nikoll Çunin,  i cili ka dhe djemt e tij në Klinë dhe në Prizren.Familja e Pjeter Çelit sikurse edhe shumë familje të tjera shqiptare që lëviznin nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë Etnike. 

 Një pjesë të kohës jetoi në fshatin Caparc të Prizrenit,  dhe më pas në fshatin Fshaj të Komunës së Gjakovës.

Pjetri sa vije koha dhe asesi nuk e duronte pushtimin osman i cili vriste dhe masakronte shqiptarët në çdo anë. Kështuqë,  së bashku me atdhetarët e mëdhenjë të Shqipërisë Etnike Zefin e Vogël dhe Zef Gjidodën do ta themelojnë Qetën e Fandit e cila numëronte 400 luftëtarë. Përkrah Isa Boletinit,  Bajram Currit dhe Sadik Ramës. Sipas të dhënave të gazetës “Vardar” të Shkupit të datës 18 janar 1909 dhe 11 mars 1909,  Zef Gjidoda së bashku me Çelin e Lukës gjenden në ballë të njësitit me rreth 400 luftëtarë të besimit katolik qe atdhetari Atë Engjëll Palaj i kishin përgatitur dhe dorëzuar në komandën supreme të Isa Boletinit Në Librin Famullia e Zllakuqanit-Me rastin e 100 vjetorit te formimit Zllakuqan 1997 të studiuesit Dom Lush Sopi  faqe 51 ku bëhet fjalë për qetën e Fandit  preji 400 luftëtarve aji përmend përveq udhëheqësve të saji Pjeter Qelit apo(Qeli i Lukes) Zef Gjidodës dhe Pjeter Gjidodes shkruan se  morën pjesë në kët qetë  edhe Mark Kolë Kqira nga Zllakuqani, Zef Mark Laska nga Zllakuqani, Mark Palush Palina nga Zllakuqani, Mark Ndue Perlaska nga Zllakuqani, Tun Skeli nga Krusheva e Vogel, Ndrecë Lleshi nga Jagoda, Bardhec Shllaku nga Paskalica, Musë Laci nga Dobërdoli, Bardhec Doda nga Dobërdoli, Canë Laci nga Dobërdoli, Mark Buzhala nga Qabiqi, Tom Pren Kola nga Budisalci, Llesh Ndreca nga Jagoda, Gjok D Gjini nga Jagoda, Dedë Përlleshi nga Jagoda, Mark Përlleshi nga Jagoda, Dedë Grabanica nga Shtupeli, Lleshë Grabanica nga Shtupeli.

Dhe kjo qetë vazhdonte veprimtarinë kombëtare,  duke u shquar jo vetëm kundër osmanlive por edhe përkrahësve të tyre që fatkeqsisht nuk ishin të pakt.

Përkundër faktit që Pjetër Çeli i qonë fjalë një personi me emrin Hajdar Selimi i cili bashkëpunonte ngusht me Gjonturqit,  ai e vazhdonte veprimtarinë e tij antikombëtare. Meçrast Pjeter Çeli e vret Hajdar Selimin,  ku me këtë rast bëhët edhe ndërprerja e shtypjes në anët e Hasit dhe pjesëve tjera shqiptare nga Gjonturqit. Për këtë vepër populli e përjetëson në këngë:

 

Pjeter Qeli ni trim mileti

Trim Mileti e rrok martinën

Derë për derë  kërkon Greqinën

As ma patë Hajdar Selimin

 

Për veprimtarinë kombëtare të Pjeter Çelit kemi të dhëna mjaft interesante nga revista “Leka” – numër i veçantë,  Vj.IX.NR.VIII-XII ,  28 NANDUER 1937,  tek shkrimi Kosova e Liria Komtare -E treta mbledhje te Verrat e Llugës,  faqe 528,  ku ndër të tjera thuhet: Myshyr Ymer Rushdi Pasha  shenjohet me njëqindmijë ushtarë. Ishte i shoqnuem prej Shaqir Pashës e prej Shemsi Pashës prej Mitrovice. Kaloi Shkupin,  Kaqanikun e Pezrenin e hini në Gjakovë. Pruni për kajmekan në qytet Hasan Beg Tetovën. Dy javë mbet pazari i mbyllun. Mergoi në Kastamani 46 vetë prej qytetit që ishin kanë në mbledhje (të Verrat e Llugës). Ndejtja e tij ke për tre muaj. Ke thirrë prej Sulltanit që u gjindte ngusht që kishinë fillue partitë përmbrenda. Lëshoi Gjakovën prapë në dorë të Komisionit. Fandsit e Nahisë së Gjakovës,  të Pejës e të Pezrenit,  nuk ju danë Bajram Beg Currit,  Zef Gjidodës,  Pjeter Çelit e Zefit të Vogël,  pra,  nuk largohen kurrë dhe ishin gjithëherë te gatshëm për shkado dhe bajnë kudo trimnia të mdhaj.Edhe Atë Marin Sirdani,  në një shkrim të tii,  Kontributi i Elementit Katolik Shqyptar në lam të Atdhetarisë,  ndër të tjera thotë: Nuk âsht për ta qitë në harresë as aktivitetin e katolikve të Kosovës,  ku s’bashkut me muhamedanë,  ndër çashtje komtare,  kjen edhe ata me gjithë klerë. Veprimet e P. Kelmend Mirajt në Pejë e të Dom Shtjefen Krasniqit në Gjakovë ende nuk janë harrue. Ndër katolikë te asáj krahine u danë në shejë kryetarët e komitës katolike: ZefI i Vogël,  Pjeter Qeli,  Pjeter Ramaja e Zef Gjin Doda. Atje u banë fli për atdhe,  pos sa e sa katolikve shqiptarë edhe dy françeskaj,  P. Luigji Palaj e P. Shtjefen Kostantini Gjeçov.

Pjeter Çeli – Pjesëmarrës në Kuvendin e Junikut dhe udhëheqës i njesiteve për Çlirimin e Shkupit 

 Zgjerimi i veprimeve luftarake të kryengritësve shtroi si një detyrë të ngutshme bashkërendimin dhe organizimin e kryengritjes në shkallë kombëtare. Të parët qe e ndjenë këtë nevojë të organizimit ishin udhëheqësit e forcave kryengritëse të Kosovës. Në thirrjen drejtuar popullit shqiptar,  në fillim të muajit maj,  nga Malësia e Gjakovës shtrohej kërkesa e bashkimit të kryengritësve nën drejtimin e një komiteti të vetem kombëtar,  i cili,  duke pasur edhe një organ shtypi në gjuhë të huaj,  të propagandonte programin e luftës se armatosur të popullit shqiptar: „Lirinë administratore të Shqypenies“.Thirrja ishte nënshkruar nga Mahmut Zajmi,  Bajram Daklani,  Zefi i Vogël,  Pjeter Çeli,  Halil Mehmeti,  Idriz Jaha,  Hasan Ballanca dhe nga Sali Hoxhë Elbasani,  si sekretar i përgjithshëm.Tani që  lufta e kryengritësve kishte marrë hov qëllimi i kryengritësve ishte që ta qlirojnë qendrën shpirtërore të Shqipërisë,  Shkupin,  ku edhe parashihej që pikërisht në Shkup të ngritet flamuri kombëtar.Kështuqë,  me 12 gusht 1912, Qeta e Fandit e Komanduar nga Zefi i Vogël,  Pjeter Çeli dhe Zef Gjidoda,  të parët e ngritën flamurin kombëtar Shqiptar në Shkup,  të pasuar me pas edhe nga mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur,  të udhëhequr nga Hasan Prishtina,  Bajram Curri,  Isa Boletini,  Idriz Seferi,  Ali Shkupi,  Mehmet Tetova e shumë atdhetarë të shquar,  përmbyllën çlirimin e vilajetit të Kosovës nga pushtimi osman,  pasi morën në kontroll Gjilanin,  Preshevën,  Bujanocin,  Tetovën,  Gostivarin,  Kërçovën,  Kumanovën,  si dhe kryeqytetin e Kosovës – Shkupin. Kjo kryengritje kaq e suksesshme e nxiti krijimin e Aleancës Ballkanike të fqinjëve pushtues e ekspansionistë antishqiptarë mes Serbisë,  Malit të Zi,  Greqisë e Bullgarisë,  të cilat i shpallën luftë Perandorisë Osmane dhe ua mësyn trojeve shqiptare.Në Shkup u priten prej popullsie me entuziazëm të madh. Komiteti shqiptar i Shkupit me bandën muzikore të Klubit të Katolikëve në krye u duel para tue kendue kangën “Zgjidhni shqiptar Bajrakun,  tesh nluft buria na thrret -Me derdhë për dhe tonë gjakun -Tesh pushka po na flet.Banda muzikore e Klubit Katolik në Shkup përbehej nga anëtarët Ton Mazi,  Vanq Filibeja,  Gasper Mazi,  Pal Gashi,  Lazer Qeta,  Gjon D. Fanda,  Palokë Berisha,  Zef Kllanxha,  Luigj Kabashi,  Simon Shenkolli,  Zef Shiroka,  Luigj Naraqi,  Ton Shiroka,  Luigj Berisha,  Kol Bojaxhiju,  Kol Mar Toqi,  Luigj Luka,  Gjon M.Babaqi,  Ton Bytyqi,  Mati Shahta,  Loro Gazuli,  Shtjefen Paloka dhe Gjon Shenkolli. Është për të cekur këtu se pjesëmarrës i kësaj bande muzikore ishte edhe Kol Bojagjiu,  babai i shenjtëreshës Shqiptare Gongje Bojagjiu (Nëna Tereze),  vlen të theksohet në këtë rast,  se Kol Bojagjiu jo vetëm që ishte anëtar i kësaj bande muzikore Katolike Shqiptare,  por ai ka dhënë një kontribut të çmuar edhe në financimin e kryengitjes gjithëshqiptare për marrjen e Shkupit.Viti 1913 ishte vit mjaft i vështirë për gjyshërit tanë. Tokat shqiptare si dhuratë nga ana e perandorisë Osmane iu ipeshin sllavëve,  por Pjeter Çeli asnjëherë nuk e lëshoi pushkën nga dora. Është për tu veçuar një rast i veçantë trimërie i Pjeter Qelit në vitin 1913 në Fshaj të Komunës së Gjakovës. Në verën e vitit 1913 situata në Kosovë keqësohej gjithnjë e më shumë. Në gjysmën e gushtit 1913,  në fshatin Fshaj,  ishte kthyer Qatipi i prefekturës së rrethit,  dhe kishte hyrë në shtëpinë e kryeplakut të fshatit.Duke e parë nusen e re,  ai provoi ta dhunonte,  por britmën e gruas së pambrojtur e ndëgjoi Pjeter Çeli,  një nga luftëtarët e lëvizjes kaqake që fshihej afër shtëpisë së kryeplakut. Me atë rast ai erdhi në ndihmë dhe vrau zyrtarin serb. Pas kësaj,  nisi shpejt ekspedita ndëshkuese,  që përlau jo vetëm Fshajin por edhe Smaqin,  Bishtazhinin dhe një varg fshatrash tjerë. 

Qëndresa heroike dhe Vrasja e Pjeter Çelit nga Forcat serbe në fshatin Berdesan te Gjakovës    

Bërdesana është një ndër katundet e rajonit të Dushkajës,  e që për qendër administrative,  arsimore e kulturore ka Gjakovën.Territori i këtij katundi me një  sipërfaqe prej 1.051 ha,  65 ari,  90m.,  shtrihet në anën e djathtë të Drinit të bardhë dhe arrin gjer në periferi të Gjakovës,  në krah të perëndimit. Kufizohet,  me Drinin e Bardhë – në lindje,  Doblibaren e Dushkajës – në veri,  Marmullin – në jug dhe me fushat e Lugut të Bunarit,  e të Gjakovës – në perëndim.Këtu në këtë fshat prej vitit 1913 gjindet varri i Pjeter Çelit,  ku egziston edhe mikrotoponimi VORRI PJETËR ÇELIT) .Simbas dëshmis së Nikoll Ramajës me vendbanim tani ne Kroaci  për ndriqiminë e vrasjesë së Pjetër Çelit aji  spjegonë  variantin e vrasjesë ku thot  ”Pjeter Çeli u vra ne Koder të Sarait pasë një qëndrese heroike kunder forcave serbe, ne Lejthishtë të malit të Ded Gjokve, ne vitin 1913 ne Berdesan.Më pasë pasiqë ësht vrarë e kanë vjerrë të vrarë në plepë, te Mulliri i djemve të  Nue Keqës vetë të tretinë, se bashku me Pjeter Ramajen dhe Qel Shabanin e Becit.Me pasë jan varrosurë skaji rrugës  natën nga fshatarët e fshatitë Berdesanë.Pren Gjidoda i ka varrosur, ndersa Zef Gjidoda ja ka ngritur një kryqë te betonit ku shkruante.Ketu pushon Pjetër Çeli i cili u vra ne vitin 1913 nga forcatë pushtuese serbe.Varret e Pjetër Çelit, Pjeter Ramajes dhe Qel Shabanit,  tani e 97 vjetë më radhë qëndrojn te vetmuar ne krahunë e djathtë të rrugës  së Fshatit Berdesan ball përballë mullirit të këti fshati.Ndërsa neve na mbetetë obligimë kombëtarë që eshtratë e këtyre atdhetarve ti zhvarrosimë nga aji vendë dhe ti varrosimë në varret e dëshmorve të kombitë kështuqë pasë një shekulli të vrasjesë së Pjeter Çelit, dhe dy bashkluftetarve te ti se paku ti dalim borgjitë këtyre atdhetarve.Ne fund mund te themi se Pjeter Çeli-Luka ishte   jo vetëm njëri ndër tre komandantët e qetës së Fanditë porë një luftëtarë i shquarë deri në rënjen heroike për lirin dhe pavarsin e Shqiperisë Etnike.

 

Nue Oroshi

Mr.sc. Nue Oroshi

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen