Popull, zgjohuni dhe mendoni pozitivisht,shpirtërisht dhe kombëtarisht !

Histori & Fakte | Zef Prenka | 03.04.13 | 19:39

Shëmbulli më i mirë dhe leksion për të gjithë ata që,nuk e imagjinojnë lirimin e karrikës është pa dyshim rasti i z.Tahir Shabani.
Para pak diitësh më thirri z.T.Shabani,kryetar i Shoqatës „Yjet e Kosovës“ në Emmedingen -Freiburg dhe më njoftoj për disa aktivitete që „Yjet e Kosovës“ kishin ndërmarrë ,që nga 02.12.20112 kur edhe u festua në mënyrë dinjitoze, 100 vjetori i Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë nga sundimi i Perandorisë Osmane,atë ditë të bekuar për të gjithë pjesmarrësit,sepse ishin bashkuar një numër i madhë aktivistësh të qështjes kombëtare në diasporë,intelektualë,piktorë të njohur, Ambasadori dhe ish Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani,deputet të Bundestagut Gjerman,eurodeputet,Landrati i Freiburgut,kryetari i Emmendingenit,udhëheqës të Caritasit komunal, ministri për diasporë dhe shumë dashamirë që, me një e entuziazëm të rrallë nën organizimin e vëllezërve Mustafë,Tahir dhe Brahim Shabani,u arrit në kulminacion qëllimi festiv,për faktin që festohej edhe ditëlindja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugava që ishte,është dhe do mbetët idoli i gjithë shqiptarëve si demokratin më prestigjioz të shekullit.
Manifestime të tilla, z.Tahir Shabani organizoi po thuaj çdo herë, sepse aty ishin prezent spekri i gjërë i shoqatave shqiptare që veprojnë në Gjermani, udhëheqës Gjerman dhe tregohej një edukatë dhe kulturë shqiptare e përmasave europiane. Gjithnjë “ Yjet e Kosovës“, transmetuan miqësi,falenderim dhe bindje për integrim dhe jo asimilim ,tek vëndasit Gjermanë,që asnjëherë nuk hezituan të jenë prezent sepse ndaheshin të bindur dhe entuziastë me mikëpritjen dhe rrespektin që vëllezrit Shabani ua prezentonin.Prandaj,një shëmbull që nuk do të harrohet asnjëherë është pikërisht Kryetari

Tahir Shabani- Kryetar i "Yjet e Kosovës"

Tahir Shabani- Kryetar i „Yjet e Kosovës“

i kësaj Shoqate,z. Tahir Shabani,që përmes bisedës telefonike më tregoj se do të dorëhiqet mu në momentin kur „Yjet e Kosovës“ janë në vrullin e lulëzimit dhe në formën më të mirë të mundshme,si për nga aktiviteti po ashtu edhe për nga korrespondenca mes antarëve të saj,që janë të shkelqyeshme. Unë u binda në vëndimin e z. Shabani,për faktin se kështu duhet të marrin shëmbull edhe njerëz të politikës kudo qofshin,nga se z. Tahir Shabani me

bindje të thellë thoshte,“…ka mjaftë individë që mundë ta vazhdojnë udhëheqjen e kësaj shoqate dhe atyre duhet dhënë besimi ,sepse ata nuk kanë parë asnjë manipulim,asnjë dështim ,asnjë nënçmim dhe si të tillë kanë bazë të shëndoshë që të vazhdohet në ketë traditë udhëheqëse dhe të kërkohen vlera të reja,nga të rinjët që u rritën me „Yjet e Kosovës“.

Dorëheqjen e z. Shabani e konfirmoj edhe gazeta e qarkut të Freiburgut (shih foton)

http://www.wzo-verlags-gmbh.de/uploads/media/wzn_emt_hp_03.04.pdf

http://www.wzo-verlags-gmbh.de/uploads/media/wzn_emt_hp_03.04.pdf

Prandaj ,ne bashkëpuntoret tuaj;  Zef Prenka, Lon Karrica ,Lekë Preçi, Nue Lekaj, Vitor Spaqi etj.   ju jemi mirënjohës dhe krenohemi me  Ju,  z Shabani!

Ju falenderojmë për korrektësi, miqësi dhe shpresojmë së nuk do të ngecet as edhe për një minut aktiviteti i Shoqatës suaj, por të vazhdohet tradita udhëheqëse në frymen kombëtare dhe integruese që domosdo do të jetë udhërrëfyesi dhe shëmbulli më i mirë për të gjithë udhëheqësit kudo ata ndodhën.Ju priftë e mbara ,zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj bujare dhe kombëtare ,me plot ndjenja atëdhedashurie dhe mirësie siç jeni edhe ju të frymëzuar nga shëmbulli më i mirë në botë i mirësisë,dashuririsë dhe urtësisë, pra Nëna e jonë   dhe e botës-Nënë  Tereza!
Me rrespekt dhe falemnderit për kontributin e dhënë për ngritjen e vlerave tona kombëtare shqiptare në shtetin gjerman.
Zef Prenka
Sindelfingen

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen