Në dorë të femrave

Arkivi | admin | 17.04.11 | 11:11

Në dorë të femrave

17-04-2011 / Nga Teuta Gashi 

rrezore.com-Hillary Clinton  rrezore.com-ElizabethII rrezore.com-Benazir Bhutto

 

 

Hillari Klinton, sekretare e shtetit amerikan, pastaj mbretëresha britanike Elizabeta e II-të, ish kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko gjithashtu edhe ish-kryeministrja e Pakistanit, Benazir Buto, këtu pa harruar edhe kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topallin, këto janë vetëm disa nga emrat e femrave me të suksesshme në botë, e që kishin rol vendimmarrjeje, sepse femra të suksesshme padyshim që ka edhe në fusha tjera. Janë emrat e këtyre femrave, që për ne si popull ishte mjaft interesante kur dëgjonim se si po bëjnë punët e tyre.

 rrezore.com-Jozefina Topalli rrezore.com-Julia Timoshenko rrezore.com-Atifete Jahjaga

Ndodh emrat nuk na janë kujtuar ndonjëherë por kemi thënë “ajo femra e ……Ukrainës”.
Por listës së femrave vendimmarrëse nëpër botë tashmë u është shtuar edhe një tjetër, ai i Atifete Jahjagës, kryetares së Kosovës. Që në fillim është një e mirë ngase popujt tjerë që vështirë t’ia mbajnë mend emrin e saj, do të thonë “ajo femra e Kosovës”. Këtu fillon e gjithë historia jonë për popujt tjerë. Interesimi i tyre për një femër udhëheqëse do të shtohet edhe më shumë. Do të pyesin edhe për femrat tjera që kemi, për femrën nëpër kohë në vendin tonë dhe emancipimin e saj. Flas për ata njerëz që nuk dinë për kulturën e popullit tonë, por dinë vetëm për politikën që bëjmë dhe atë vetëm që nga 1999-a.

 

 rrezore.com-Mimoza Kusari-Lila  

Megjithëse do të hasin nëpër përgjigje të shumta dhe të ndryshme, një gjë do ta kuptojnë, që nëse Kosova nuk ka ecur në fushat e tjera bashkë me shtetet e botës, në emancipimin e femrave jo që ka ecur, por ka vrapuar. Mund të dukem feministe, por nuk i kanë sjellë të tjerët aty ku janë, ato kanë arritur vetë aty ku janë.
Mora shkas të filloj me emrin e kryetares së shtetit, por cilindo emër femre që kërkon te ne në ndonjë pozitë, del të jetë që udhëheq një institucion goxha të rëndësishëm. Diplomacia në duart e Edita Tahirit, imazhin tek evropianët ia kemi lënë sërish në dorë një femre, Vlora Çitakut, pastaj sektorin më të ndjeshëm të vendit, energjetikën, dikur kishte një femër, Justina Shiroka – Pula, zv/kryeministre dhe ministre e Tregtisë, Mimoza Kusari – Lila, në mediume të vendit, tre nga to udhëhiqen nga femrat, dhe jo vetëm në këto fusha. Kryesisht viteve të fundit në dorë udhëheqjen po e marrin femrat.

 

 rrezore.com-Ina Rama 

Para disa viteve, për të mos shkuar gjenerata më herët, gjyshes sime nuk i është lejuar të shkollohet, madje kjo temë as nuk është diskutuar as në familje. Mund të thuhet se vij nga një familje e prapambetur, por në atë kohë lirisht them se as 20 % e femrave nuk janë shkolluar. Jemi rritur në një frymë të tillë që femra të kujdeset për shtëpinë, por ngadalë edhe kemi filluar të marrim mësim nga vendet e emancipuara.
E nëse edhe gjyshja e krejt këtyre që përmenda më lart nuk ka qenë “me shkollë”, ato tash kanë fjalën e parë dhe të fundit për punët që janë përgjegjësi e tyre, vendimet e të cilave kanë rëndësi për gjithë popullin. Ndoshta do thoni se nuk po punojnë si duhet, por kjo është një temë tjetër. Ajo që mund të themi është se nuk kanë ato pozita vetëm se janë femra, por ngase janë treguar të zonjat deri atë ditë për punën që kanë bërë. Për të gjitha femrat që kanë marrë ndonjë post udhëheqës, më pastaj ka pasur reagime, paragjykime e thashetheme por ato fjalë për to shuheshin me kalimin e kohës. Ato personalisht po i ‘rreken’ punëve dhe nuk po merren me të tjerët, e kjo madje ka bërë që asnjëherë ndonjë emër femre deri më tani të përmendet për korrupsion. Jo kot thuhet se femrat janë më të kujdesshme dhe më të përgjegjshme. Kërkesat e kamotshme në vendin tonë për barazi gjinore duket se kanë funksionuar mirë, por me disa pozita nuk përfundon gjithçka. Ka edhe shumë femra tjera nëpër vende të ndryshme nëpër Kosovë që megjithëse tash janë pak, nuk u mundësohet shkollimi për arsye të ndryshme.
Por, derisa femrat marrin pushtetin në dorë, ndërsa ato pak që kanë mbetur nëpër vende rurale fillojnë të shkollohen, proces ky që nga familjarët duhet të kuptohet si diçka e domosdoshme, ne nuk e harrojmë shprehjen e famshme kur duam t’ia bëjmë qejfin vetes se “pas një mashkulli të suksesshëm fshihet një femër e mençur”.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen