Mërgata shqiptare jo aq e vogël…

Diaspora, Rrezore | Dedë Preqi | 27.04.18 | 22:30

Shkruan: Dedë Preqi

(Ri- publikim)

Shumica e mërgatës shqiptare është larguar prej atdheut të vet nga represioni i shtetit të athershëm serb,nga të cilët ka pasë bujk,nxënës, student,mësues,mjek, inzhinjer,politikan dhe të tjerë,të cilët janë ndjekur nga ky pushtet,me çrast nuk janë pajtuar me një regjim të tillë,sepse janë cenuar dhunshëm të drejtat më elementare të popullit shqiptarë.

Shumica prej tyre i kanë lënë përgjysmë punët,mësimet,studimet etjera,dhe janë detyruar të gjejnë strehim të përkoshëm në ndonjë vend perëndimor,siq janë Gjermanija,Austrija,Svicrra,SHBA – të,e shume vende të tjera,ku përveq strehimit u kanë siguruar edhe vende të punës.

Kushtet ekonomike përveq represionit ,kanë qenë edhe një kusht tjetër,që iu ka shtuar këtij karvani dhe sëcili ka menduar se i ka shpëtuar krizës politike,ana tjetër ka qenë edhe kriza ekonomike,dhe tani kjo e fundit i ka dhënë vullnet njërit dhe tjetrit që ta shfrytëzojë këtë shans,duke punuar natë e ditë,për të arritë të mundshmën për mbajtjen dhe kujdesin e familjarëve të vet në Kosovë.

Këta njerëz,përveq që kanë mbajtur familjet e tyre,këta kanë qenë kontribues të kombit,por edhe kontribues të rëndësishëm të Kosovës,po thuaj se sa herë që është paraqitë nevoja. Ngado që shkojnë mergimtarë tanë e bartin edhe dashurinë atdhetare me vete,të cilët e shprehin përmes fjalës,pendës,brushës dhe shumë formave të tjera,duke krijuar edhe vepra të rëndësishme.

Prandaj,njerëzit që krijojnë vepra të mira për atdheun e vet,nuk duhet të harrohen,sepse vepra e tyre shëmbëllen për gjeneratat e reja.

Në mërgatën shqiptare ka shumë prej tyre që dallohen me veprimtaritë e tyre,në vendet ku ata punojnë dhe jetojnë,si në art,shkencë,letërsi,kulturë,politikë,dhe shumë veprimtari të tjera, të cilët nuk i kanë harruar dhe traditat kombëtare,duke i shprehur ato vazhdimisht përmes organizimeve të ndryshme në gjitha vendet ku ekzistojnë shqiptarët,si fryt i rëndësishëm i gjeneratave të reja,për të mbrojtur dhe asimilimin e tyre.

Piktori Augustin Përgegaj

Në këtë rast,edhe pse ka shumë autor të arteve të ndryshme që krijojnë në diasporë, do të veqojmë njërin prej tyre,i cili që nga viti‘ 97-të,krahas punës së përditshme,merret edhe me pikturë,të cilin art e ka pasion dhe dashuri në jetë.

Ky piktor quhet A u g u s t i n  P ë r g e g a , nga fshati B a ll d r i n  ,komuna e Gjakovës,që migron në Gjermani prej vitit `93,ku tani jeton,punon dhe krijon në qytetin Singen.

Disa nga pikturat e Augustinit

Dëshira e tij për pikturë ishte e kahmotshme,që prej fëminisë,por në pa mundësi për të vazhduar këtë art në Kosovë,në saje të dashurisë që kishte për artin ,në veqanti për pikturën,e shfrytëzon rastin që ta mësoi tani këtë art vet si autodidakt. Prej vitit 1995,mirret rregullisht me pikturë,në fillim ka punuar me ngjyra të Pastelit në karton,dhe pesë vite më vonë me ngjyra të Akrylit në pelhurë.

Që nga fillimi i krijimtarisë Augustini ka punuar Pejsazhe të Natyrës,dhe në vitin 2004,ka vizitue një kurs disa mujor në qytetin Konstanz,te artisti i mirënjohur gjerman Martin Thomas, nga i cili mëson shumë gjëra,duke zbuluar dhe stile të reja të këtij arti.

Piktura të bukura nga Augustin Përgegaj

Piktura të Augustinit

Kohën e fundit,autori ka vazhduar të mirret me stilin e pikturës së Abstraktit,të cilën e ka përvetësuar me mjaftë mjeshtëri. Që nga viti 1998,arriti disa ekspozita Individuale dhe kolektive.

Ekspozitën e parë e paraqet në vitin 2008,në Kafe Galeri Erika,që quhet ekspozita „Harmonie“ në Singen.Të dytën ekspozitë e hapë në vitin 2009,në „Museumsnacht „në qytetin Schaffhausen të Svicrres (ekspozitë kolektive).

Në fund të vitit 2009,ka paraqitë ekspozitën në hotel Boden në Romannshorm të Zvicrres.Në gjysmën e vitit 2010,paraqet ekspozitën në Schoko Politan, „La Dolqe Vita“ në Singen.

Në fund të vitit 2010,një ekspozitë,kushtuar „100 vjetorit „ të Nënës Terezë,në Emenndinge (ekspozitë kolektive),dhe njëherë po në këtë vit,për të  njëjtin përvjetor të Nënës Terezë,në Ennptal,një ekspozitë kolektive.Dhe në fillim të vitit 2011,një ekspozitë individuale,në Schoko Politan“Der Mench“,në Singen të Gjermanisë.

Në pikturat e Augustinit, karakteristike është edhe elementi etnografik dhe kombëtar,të cilat e dëshmojnë preardhjen e krijuesit.Përveq pikturave të natyrës abstrakte,Augustini pikturon  figura të ikonave dhe legjendave kombëtare,siq janë figura e Gjergj Kastriotit- Skënderbe,Adem Jasharit,Nënës Terezë,Ibrahim Rugovës dhe shumë përsonalitetëve tjera kombëtare.

Siq thot Krijuesi,piktura është arti i cili më releakson,më jep vullnet dhe dashuri në jetë.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen