Arrestimi i Mlladiqit i orkestruar

Arkivi | admin | 29.05.11 | 18:38

 

 mlladiq

Arrestimi i kryexhelatit të Bosnes Ratko Mladiq, edhe pse solli një lajm të gëzueshëm për të gjithë familjaret e viktimave të Luftës. I ngjante një orkestre të harmonizuar në mënyrë përfekte.

Si gjithmonë Serbia në raport me ndërkombëtaret din më se miri të gjej momente të përshtatshme , për të marrë aksione të ngjashme politike.

Kjo dukuri është ndjekur në vazhdimësi , që nga përfundimi i Luftës në Kosovë. Edhe pse Serbia është përgjegjësja kryesore dhe e vetme për Luftrat shkatërruese në ish Jugosllavi, gjatë fundshekullit te kaluar. Ajo me zhdërvjelltësi diti dhe po ja del të nxjerr veten pothuaj të pastër, dhe pa pasoja nga këto akuza . Si dhe ta etabloj veten në mesin e vendeve të civilizuara dhe demokratike.

Nga ana tjetër është vërtet një fakt shumë interesant, se si ky popull arrin që nga përfaqësuesit e tyre shtetëror, të prezantohen paralelisht në disa forma, sa kundërthënëse aq edhe të koordinuara dhe të suksesshme. Duke përzier dozën e fortë nacionaliste në shumë takime ndërkombëtare . Këtu mund të përmendet rasti i kohëve te fundit se si:

Përfaqësuesi i Serbisë për dialog me Kosovën Z.B. Stefanoviq vije për vizitë në Kosovë , në cilësinë e normalizimit të raporteve në mes shqiptarëve dhe serbëve. Pastaj paraqitet i trishtuar se si shqiptaret nuk e priten si duhet por me protesta që për ta konsiderohen të pa kuptimta.

Ministri i jashtëm serb V. Jeremiq në anën tjetër prezanton Serbinë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke këmbëngulur në sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, i cili nuk tregon as shenja me të vogla të ndryshimit të qasjes ndaj shtetit të Kosovës.

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Z. Daqiq, deklarohet haptazi për ndarje të Kosovës në baza etnike, duke pretenduar se serbet dhe territoret që jetojnë serbet në Kosovë t’i bashkëngjiten Serbisë.

Ndërsa Presidenti i Serbisë  B. Tadiq, thërret për një pajtim kombëtar në mes shqiptarve dhe serbëve. Duke u munduar që temën e problemit ta shtroj në rrafsh tjetër e që me këtë ta injoroj realitetin e ri tashme ekzistues në Kosovë, pra, Pavarësinë e Kosovës. Temë kjo për të cilën as që duhet bërë fjalë, e sidomos në këto momente ku shqiptaret nuk janë aspak të përgatitur.

Të gjitha këto deklarata kanë një emërues të përbashkët. Përpjekja në të gjitha mënyrat për ta destabilizuar Kosovën dhe për të futur huti e mjegull në raportet Kosovë Ndërkombëtarë e sidomos Kosovë – BE. Perpjekje për të servuar idenë e bisedimeve në mes Shqipërisë dhe Serbisë, në mënyrë që të neutralizohet pavarësia e Kosovës.

 

Si është e mundur të ndodh një koincidencë që bash në ditën kur pritej vizita e Baroneshes Caterine Ashton në Serbi, të arrestohet, krimineli më kërkuar nga Tribunali i Hagës, dhe t’i prezantohet si një e arritur aq e madhe sa që për kundërvlerë Serbia të fitoj shumë shpejt statusin e vendit kandidat, për integrim në BE.

Në të njëjtën kohë Presidenti i Serbisë e gjuan topin kah Kosova dhe insiston që të bëhen hetime mbi trafikim organesh, për të cilat akuzohet Kosova . Po ashtu në kohë optimale përfekt të koordinuar del deklarata e bashkëpunëtores se Tadicit, Z. Karla Delponte, e cila lavderon Serbinë pa masë për këtë sukses dhe për bashkëpunim, i cili sipas saj tani duhet shpërblyer dhe se tashmë nuk paska asnjë pengesë për Serbinë që të pranohet në Familjen Europiane. Pyetje Zonjes Delponte. Kush na qenka fajtor pra për luftërat e përgjakshme në rajon ? Kush na qenka fajtor dhe ku t’i kërkojmë ne mbi 1800 të zhdukurit tanë ? Kënd duhet fajësuar për krimet makabre në Kosovë? Në qoftë jo Serbia kush duhet të marrë përgjegjësi për to?

A po i bije kjo që një shtet i cili kriminalizoj gjithë popujt e Ballkanit, i cili zhvilloj Luftëra Pushtuese të tmerrshme në sytë e botës së civilizuar, aq egër dhe tmerrshëm sa u dashtë të ndërhyhet edhe ushtarakisht për ta shpëtuar një popull nga shfarosja fizike, tani të shpallet i pa fajshëm.

Turp do duhej t’i vije asaj zonje e cila thirret në drejtësi, e që për fat të keq që moti e ka humbur rrugën e drejtësisë, dhe ka zgjedhur rrugën e urrejtjes ndaj një populli Biblik, me traditë dhe kulturore të lashtë që i dha aq shumë  qytetërimit perëndimore. Dhe luan qartazi avokatin e djallit të një kulture Bizantino-Aziatike që në të gjitha kohërat e historisë nuk i dha asgjë botës pos dhunë, dhunë, dhe dhunë.

Prandaj ne shqiptaret duhet shtruar disa pyetje vetës: Si mundi të ndodh që nga një popull i viktimizuar historikisht, të fitojmë imazh të agresorit, të bëhemi shembull i krimit të organizuar i korrupsionit i të gjitha dukurive të këqija të mundshme. Si ndodh që një shtet i themeluar që para 100 viteve si Shqipëria, i dale pa lufte  nga komunizmi. Të mos jetë i aftë as pas 20 viteve tranzicion të lëviz nga pika zero? Si mund të kuptohet që një shtet si Serbia që zhvilloj të gjitha këto luftëra të tmerrshme dhe krime makabre ndaj njerëzimit, të arri që të avancoj në çështjet e integrimit Europian edhe para Shqipërisë, se për Kosovë mos të flasim.

A duhet ne si shqiptar vërtetë t’i vijmë gishtin kokës dhe ta pyesim veten çfarë po ndodh me ne, ku qëndron problemi dhe çfarë duhet ndryshuar. Ndoshta duhet të mësojmë pikërisht nga Serbia se si duhet zhvilluar diplomacia e një vendi , dhe jo ashtu siç e bëjmë ne duke krijuar edhe garë me paralelizma për lavdi personale.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen