Është shumë i bukur, dëbohet nga Arabia Saudite

OP-ED | Zef Prenka | 27.04.13 | 13:30

Një djalë nga Dubai është dëbuar nga policia fetare e Arabisë Saudite sepse konsiderohet „shumë tërheqës“, aq sa mund të shtyjë në tentacion gratë.Lajmi është publikuar pak javë më parë në faqen e parë të të përditshmes arabe Elaph. Lajmi ka bërë xhiron e botë duke shkaktuar një varg komentesh, veçanërisht në internet dhe në profilin në facebook të Omar Borkan al Gala, me profesion aktor e njëkohësisht fotograf mode.

Ngjarja, shkruan gazeta, ka ndodhur në fillim të Prillit, kur aktori sëbashku me dy bashkëkombasit e tij po merrte pjesë në një festival kulturor në Riad. Papritur ndërhyri policia që e mori me forcë pasi „Komisioni për promovimin e virtyteve“ dhe për parandalimin e veseve, kishte vendosur se burrat në fjalë „ishin aq shumë të bukur sa të bënin gratë të dashuroheshin“.

Në këtë pikë u vendos për dëbimin e tyre dhe largimin me forcë në Dubai. Omar ka marrë mbështetje nga shumë admirues. „Je i mirëpritur në Kore, do të presim me zemër në dorë“- është një nga komentet në profilin e tij./Albanian Screen/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen