Feja nuk duron dhunë

OP-ED | admin | 10.07.11 | 06:40

Prandaj, historija jonë kombëtare duhet të bëjë hulumtime dhe vlerësime në kontekstin e historisë Evropiane dhe jo të ndonjë historije tjetër(aziatike)e cila nuk i shërbenë religjionit tonë dhe as historisë tonë kombëtare.Një ndër thesarët më të çmuara të bashkëjetesës së kombit tonë është edhe toleranca ndërfetare,që dëshmon edhe praninë ndaj Zotit,kjo i ka ndihmuar edhe historisë tonë kombëtare dhe fetare.

Feja nuk është çpikje e Zotit,por e vet njeriut,i cili mund ta kuptojë si dhuratë,apo bestytëni,por e ndihmon për të vepruar mirë ndaj njëri-tjetrit,për ti shërbyer edhe Zotit. Feja nuk duhet të jetë opium,siq e spjegojnë disa njerëz,dhe ajo të shërbejë në bazë të tekeve njerëzore,por feja i ka rregullat dhe parimet e veta,të cilat i ka ligjue dikush më herët,në bazë të shkrimeve biblike apo kuranore.Feja nuk është as politike,siq predentojnë shumica e njerëzimit të sotshëm ,kur i kërcnohet pushteti i vet,orvatët dhe shkatërron njerëz dhe çdo gjë ,dhe thotë në „emër të Zotit“.Feja e vërtetë nuk e ka karakterin e vet labil,që mbështjellët vetëm me një petk fetar për t’u kamufluar dhe për të mashtruar njerëzit që gjërat që bëjnë,i bënë në emër të Zotit.

Dhe feja e vërtetë nuk ngatërrohet me politikën dhe as nuk mirret me punët e qeverisë.Feja nuk duron dhunë,edhe pse dhuna është një mjet nënshtrimi dhe dominimi,ajo në parim është kundra dhunës.As Zoti nuk e imponoi dhunën as fenë,prandaj, Atij do ti besonim me vullnet,kështu shkruan në Bibël por edhe në Kur-an.Feja i shërbenë paqës, tolerancës, njerëzimit, bashkëjetesës, harmonisë dhe kurrësesi dhunës, atolerancës, protestave arrogante dhe mënyrave tjera jo njerëzore.

Feja e shqiptarëve

Në shkrimet islame që janë marrur nga Kurani shkruajnë se,jeta është vetëm një test,në të cilin testohet njeriu i mirë dhe ai jo i mirë,që atë test njeriu e plotëson me sjelljet e veta të karakterit njerëzor, apo jo njerëzorë.Të njëjtat rregulla i gjejmë edhe nëpër shkrimet e shenjta kishtare dhe biblike. Mirëpo,jo vetëm shqiptarët,në përgjithësi njerëzit janë të uritur apo të preokupuar nga ambicjet e shumëta,dhe ngjanë nganjëherë bëhët i padurueshëm,duke u bë pronar i dëshirave të pa kontrolluara,dhe kjo ambicje e shoqëron edhe një besimtar shqiptarë musliman,apo katolik në Kosovë dhe gjetiu.

Mesiguri se,të gjitha këto veprime bien në kundërshtim me Kuranin apo Biblen.Nuk është bërë kiameti,pse shqiptarët e besimit musliman në Kosovë po kërkojnë ndërtimin e një xhamije të re dhe të madhe në Prishtinë, për plotësimin e nevojave të tyre fetare.Por,kërkesat duhet të jenë pak më të matura,më të buta,më të kanalizueme dhe jo në një mënyrë radikale apo ekstreme,sepse Kosova është në sytë e Ndërkombëtarëve,në sytë e botës mike dhe armike,të cilët i vërejnë veprimet tona të mira dhe jo të mira ,pse jo edhe duke i ekzagjëruar shumë gjëra të pa vërteta.Kosova dhe populli i saj nuk zhvillohet dhe ndihmohet me protesta,sidomos me ato protesta që nuk janë paqësore dhe demokratike,apo ato të cilat e rrisin urrejtjen mbrenda kombëtare dhe fetare.Sëcili popull i botës dallon me protestat, apo tubimet e veta,qofshin paqësore apo ekstreme,ndërsa në Kosovë lloji i protestës së fundit me kërkimin e xhamisë,e udhëhequr nga disa njerëz fetar të radikalizmit islam,nuk e merr ngjyrën e karakterit shqiptar,dhe nuk dallon nga ngjyrimet tjera të huazura të karakterit arabesk,që nuk përkojnë fare me interesat kombëtare dhe fetare të shqiptarëve.

Dhe xhamija nuk ka nevojë të ndërtohet në oborrin e ndonjë fakulteti,sepse objektet fetare e kanë rrugën e vet të kultures fetare,ndërsa objektet shkollore e kanë një rrugë tjetër të dijës dhe kulturës,dhe Kosova në bazë të Kushtetutës së vet hynë në radhën e shteteve laike.Dhe xhamija nuk ka nevojë të ndërtohet përballë Katedralës katolike shqiptare që mbanë emrin e të madhes Nënë Tereza dhe të matën komonarët e kishës me minarën e xhamisë,se cila po i afrohet Zotit më afër,sepse kemi të bëjmë me një pa logjikë,apo jo të shëndoshë,kur në Kosovë deri sot ka dominuar si shembulli më i mirë në rajon toleranca ndërfetare,dhe tani pas luftës duhet të jemi edhe më tolerantë dhe më të sjellshëm në çdo pikëparje,fetare dhe vëllëzërore.Dhe xhamija të kërkohet në një mënyrë ligjore,dhe jo përmes rrugëve dhe të zihen rrugët e qytetarëve tanë.Njëherit disa protestues rrokin edhe flamuj të Hamazit,me të cilin nuk ka populli shqiptar të bëjë fare,as nga marrëdhëniet kombëtare,kulturore,në parim as fetare.Dhe, kështu në këto mënyra populli shqiptarë bëhët panevojë argat i tjetërkujna,dhe argatë i të keqit,që sytë e botës shohin dhe shkruajnë,sikur që shkruan një pjesë e mediave amerikane dhe angleze.

Duhet të jemi mirënjohës SHBA—ve,dhe Bashkësisë Evropiane,për të gjitha ato që kanë bërë për çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës,përndryshe për Hamazin dhe Palestinën,apo vende tjera të cilësuara aziatike,kurrë vendi jonë nuk kishte parë dritë dielli prej pushtuesit serb.Feja e shqiptarëve nuk është kisha as xhamija,por feja e shqiptarëve duhet të jetë fisnikërija dhe siq ka thënë Pashko Vasa:Feja e shqiptarit është shqiptarija“.Kemi argumente të mjaftueshme për tolerancën ndërfetare në Kosovë,prandaj nuk duhet që ta godasim argumentin tonë të vlershëm,të cilin e vlerëson çdo popull civilizues.

Provokimet ndaj fesë islame,por edhe ndaj religjioneve tjera në Kosovë janë të pa arsyeshme,dhe njëherë e përgjithmonë populli shqiptarë të mbajë përgjegjësi morale dhe njerëzore,si musliman apo katolik të ulin tensionet e tyre,të heqin mllefin dhe urrejtjen ndaj njëri-tjetrit,sepse shqiptarija është më e vlershme,e cila na pendon kurdoherë.Kjo gjë e vështirëson edhe jetën kulturore dhe fetare në Kosovë,dhe çdo vend tjetër,edhe tani kur Kosova gjindet para sfidave të mëdha në çdo pikparje,e cila ballafaqohet me probleme ekonomike e politike,dhe tia shtojmë shumë brenga tjera,dhe çfarëdo ekstremizmi,si ai musliman apo katolik,mund ta shkatërroi një popull të tërë,çfarëdo që mund të jetë i çëndruaeshëm ai shtet.Fjala e Perëndisë na këshillon që të tubohemi dhe të jetojmë së bashku,dhe mos të presim nga askush tjetër ,të vjenë për t‘ na bashkuar,sepse kjo duhet të jetë vetë iniciativa e jonë e shqiptarëve për t‘u bashkuar,dhe jo për t’u përqarë dhe për t’u ndarë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen