Mbresat nga promovimi i një libri

Analiza & Komente | admin | 17.05.13 | 21:30

Akademik Mark Krasnqi, njëri nga figurat më të ndritura kombëtare
Në Frankfurt – Eschborn të Gjermanisë në rrugën Haupt Str.18-20, të datës 13 prill 2013, nga Konzullata e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Lidhja Shqiptare në Botë dhe Shoqata e Studenteve “Arbëria” u organizua promovimi i librit të akademik Mark Krasniqi,

Kujtime e Përjetime „Kujtime e Përjetime“ – Shënime biografike, Prishtinë – Pejë, 2012
Fillimishtë shprehu keqardhje, për vonesën e këtij shkrimi -do flasë në vijim.
Do përpiqem të përshkruaj këtë takim vetëm si ngjarje. Sa i përket, shkollimit të Akademik Mark Krasniqit në vend dhe jashtë vendit, veprave dhe punësimit të Tij në shumë institucione, kanë shkruar historianë, gjuhëtarë, shkrimtarë, dijetarë, poetë, potikanë e diplomatë vendorë e të huaj.
Në këtë promovim muarën pjesë rreth 150 mërgimtarë, të gjithë veprimtarë të njohur të çështjes tonë kombëtare, shumë nga këta intelektualë e studentë të të gjitha lëmive.
Shumica e këtyre pjesëmarrësve kishin udhëtuar me qindra kilometra, nga München-i, Augsburg-u, Stuttgart-i, Sindelfigeni, Albstadt-i, Heilbronn-i , Mannheim-i e vende tjera.
Ky takim nuk ka qenë i lajmëruar përmes shtypit të shkruar e as kanaleve televizive, sepse, për nderin dhe respektin e madh që kanë mërgimtarët për z.M.Krasniqi, do të kishe pjesëmarrje masive.
Hapjen përshëndetëse e bëri Miftar Dragidella, udhëheqës i programit, i cili u dëshiroj mirëseardhje të gjithëve e në veqanti akademikut M. Krasniqi. Më pas konsulli Astrit Zemaj përshëndeti dhe foli në pika të shkurtëra për biografinë e M.Krasniqit, duke thënë: „Shqiptarët kanë shumë arsye të mburrën me njeriun e madh e të ndershëm, i cili gjatë gjithë jetës ka shkëlqyer me punën dhe veprat e Tij me vlera profesioniste dhe shumë të çmuara…“
Folën dhe përshëndetën edhe Sebastian Nuiqi, kryetar i LSHB-së, Erand Zeka, kryetar i Shoqatës së Studentëve “Arbëria”.
Shkëlqyeshëm referuan dhe në mënyrën më të mirë zbërthyen vlerat e libirit në fjalë, Milazim Vllasaliu, konsull i Republikës të Kosovës në Frankfurt dhe Maxhun Smajli, gazetar-reporter lufte 1998-99 dhe njeriu i parë në historinë tonë, i cili për nder të çlrimit të Kosovës u nisë në këmbë më 24 mars 2012 duke kaluar mbi 2000 km, për 78 ditë, aq sa zgjatën bombardimet e NATO-s, mbi caqet serbe. M.Smajli marshin e nisi nga Fullda-Frieden e Gjermanisë, caku i arritjes Koshare – Kosovë, aty ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar. Atëherë për këtë rast kam pas bërë një shkrim.
Mrekullueshëm kënduan Adelina Ushaku- Hashani, pianiste, Dritan Gashi me kitarë si dhe shkelqyeshëm recitoi Neki Lulaj, antar i kryesisë të LSHKASH-së.
Disa nga emrat e pjesëmarrësve verpimtarë e intelektualë, të cilët me pjesëmarrjen e tyre e nderuan këtë organizim, i cili filloi e përfundoi në një atmosferë të hareshme.
Ishin këta: Gjelosh Gjoka, akademik , Suzana e Donika Gërvalla, Idriz Zeqiraj, Seveme Fetiqi, Luz Thaqi, Tefik Ramadani, Naser Hoxha, Lekë Preçi, Halil Rrustemaj, Zef Prenka, Skënder Alimehaj, Elez Berisha, Osman Ferizi, Dan Gashi, Lon Karrica, Alush Zeqiraj, Avdullah Pireva, Fatbardh Veseli, Ahmet Konjusha e shumë të tjerë që nuk po më kujtohen për momentin, dhe të tjerë që nuk ua di emrat.
Duke menduar se dikush tjetër nga shumë pena të njohura pjesëmarrës në këtë promovim do të shkruajnë më gjërsisht, prita kaq gjatë dhe nuk arrita të lexoj se dikush ka bërë ndonjë shkrim, tek ndonjë gazetë, përpos z. Zef Prenga, drejtues i Revistës elektronike “Rrezore.com”, të cilin e falënderojmë për kujdesjen dhe shkrim -reportazhin e bukur që ka bërë ai tek portali Rrezore, edhepse kemi pritur se do të shkruajnë edhe shumë të tjerë, për akademikun tonë të respektuar Mark Krasniqi, meqë në këtë promovim kishte shumë pjesëmarrës, gjuhëtarë, gazetarë e publicistë të njohur në opinionin tonë.
Fjalë popullore: “Aty ku thonë se ka dredhëza shumë, merre krojshën e vogël.”
Pse them se kemi pritur që do të shkruajnë edhe të tjerë? – Sepse për Markun ka shumë çka të shkruhet e flitët. M.Krasnqi ka botuar 11 vepra e, siç e tha njëri nga organizatorët, ka edhe një vepër të pa botuar të bronzit, e cila lexohet për çdo ditë, nga dhjetra mijëra qytetarë, duke aluduar në Përmendoren e Skënderbeut, të cilën nga Tirana në Prishtinë, me inciativën e të madhit Mark Krasniqi, me mjetet e saja materiale e solli ish qeveria në ekzil e Bujar Bukoshit.
Si dukej M. Krasnqi në moshen gati 93 vjeçare? -Vital, pa syze, pa shkop, nga karrika ngritej në këmbë pa u mbajur fare, diskutonte si ndonjë i ri, i qetë pa u hamendur, pa emocione, përgjigjej në pyetjet që i shtrohëshin sikur të lexonte, pa harruar të kaluarën dhe të sotmen, pra akademik Marku ende kishte memorjen e fortë.
Mark Krasniqi gjatë gjithë jetës së Tij ka punuar guximshëm për çështjen tonë kombëtare, pa iu trembur syri asnjëherë nga pushtuesit sllavë.
Ka përjetuar tmerre të shumta që pa drejtësishtë i janë bërë popullit tonë, në kohën e Jugosllavisë të kral Nikollës, gjatë bashkimit të Shqipërisë etnike 1940-1945, të Jugosllavisë titoiste dhe tash në luftën e fundit 1998-1999. Profesor Marku gjithmonë faqebardhë, duke punuar e shërbyer si një ushtar i devotshëm i çështjes tonë kombëtare. Edhe sot M.Krasnqi, pavarësisht moshës, vepron dhe punon për të mirën e popullit dhe vendit tonë.
Ka diçka, për mendimin tim, por, besoj edhe për shumë të tjerë, nuk ishte në rregull, mos shtruarja e pyetjeve drejtpërsëdrejti nga pjesëmarrësit dhe përpjekja për moslejimin e pjesëmarrësve, të cilët dëshironin të dilnin në binë dhe të bënin fotografi me M. Krasniqin, për të cilin kishin udhëtuar me qindra kilometra, nuk ishte në rregull. Megjthatë nga dëshira e madhe për t’u fotografuar, veprimtarët thyen censurën, dolën në binë dhe bënë fotografi me profesor Markun. Dikush nga organizatorët tha se janë 20 pyetje me shkrim, të cilat dëshirojmë t’i lexojmë dhe presim përgjigje nga akademik Krasniqi. Me të drejtë konsulli Astrit Zemaj, tha se nga ato 20 pyetje zgjidhni 10-të, sepse 20 janë shumë. Sigurisht Astriti ka pasur parasysh edhe moshën e Profesorit, që mos ta lodhim shumë me pyetje… Nga këto 10 pyetje u lexua vetëm emri i një personi, çka do të thotë dhe vërehej se pytjet ishin nxjerr nga libri në fjalë dhe këto pyetje të gjithë ne kishim mundësi t’i lexonim më vonë në libër dhe t’i komentonim ngeshëm.
Pyetjet e bëra nga masa do të kishin qenë më me vlerë dhe interesante….
Këto dy vërjetje të vogla që përmenda jo për ndonjë kritikë, por më shumë të nxjerrim si mësim për herave tjera, sepse sistemi i së kaluarës, si model i pasukseshëm, duhet harruar.
Një tubim të cilin e drejtonte Hafiz Gagica, kryetar i degës së LDK-se, më 1996, që u mbajt në „Altes Feuerwerhaus Süd“ Möringer str. 56 në Suttgart, ku merrte pjesë akademik Mark Krasniqi me një delegacion të PDSHK-së. Unë, artikullshkruesi i këtyre reshtave, i bëra pyetje me shkrim se kur do t’i vie fundi rezistenës paqësore? Ai m’u përgjigj: “Kur macës t’ ia mbyllësh dyert e dritaret dhe e ndjek atë nëpër dhomë, kur ajo nuk ka ku të ikë më, do të kthehet dhe do të sulmojë në fytyrë, sepse nuk ka rrugëdalje tjetër. Kështu edhe ne kur të na mbyllën të gjitha dyert e dritaret, do të mbrohemi….”

Pamje e të pranishmeve në promovim-Nënë e bijë zonjat Suzana dhe Donika Gërvalla

Pamje e të pranishmeve në promovim-Nënë e bijë zonjat Suzana dhe Donika Gërvalla

Pamje e një pjese të pjesmarrësve nga aktiviteti

 Promovimi i Librit Kujtime e Përjetime

Promovimi i Librit Kujtime e Përjetime

Drejtuesit e organizimit

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen