Studim shkëncor i mësimit shqip

Diaspora | admin | 08.10.10 | 10:56

Ky ndikim, efekti i tij dhe mundësitë e përdorimit të tij për një ngritje të efektshmërisë së mësimit plotësues në gjuhën shqipe do të diskutohen në këtë punim. Poashtu rezultate të një pyetësori të shpërndarë nëpër paralele të ndryshme të mësimit plotëues anembanë Gjermanisë do të prezantohen.

1. Hyrje
Në ditët e sotme shpërndarja e informacioneve nëpërmjet mediat moderne sikur interneti kanë
revolucionuar shumë fusha klasike si p.sh. shtypin, propagandën politike dhe ekonomike,
mënyra dhe shpejtësia e raprotimit të lajmeve, konsumin etj. Në një publikim të Shoqatës
Federale për Ekonominë e Informacionit, Telekomunikacion dhe Mediat e Reja shënohet që
numri i njerëzve që përdorin internetin është mbi 1229 milion për vitin 2007
(BITKOM 1 2007). Në të njëjtin publikim pohohet se mesatarisht në Europën Perëndimore,
duke përfshirë këtu edhe shifrat për Turqinë, 42,3 % kanë qasje në internet. Për Gjermaninë
parashikohet që në vitin 2009 mbi 60 % do të kenë qasje të shpejtë në internet (shiko
Figura 1.). Në vitin 2007 80 % të shtëpive, në kuptimin e njësisë ekonomike, kanë kompjuter
të instaluar. Mesatarja në shtetet e Bashkimit Europian në këtë fushë është mbi 60 %. Në BE
75 % të mësuesve përdorin kompjuterin në mësim. Përafërsisht 40 % të popullatës në
Gjermani kanë përdorë internetin në vitin 2006 për të blerë gjëra të ndryshme. Në shumicën e
komunave në Europën Perëndimore qështjet administrative lokale sikur kërkesa për
letërnjoftim ose ndërrimi i vendbanimit kryhen nëpërmjet internetit. Këto shifra janë vetëm
një përmbledhje e vogël dhe e kufizuar për të treguar rëndësinë e mediave të reja për shoqëritë
në këtë dekadë të parë të shekullit 21.

lekas grafik

 Figura 1. Prognozë për përhapjen e qasjes së shpejtë në internet në Gjermani (BITKOM 2 2007)

Ndërsa shifrat absolute janë ndryshe në regjionet shqipfolëse krahasuar me Europën
Perëndimore nuk ka kurrfarë arsye të dyshohet se shifrat relative, ose më saktësisht, trendet
zhvillohen në drejtim të njëjtë. Është më se e qartë se globalizimi i informacionit, duke
nënkuptuar edhe përhapjen e informatës në mënyrë pothaujse instante, ka ndikim thelbësor në
shoqëri. Shoqëria shqiptare nuk përbën kurrfarë përjashtimi në këtë aspekt. Mirëpo, ndërsa
mund të vërehet se gjeneratat e reja nuk kanë vështirësi për të akceptuar internetin dhe
kompjuterin si pjesë krejtësisht të rëndomtë të përditshmërsë së tyre, njerëzit në mosha më të
vjetra, posaqërisht vendimmarrësit nuk shohin rolin e këtyre mediave dhe ndikimin e tyre në
shoqerinë e sotit. Komunikimi mes diasporës dhe anëtarëve të familjes në atdhe zhvillohet në
një pjesë të madhe nëpërmjet internetit, ndërsa ministritë e ndryshme të Kosovës dhe
Shqipërisë kanë prezantim jo të denjë në internet. Si shembull le të shërbej prezantimi në
internet i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pranë Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa faqja në internet është freskuar vetëm në muajt e fundit ende ka përmbajtje në të,
përmbajtje me rëndësi thelbësore posaqërisht për disaporën, ku sot, me 7 korrik 2007, mund të
gjendet fjalia “Ju falënderojmë për vizitë! Deri tash nuk ka të dhena për dokumentacione
pedagogjike” (shiko Figura 2.). Kjo kritikë bëhet me këtë rast vetëm për shkaqe konstruktive
dhe mundohet te japë sugjerim Ministrisë për të ofruar ndihmë posaqërisht mësuesve në
diasporë. Për hirë të korrektësisë le të përmendet që nënpika për disaporën në faqen e
internetit të ministrisë nuk është e thatë, mirëpo përmbajtja kufizohet vetëm në draft
programin e seminarit me mësuesit e diasporës për vitin 2007. Faqe të internetit si faqja e
Qendrës për Edukim dhe Përparim www.gjuha-shqipe.com janë i vetmi burim për mjete që
mund të përdorën në mësimin e gjuhës shqipe nëpërmjet internetit dhe kompjuterit. Mirëpo,
shumica e shërbimeve si QEP janë pjesërisht komerciale dhe jo nën mbikëqyrje të instancave
përgjegjëse sikur MASHT-i i Kosovës. Pasi që diaspora dhe posaqërisht mësimi i gjuhës

shqipe në diasporë është problem specifik dhe jo i lehtë të mbizotërohet, MASHT-i duhet t’u
ofron mësuesve shqiptarë në diasporë çdo mbështetje të mundshme. MASHT-i duhet të jetë
ajo instancë që centralizon dhe koordinon përpjekjet e ndryshme për të përmirësuar dhe
zhvilluar mësimin e gjuhës shqipe në msëimin plotësues në daisporë.

 

fig.2

Figura 2. Prezantimi i faqës për dokumentacione pedagogjike në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit,
 Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës me datën 7 korrik 2007.

Në këtë aspekt ministria nuk duhet të nënçmojë mundësitë që ofrohen nga mediat e reja,
posaqërisht interneti si medium, i cili e bën të mundshme përhapjen e shpejtë të informacionit,
komunikimin dhe shpërndarje relativisht të lehtë të dokumnetave të ndryshme, si p.sh.
leksione për mësues mbi përdorimin e mediave të reja në mësim, material të ndryshëm
pedagogjike. Një prej mundësive më të mira për lehtësimin e punës së mësuesve në diasporë
do të ishte publikimi i materialeve dhe leksioneve të ndryshme rreth gjuhës shqipe të drejtuar
nxënësve në diasporë. Në këtë mënyrë jo vetëm që do t’u mundësohej fëmijëve shqiptarë
jashtë atdheut të kenë një burim plotësues në mësimin e gjuhës shqipe, por do të tejkaloheshin
edhe vështirësitë gjeografike, meqë shumë fëmijë nuk marrin pjesë në mësimin plotësues për
shkaqe të distancës gjeografike deri në një shkollë ku zhvillohet ky mësim.
Për të potencuar dhe dëshmuar potencialin dhe rëndësinë e mediave të reja dhe posaqërisht
internetit në mësimine gjuhës shqipe në disaporë, në vijim do të prezantohen disa rezultate
empirike të fituara nëpërmjet një pyetësori të plotësuar nga nxënës të mësimit plotësues në
gjuhën shqipe në Gjermani.

2. Metodika
Për të vlerësuar rolin e kompjuterit dhe internetit në jetën e përditshme të nxënëve shqiptarë
në diasporë një pyetësor me pyetje specifike është formluar. Ky pyetësorë (shiko Figura 3.) u
është shpërndarë nxënësve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe në qytetet e Gjermanisë
Gelsenkirchen, Mönchengladbach, Arnsberg, Wuppertal, Düsseldorf, Nürnberg, Mannheim,
Albstadt dhe Tuttlingen (shiko Figura 4.). Gjithsej 100 nxënës kanë plotësuar pyetësorin.
Pyetjet e shtruara kryesisht kanë për qëllim të mbulojnë aktivitet e nxënësve shqiptarë në
internet dhe përvojat e tyre.

fig. 

fg

Figura 4. Qytetet në Germani ku është shpërndarë dhe plotësuar pyetësori

Në fazën e përcaktimit të vendeve për shpërndarjen e pyetësorit një motiv ishte përfshirja e
një shtrirje gjeografike sa më të madhe në këtë hulumtim. Rezultati është relativisht i mirë
edhe pse në hartë në figurën 4. krijohet përshtypja se perëndimi i Gjermanisë është i
reprezentuar mbiproporcionalisht. Mirëpo regjioni Ruhrpott është një aglomeracion urban me
një popullatë mbi 20 milion. Në koncentracionin perëndimo-jugor të shpërndarjes së
pyetësorit poashtu luan një rol fakti që mësimi plotësues nuk është i zhvilluar në çdo regjion
në Gjermani.

3. Rezultati

Nga njëqind nxënës të pyetur në vition shkollor 2006/07 prej moshës 9 vjeçare deri në
moshën 17 vjeçare përgjigjet janë dhënë siikur tregohet në vijim.
Figura 5. Pjesëmarrja sipas gjinisë

Në figurën 6. qartazi shihet se numri i poseduesve të kompjuterit në shtëpi është dominues,98%.

Në këtë rast.

Ky është një indikator që fëmijët në moshat e reja kompjuterin e shohin si
vegël të përditshme. Nëpërmjet kompjuterit ofrohet një mundësi shtesë e trajtimit apo afrimit
ndaj fëmijës kur është mësimi i gjuhës shqipe në pyetje. Rëndësi të njëjtë ka edhe interneti, ku
84% përgigjen të kenë internet në shtëpi. Shumica e përdorin internetin për komunikim (84
përgjigje pozitive), pastaj për mësim (70 përgigje pozitive) dhe në fund për lojra (41 përgjigje

pozitive). Në këtë pyetje ishin të mundura më shumë se vetëm një përgjigje. Në kombinim me
përgjigjen në pyetjen se sa shpesh lidhen nxëxnësit e pyetur me internet dhe përgjigje pozitive
të 52% të pyeturve, rezultatet e prezantuara në figurën 6. shprehin shumë qartë që kompjuteri
dhe media ofrojnë mundësi të gjëra trajtimi të qështjes së mësimit të gjuhës shqipe. Këto
mundësi doemos duhen të vlerësohen, të caktohen dhe të eksploatohen. 

Figura 7. Rezultatet e pyetësorit, pjesa II
Në pyetje që kanë të bëjnë me shprehitë e nxënësve që përdorin internetin në kontekstin e
gjuhës shqipe fitohet një përshtypje më e balancuar. Kështu, në pyetjen se sa shpesh vizitojnë
nxënsit fae në gjuhën shqipe shumica (52%) përgjigjen se i vizitojnë disa herë në javë, ndërsa
31% shumë rrallë ose fare. Ndërsa në gjuhën shqipe komunikojnë 40% disa herë në javë dhe
37% çdo ditë.

Figura 8. në pyetjen se çfarë faqe shqip vizitojnë tregon se shumica e nxënësve përdorin internetin për të ndësgjuar muzikë

  

figura

 Figura 9. Rezultatet e pyetësorit, pjesa V

Figura 9. tregon qartë se shumica e nxënësve nuk di të klasifikoj ofrimin e mundësisë për të
mësuar shqip nëpërmjet internetit. Këtu eshtë një prej pikave ku mësuesit duhet të investojnë
më shumë efortë për të bindur nxënësit mbi mundësitë, të cilat duhet të ofrohen nga MASHTi.
Në anën tjtër 38% defnitivisht do të kishin përdorë këtë mundësi.

4. Përfundim
Në këtë punim është elaboruar roli i internetit dhe kompjuterit në jetën e përditshme të
nxënësve së gjuhës shqipe në mësimin plotësues në Gjermani. Ndër të pyeturit 92%
posedojnë kompjuter dhe 84% kanë qasje në internet në shtëpi. Meqë kompjuteri dhe interneti
janë në transformin dhe ridefinim e sipër të shumë sferave të jetës në shoqëritë moderne,
analiza empirike si kjo e prezantuar këtu janë më se të domosdoshme në mënyrë që të
shfrytëzohën potencialet që ofrojnë këto mundësi të reja. Ky do të ishte një lehtësim
thelbësorë dhe mbështetje e madhe snë punën e vështirë që kryejnë mësuesët e gjuhës shqipe
në diasporë. Në këtë fushë MASHT-i duhet të ketë rolin kryesor dhe të udhëheq procesin
duke ofruar dokumentacion relevant si për mësimdhënësit poashtu edhe për nxënësit.
Duhet theksuar që rezultatet e pyetësorit të prezantuara në këtë punim janë vetëm një pjesë e
të gjitha rezultateve të fituara gjatë analizës së përgjigjeve të nxënësve. Rezultate të
mëtejshme do të prezantohen në sipmoziumet e ardhshme
Falemnderim
Për ndihmën dhe kontributin e tyre në mbledhjen e të dhënave në kuadër të këtij punimi
falenderohen mësueset dhe mësuesit Hatixhe Ramadani në Mannheim, Nexhmije Syla nTuttlingen-Immendingen, Sami Thaqi në Wuppertal, Sejdi Gashi në Gelsenkirchen, Rifat
Hamiti në Düsseldorf, Adem Shala në Mönchengladbach, Kemajl Çallaku në Arnsberg-
Sundern, Hamza Halabaku në Nürnberg dhe Kasem Nasradini në Augsburg.

Literatura

BITKOM 1, Zukunft Digitale Wirtschaft, Gemeinsame Studie der BITKOM e.V. und der
Roland Berger Strategy Consultants, www.bitkom.org, 2007.

BITKOM 2, Daten zur Informationsgesellschaft, Status quo und Perspektiven Deutschlands
im internationalen Vergleich, Edition 2007 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen