Jahjaga e Thaçi në konferencën e organizuar nga Clinton

OP-ED | admin | 19.09.11 | 23:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Nju Jork morën pjesë në konferencën për ndryshimet klimatike në botë, të organizuar nga Clinton Global Initiative.

Presidentja ndoqi diskutimet që u udhëhoqën nga ish- presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, mbi sfidën globale që paraqesin ndryshimet klimatike si dhe prezantimet e presidentëve të disa vendeve të botës dhe të kryetarit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Jahjaga dhe Thaqi ne New York

Jahjaga në kuadër të konferencës u takua edhe me ish- presidentin amerikan Bill Klinton dhe një numër liderësh të tjerë që ishin pjesëmarrës në pritjen që u organizua për presidentë e kryeministra.

Presidentja takoi edhe ish- sekretaren amerikane të Shtetit, zonjën Madeleine Albright, me të cilën zhvilloi një bisedë miqësore.

Ndërkaq Jahjaga sot pasdite do të mbajë një prezantim në Institutin Harrimen – Forumin e Liderëve Botëror në Universitetin Kolumbia në Nju Jork.

Zyra pwr informim e Presidencës bwri tw ditur se gjatw ditës së hënë me ftesën personale të Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Klinton, Jahjaga mori pjesë në konferencën e mbajtur në OKB që trajtoi pjesëmarrjen e grave në politikë.

Gjatë kësaj konference, thuhet se presidentja Jahjaga pati mundësinë të takojë gra lidere që janë të angazhuara në ngritjen e profilit të femrës në të gjitha sferat e jetës.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen