Reagim ndaj deklarimeve të deputetit Kelmendi

OP-ED | Zef Prenka | 10.06.13 | 23:41

(Pas dekalrimeve skandaloze të një deputeti të Parlamenitit të Kosovës: qe E QUAN SKËNDERBEUN HERO TË KATOLIKËVE)

Skenderbeu eshte hero evropian (perpos qe eshte hero kombetar yni)…dhe kjo Evrope e ka shnderruar ne figure nderkobmetare. Per 500 vjet, ne Evrope jane botuar libra per Skenderbeun, kjo Evrope e ka ruajtur kujtimin per te, por kjo nuk ka ndodhe edhe ne boten sllavo-ortodokse e ate aziatike.
Kudo ne Evropen perendimore e ne SHBA ka permendore te Skenderbeut, por jo edhe ne boten sllavbe-ortodokse e ne boten aziatike.

E rendesishme per turkoshaket, anti-kombetaret, pseudo-historianet, pseudo-intelektualet e antishqiptaret e sotem eshte:

1. për të thënë se deri në shk XIX nuk kishte komb, kjo do të thotë se deri në shk XIX nuk kishte shqiptarë!!! Ndodhi islamizmi, por nuk ndodhi braktisja e figurës së Skënderbeut, nuk ndodhi braktisja e flamurit të Skënderbeut; islamizmi nuk e njeh ndarjen e shtetit nga feja, kurse shqiptarët e islamizuar e morën pikëpamjen europerëndimore të ndarjes së fesë nga shteti, kur i krijuan shtetet e tyre (Shqipërinë më 1912 e Kosovën më 2008).

2. Qasje më antishkencore, më anti-historike e tradhti më të madhe kundër shqiptare, se kjo nuk ka: që shqiptarët janë komb nga shk 19! Ashtu si te çdo komb, edhe tek shqiparët ka ekzistuar ndërgjegja etnike e përbashkët e që është vatra e kombit shqiptar. Madje, vetë krijimi i i „fesë së shqiptarit – shqiptaria“ e konfirmon këtë, kur u krijua realiteti i ri historik i copëzimit fetar nga ana e Perandorisë, apo copëimi adminsitrativ-politik me anë të vilajeteve.

3. veprohet kështu kundër Skënderbeut, qe shqiptaret SOT te mos kene asnje figure perfaqesuese historike; qe Skenderbeu te eliminohet si PERSONALITETI QENDROR i historise se shqiptareve dhe te mos kene asgje nga rrenjtet historike te traditave te tyre,

4. qe, duke i eliminuar figurat historike nga historia jone, populli yne te mos kete te drejte trashegimie mbi trashegimine historike, materiale e shpirterore (sepse ato te drejta tashme po uzurpohen nga Serbia nepermes manastireve e nga ideologjia neo-otomane e ku shqiptaret sot na qenkan qiraxhinj, qe neser duhet ose nenshtruar, ose debuar…

5. qe Skenderbeu te paraqitet si figure qe na paska vrare „muslimane“, dhe nuk paska luftuar per LIRINE E ARBERISE,

6. qe Skenderbeu nuk ka qene kombetar, mbasi nuk paska pasur ne ate kohe komb, (ani se krejt emrat qe jane perdore ne ate kohe, perdoren edhe sot; gjuha shqipe e asaj kohe flitet edhe sot, trojet e atehereshme jane keto te sotmet, ndërgjegja etnike e përbashkësisë është kjo e sotmja)…

7. qe ai ka luftuar „per hakmarrje familjare“ per 25 vjet me radhe, duke i marre ne qafe arberit etj etj etj.

8. qe Skendereu na qenka nje MIT qe u dashka demitizuar (ani se nuk ka popuj ne bote qe nuk i madherojne e mitizojne figurat veta te shquara)

9. deshmi se shiptarët ishin një KOMUNITET A BASHKëSI UNIKE, janë luftërat 35-vjeçare kundër Perandorisë otomane, nga një ushtri e fortë arbërore unike (e të gjithë arbërorëve), se Arbëria e kohës së Skënderbeut e kishte elitën e përbashkët, më të shkolluarën e më të arsimuarën në Evropën juglindore (Ballkanin e sotëm), si Pal Engjëllin (ministër i jashtëm), Dhimitër Frangun (financa), Gazullorët si ambasadorë, që ishin edhe profesorë universitetesh nëpër mbretëri e shtete evropiane të kohës, ushtarakët e lartë e të formuar…

10. islamizimi masiv i shqiptarëve nuk e zbehu kujtesën historike për Skënderbeun për pesë shekuj rresht, ani se emri i Skënderbeut, po të përmendej nga arbërori a shqiptari, dënohej edhe me heqje koke, nga regjimi despotik sulltanor,

11. vetëdija kombëtare moderne e shek XIX, është e hershme e që i ka rrënjët në vetedijen kombetare etnike të atyre shekujve,

12,. Kornikat otomane (si kronikani otoman Kevëm), kur e nisën ushtrinë e tyre kundër Skenderbeut, thonë se e nisën me „flamurin e islamit për në vendin e shqiptarëve“ (shih librin „Ludta shqiotaro-turke në shk XV: burime osmane“, Tiranë 1968, fq 112), pra, permendet si emërtim i perbashkesise gjeo-politike e etnike. Kronikani tjetër otoman i viteve 1439-39, thotë se „ai sulltan vullnetmadh…duke i qëndruar besnik ajeteve të zotit dhe lartësimit të flamujve, ka pasur për qëllim që të mposhtë të pabindurit dhe të pafetë kokëfortë, dmth popullsinë shqiptare“ (po aty, fq 149)., pra përdoret emërtimi etnik „popullsi shqiptare“, në letrat e sulltan Mehmetit flitet për „të pafetë shqiptarë“, dmth përdor emërtimin etnik; këso kronikash (nga vetë taborri armik), ka sa të duash, që dëshmojnë me forcë këto të vërteta, ashtu si ka edhe nga arkivat evropiane.

13. Pra, arbërorët kishin një vetëdije të përkatësisë së gjuhës, të territorit, të përbashkësisë, të gjakut, të fesë së përbashkët (të krishterë), të identitetit të përbashkët evropian me popujt tjerë evropianë, (si përkatësi e përbashkët civilizuese). Skënderbeu mbajti Kuvendin e Lezhës (morën pjesë përfaqësues edhe nga Kosova e Maqedonia e sotme), ku u bashkuan te kjo VETËDIJE E PËRBASHKëT krejt princët arbërorë, pra kishin edhe VETËDIJEN SHTETFORMUESE kastriotiane. Ka ekzistuar nje VETEDIJE E PERBASHKET ETNIKE, nje vetedije e perbashket per lirine. (Konceprti për LIRINë, është koncept evropian që nuk e njohin ato orientale). Islamizimi ndodhi në krejt tokat shqiptare, pra te krejt popullata, e jo në mënyrë të parcializuar (dmth tek klanet, fiset etj etj), Pernadoria otomane i veçoi shqiptarët si bashkësi unike që i takon krejt një hapësire nacionale shqiptare, kunder te cileve dergoi ushtrine dhe ideologjine e saj me ane te shpates.

14. Se Kurani u soll në Shqipëri me anë të shpatës, këtë e dëshmon vetë proklamata zyrtare (anti-arbërore a antishqiptare) otomane e kohës: „ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhen i lidhën me zingjirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i mereseve, ndalimi i këmbanave dhe priushja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve, ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të 5elë burbuqja e besimit në një zot të vetëm.“ (po aty, fq. 382).
Kuptohet, kudo në shkrimet turke „të pafe“ quhen krejt shqiptarët, dmth ata që kishin NJë BESIM, atë të krishterë.

15. E tere kjo behet, per te nxjerre figure perfaqesuese sulltanet otomanë/turq dhe për të eliminuar kombin shqiptar. Ata qe duan te vene ne dyshim kete figure, kane probleme me kombin shqiptar sot, kane probleme me identitetin e tyre kombetar (te luhatshem) dhe nuk e ndiejne veten shqiptare…

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen