Agjenda e ministrit të Diasporës

Diaspora | admin | 29.09.11 | 17:26

Të pranishmit  pos z.Ibrahim Makollit ishin edhe  Besim Kajtazi, Mustafë Xhemajli ,përfaqësuesit e konsullatës së Kosovës Konsulli z. Faket Kajtazi dhe zëvendës konsulli z. Ymer Llardovci.

 

Ministri për Diasporën në Republikën e Kosovës Ibrahim Makolli në diskutim  i shoqëruar nga Besim Kajtazi, Mustafë Xhemajli, Konsulli z. Faket Kajtazi dhe z. Ymer Llardovci.

 

Mbrëmja e datës 26.09 2011   ishte një takim i radhës  ku u diskutuan shumë gjëra  , dhe obligime qe e presin këtë ministri qe posa e kanë marr  postin  ta  menaxhojnë dhe ta udhëheqin.   Konsulta e Kosovës ne Shtutgard nuk është hera e parë qe ndërmerr  organizime të tilla, por edhe kjo ishte   shumë me rëndësi   duke pasur  parasysh   ballafaqimin e  shumë   problemeve  qe po e  ballafaqon qytetarin tonë në  diasporë. Fjalën e rastit e hapi  Konsulli zoti Faket  Kajtazi  qe  fillimisht   propozoj   ti nderojmë dhe ti kujtojmë me një minutë heshtje të rënët në frontin e luftës për çlirimin e atdheut.  Zoti Kajtazi i  përshëndeti të pranishmit  duke  i  pasqyruar disa   rezultate të  Konsultës qe i kanë pasur nga hapja e saje deri me tani , u përqendrua edhe në organizimin e  diasporës shqiptare    në fushën e kulturës  të  ballafaqimit të mërgimtareve me dokumentet  personale,në fushën ekonomike dhe një serë  obligimesh qe i kemi para vetës .

Zoti Kajtazi pastaj i dha fjalën Z. Ibrahim  Makollit  Ministër i Diasporës nga i cili rast   ishte   i fokusuar fillimisht në   kulturë  arsim    dhe  ne mbarëvajtjen e emigracionit në  biznes  dhe bashkëpunim   me Kosovën,  në këto lami  por edhe ne marrëdhëniet e mira   me shtetin gjerman ku  theksoj se  sipas statistikës nuk jemi te saktë por thuhet se  ka shqiptar mbi 400,000,  me te cilën  ai shpalosi  një projektligj të përpiluar  nga qeveria e Kosovës,  qe  në  se cilin shtet në Evropë të themelohen   „Qendrat Kulturore shqiptare“ ,ku  secila do te jetë në   interes të  emigracionit shqiptar . Ma tutje zoti Makolli shprehu  qëllimin e  këtij ligji të ndikojë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet e Republikës së Kosovës me Konsullatat , me ambasadat tona qe janë këtu etj. Ligji për diasporën ndihmon në organizimin e diasporës në shtetet e ndryshme ku jetojnë. Ligji për diasporën ndihmon, nxitë dhe zhvillon marrëdhënie ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me shtetet ku emigracioni shqiptar  është prezent.

 

 

 

Pamje e  pjesëmarrësve në  tubimin  e këtij tubimi ne Shtutgard.

Pas diskutimit të zoti Ibrahim Makollit   ju dha rasti edhe  të pranishmëve që ishin prezent te inkuadrohen në  një diskutim debatues  lidhur me   projektin e qeverisë se Kosovës   për zbatimin e tij në praktikë, por pati edhe zëra që  e ndihmuan në  propozime dhe diskutime  jo edhe  pa ja prishur  terezinë njeri tjetrit  qe ma me zë ishin Kadri Gërvalla poet nga rrethi i Shtutgardit, Asllan Dibrani publicist dhe kryetar i „Qendrës Kulturore Shqiptare“ nga Shtutgardi, Sheremet Pantina  Kryear i „Shoqatës „Iliria“ në Manheim , Skënderbeg Klaiqi kryetar i Bashkesisë Shqiptare  në Baden Wurtemberg, Muhamet Idrizi kryetar i Shoqatës se Studentëve shqiptar në Baden Wurtemberg dhe koordinator në Qendrën  Kulturore në Shtutgard“ , Feride Selmani anëtare  e kryesisë se BSH dhe e Gruas në Singen  , Zef Prenka  një intelektual i pa varur , Xhafer Leci publicist dhe një veprimtar shumëvjeçar, dhe Sherif Xhema foli rreth këtij drafti etj.  Diskutimi i të pranishmeve  ndërkohe u shoqërua nga Zoti Makolli  dhe Z.Mustafë Gjemajlit  me ndërhyrjet e tyre qe ishin edhe një përgjigjeje lidhur me diskutimet  nga e cila mbretëroj një  frymë debatesh shumë e qetë  e kulturuar  dhe   çka ishte ma interesante qe   lavdet , rrrahagjoksat, imponimet dhe demagogjitë  në  baza partiake nuk  pati për herën e parë, por  ishte një tubim transparent i fokusuar në  një kornizë  të interesave  shoqërore për mërgatën shqiptare. Ky tubim   dha një   sinjal shkëndije qe   diaspora shqiptare po ndërron   veprimtarinë dhe kursin e vet  nga një „Diasporë e përçarë“ në baza partiake , rajonale, grupore   me rryma ideologjike  larg njëra tjetrës , tani me një  program progresiv qe    ky lloj organizim i iniciuar nga  „Ministria e Diasporës“  të jetë një  shpresë  për  emigracionin shqiptar, qe mos të mbesin pa përkrahje ,të përbuzur dhe te harruar  qe edhe sot është një faktor  shumë me rëndësi për Kosovën , përkundër qe  ishte  qitur në   pluhurin  e harresës nga  institucionet e Kosove  qe 12 vite.

Zoti Ibrahim Makolli në një intervistë me Muhamet Hoxhen dhe Asllan Dibranin.

Këtë tubim e përcollën  edhe  RTK-së,  TVSH,dhe  Syri Vizion me producentin Can Tahirin dhe udhëheqësi i Radio Driones dhe  udhëheqës i Kosovari-media nga  Sindelfingeni  dhe përfaqësues te gazetave te ndryshme.

Shtator 2011 Shtutgard

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen