Përkujtojmë komandantin e brigadës 121 të UÇK-së, Gjeneral Major Agim Qelaj

Histori & Fakte | admin | 16.06.13 | 23:09

Ne sot nuk kemi kohë të merremi me thashë e thëna.., sepse Kosova po digjet.

Komandanti i Brigadës 121 i UÇK-së, Gjeneral Majori Agim Qelaj (Komandant COLI) ishte një epror ushtarak me aftësi të rralla intelektuale, dhe me guximin e dashuri të madhe ndaj çëshjtes kombëtare siq ishte Gjenerali i Brigadës 121 të UÇK-së, zoti Agim Qelaj, shumë rrallë do të lind e rritet në trojet tona. Si çdo njeri pra edhe eprori ushtarak e komandanti i Brigadës 121, dhe themeluesi i parë i bërthamave të para të UÇK-së kishte pikpamjet e tij politike por ai kurrë ato nuk i përdori në tubime dhe asë në luftë. Ai shpeshë kur bisedonim më thonte: Eprori ushtarak duhet të jetë i matur, i urtë, i dashurë, i vendosur, trimë dhe tolerantë.

Komandanti i brigadës 121, gjenerali Agim Qelaj, e njihte shumë mirë mentalitetin dhe mendimet e mbrapshta të politikës serbo sllave. Ai i dinte mirë qëllimet e politikës serbosllave, ai çdo herë heshti.., heshti .., deri sa i zbuloi të gjitha ,planet që kishte Serbia ndaj kombit shqipëtar e me theksë të veqantë ndaj shqiptarëve të Kosovës.Duke e shikuar nga ky këndvështrim Komandanti Agim Qelaj – COLI, e dinte se çka mendojnë politikanët e çka mendonin eproret ushtarakë serbë, por të gjitha i regjistroi në mendjen e tij siq i shkruan nxënësi në fletore detyrat.

Një epror ushtarak i kalibrit të Komandant – Coli, .., me të gjitha forcat e Tij intelektuale e atdhetare i kishte vënë për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës. Agim Qelaj e dinte se, ç’farë forcash dhe ç’farë strategjie luftarake disponon armata e ish. Jugosllavisë. Ai e dinte se si duhet përgatitur gjeneratat e reja për t’i rezistu armatës serbo çetnike dhe me ç’farë mjete. Dhe kur Komandanti Gjeneral Majori Agim Qela, lëshoi kushtrimin, për t’ju bashkangjitur radhëve të UÇK-së, lajmi morri dhenë dhe vërshuan shqipëtarët nga të gjitha trojet etnike shqipëtare por edhe nga diaspora ti bashkohen radhëve të UÇK-së. Zëri i Komandant Agim QELËS, cdhe stërvitjet apo thënë shkurtë përgatitjet e tij për ti rrezistu një ushtrije të fortë, sikur e befasuan armikun tonë shekullor. Ato skena –ushtrime ushtarake në mbrojtje dhe sulmë dëshmuan se aty nuk bëhet fjalë për grupe njerëzish por për një ushtri të përgatitur mirë e cila mund ti rezistojë çdo ushtrije. Emitimi i ushtrimeve ushtarake para kamerave (të huaja ) dhe të RTK-së i mahniti edhe eprorët çetnikë serbosllavë.., sepse disa prej tyre e njihin mirë komandant (Colin) ia njihnin aftësitë e tij, guximin, dhe strategjin e luftës.

Komandanti Agim Qelaj kishte një histori të veqantë, kishte një histori të dhimbëshme, sepse ai kur eprorët ushtarakë gjatë kohës kur Agimi ishte student-kadet.., e provokonin, dhe bënin orvatje që ky të demoralizohet dhe të largohet nga radhët e ushtrisë. Ky intelektual dhe ky strateg me aftësi ushtarake herët apo vonë atyre do ju sjell telashe dhe vërtetë ashtu ndodhi.

Një takim i mbajtur në Kircheim teck, unë s bashku me Rexhep Elezajn, u takum në klubin kulturor”Kadri Zeka” në Kirheim Teck, ai pasi i dëgjoi diskutimet u ngrit dhe tha; Ne sot nuk kemi kohë të merremi me thashë e thëna.., sepse po digjet Kosova.

Bisedonte me të gjithë eprorët ushtarakë shqipëtarë kudo që ata ndodheshin.., në çdo cep të Ilirisë, Çamerinë , Kosovës Lindore.., ua spjegonte atyre të kaluarën, qartësonte të tashmen, i hapte udhë të ardhmes. Agim Qelaj u spjegonte mërgimtarëve tanë për pikëllimin e jetës së kësaj bote në familje me një gjuhë të rrallë: Agim Qelaj ishte me plot kuptimin e fjalës burrë i dashurë, magjepës, i përzëmërt, dashamirës i komunikueshëm, me një humor të mprehtë e të hollë, të ruajtura këto në mendjen e tij. Nga ai gjithmonë i frymonte dritë për të parë të tjerët krijuar me të, -ai ishte strateg i artit ushtarak njeriu dhe artisti model, konstruktiv e i drejtë, .Me një durim të admirueshëm dëgjonte të gjitha llojet e hipotezave alternative ushtarake, dhe nga ato nxjerrte më të mirën . Ai mundohej të pasuronte idetë e dikujt,me njohuri të reja.

Udhëtimet ishin synimi i tij objektiv, ishte shumë e vështirë për luftëtarin e UÇK-së, të qëndronte në të njëjtin vend , ai morri pjesë në tubume, protesta, demostrata, aksione; 3 %-in, ndihma humanitare, internacionalizimin e çëshjtes së Koosvës. Ai dinte fare mire se cilat aspekte të këtyre metodave luftarake alternativave duhet përdorë dhe kur ?
Teksa bisedoja unë me Agim Qelajn në sallën ku mbahej tubimi .., ai më tha Ramiz.. ? Pyete organizatorin se a ka roje të objektit. Qesha pakëz.., dhe ai më tha; Po po ..,po .., ti po qeshesh !, Por sot ne këtu jemi mbi 300 vetë, mjafton një eksploziv dhe ne të gjithë do të shkojmë.., unë duke qeshur i ktheva ku do të shkojmë .., Prapë me një zë të ultë më tha: Këtu jetojnë edhe armiq të përbetuar të popullit tonë.. Më impresionoi me gatishmërinë, dashamirësinë, ngrohtësinë e fjalëve të tij, enthusiazmin dhe vendosmërinë e tij për të shkuar në Shqipëri për formimin e një ushtrije.

Edhe këto momente kur i shkruaj këto rreshta më duket se Agim Qelën e kam përpara. Komandanti Agim Qelaj ka qënë dhe mbetet i vecantë për të gjithë ne. Emri i tij hyri në histori siq kanë hyrë edhe shumë emra të martirëve të rënë për çlirimin e Kosovës. Ai bën pjesë në ata emra që janë simbol epoke, që i dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. I falenderohem shumë atij burri i cili kurrë nuk e hidhëroi askend.., Kur dëgjova se në Rahovec në një luftë të pa parë, deri në atë kohë.., Agim Qelaj, marshonte me hapa gjigantë në luftë me armikun, i cili pësonte humbje. U gëzova. Agim Qelaj i ka dashur ushtarët më shumë se vehten, kështu po thonë sot ushtarët e Tij. Kurrë Komandanti ynë Agim Qelaj, nuk na ka thënë; shkoni në luftë. Por ai thonte: Unë para e ju pasë meje. Lajmin se miku e kolegu imë, gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare është vrarë në qytezën e Rahovecit ,na shqetësoi shumë. Mbeta i hutuar trupin tim e kapluan djersët dhe më dukej se po bisedoja me Agim Qelën. Vrasja e komandant colit dhe largimi nga kjo botë, na shqetësoi shumë jo vetëm mua, por të gjithë shqipëtarët. Kur flitet apo shkruhet për Gjeneral Major Agim Qelajn, njeriu duhet të ngritet në këmbë në shenjë nderimi e respektimi për atë kokë të aftë intelektuale e ushtarake. –Në botën e artit –ushtarak e luftarak ai gjithëmon do të jetë i pranishëm në mesin tonë për vite që vijnë e që shkojnë, ai do të jetë i pranishëm në mesin tonë për vite e vite, që vijnë e ikin. Agim Qelaj!

Prehu në PAQE

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen