Krishtlindja

Diaspora | admin | 25.12.11 | 21:42

Datat 24-25 Dhjetori,lindja e Jezuesit,është emituar nga kisha e hershme,që karakterizohet simboli për të dhënë mundësi të krishterëve që të përqendrohën në këto rituale dhe vepra të adhurimit,në përkujtim të lindjes së figurës qendrore të besimit të krishterë në Jezuesin. Krishtlindja lidhët më ditën e lindjes të Jezukrishtit,të adhuruar me miliona njerëz besimtarë në tërë botën.Kjo është festa më madhështore e besimtarëve të krishterë,në kujtim të kësaj figure të ndritshme të njerëzimit.

Lindja e Jezuesit

Perandori Romak,Cezari August,në atë kohë të lindjes së Krishtit,jep urdhër që të bëhët regjistrimi i popullsisë në qytetin e Palestinës,dhe ky urdhër ishte i prerë,që sëcili duhet të ishte në vendin e vet, për t’u regjistruar.Ky urdhër vlente edhe për Jozefin dhe Marinë,të cilët e kishin preardhjen prej Betlehemi,me ç’rast e zbatuan këtë urdhër,duke u larguar nga vendi ku gjindëshin. Kur arritën në Betlehem,këtu nuk gjetën vend ku të vendosën nga popullsija e dendur dhe u srehuan në një shpellë,ku barinjt e atij vendi e kishin vendosë bagëtinë.Në mes të kësaj nate ndodhi një mrekulli,por edhe një gëzim i pa pritur,kur lindi një foshnje,në mes të njerëzve dhe bagëtisë,sa që thuhet se,lindjen e kumtuan edhe yjët e qiellit,duke ndriquar atë vend ,i cili kishte shenja të errësirës dhe të përbuzjeve njerëzore.Në këtë lindje u gëzuan njerëzit ,por edhe barinjt,duke brohoritur:“Lindi shëlbuesi i njerëzimit“,lindi mbreti i judejve. Këtë lajm e ndëgjoi edhe HERODI,i cili ishte një njeri që nuk kishte ndjenja njerëzore,dhe për atë Mbretërija Romake,e zgjodhi në mbretërinë e vet,por me lindjen e Jezuesit e kaploi frika,se mbretëria e tij ,tani do të bie poshtë,i cili udhëroi tërë ushtrinë e tij,që ta kontrollonte tërë Betlehemin,dhe ta gjejë mbretin e vogël, që ta zhdukë.Urdhëri i Herodit u zbatua në mënyrë barbare,duke vra shumë fëmijë të tjerë të pa fajshëm,me qëllim që ndër ata gjindet edhe Jezuesi foshnje. Jozefi dhe Marija e kishin ndëgjuar këtë ngjarje dhe duhej të largoheshin sa më shpejt së bashku me foshnjen e vogël,që e kishin pagëzuar me emrin Jezus ,duke gjetë vendstrehim në Egjipt. Kështu filloi jeta e Jezuesit foshnje,ende pa e filluar veprimtarinë e vet,duke kaluar tortura e ndjekje nga barbarët e kohës.

Festimi i Krishtlindjes

„Krishtlindja“ festohet ndër popuj të krishterë në mënyra të ndryshme,por që kanë qëllimin e njejtë në zbatimin e ritualëve.Disa njerëz këtë festë e festojnë me familjet e veta,disa e festojnë në rrethe e shoqëri të ngushta familjare.Edhe në mërgatë kjo festë kremtohet në mënyrë madhështore,e cila i ka  përgaditjet e veta të veqanta,duke e përgaditë bredhin me stoli të lloj-llojshme,dhe ngjyra të ndritshme,njëherit bëhët edhe përgaditja e Betlehemit,vendi ku lindi Jezuesi foshnje.Si rutual tjetër ,për veq të tjerave,përgaditët edhe „Buzmi bujar“,apo „Buzmi i Kërshëndellave“,që zakonisht kjo traditë bëhët në familje dhe vende të lira,apo më mirë më thënë në vendlindje.

„Kërshëndellat“ janë festa e Krishtlindjes,që lidhet më këtë fenomen,dhe janë gërshëtimi i traditave tona,të cilat na përkujtojnë idilin tonë të fëmijërisë,ku përgaditët bredhi,që ka domëthënjën e një peme të qëndrueshme,sëcilës nuk i bien gjethët dimër,as verë,ashtu që edhe besimi ndër popuj të mos e ndryshojë ngjyrën e vet dhe besimin e tij,po sikur gjethi i bredhit.Përgaditja e Betlehemit bëhët,ashtu sikur Jezuesi që ka lind në grazhdin e bagëtive,si edhe ndezja e dritave të ndryeshme dhe qirinjve,që e kanë domëthënjën,sikur drita e yjëve që shëndrisin natën dhe bëjnë dritë kundra errësirës.“Kërshëndellat“ dhe „Buzmi bujar“,nuk janë gjë tjetër,vetëm lindja e Jezuesit prej verxhireshës Mari,i cili lindi i ngjajshëm si çdo foshnje tjetër në këtë botë,për të sjellë mirësinë,përvujtërinë,shpresën,dashurinë dhe jetën me begaditë e veta.

Tradita e buzmit të „Kërshëndellave“

Nga tradita e popullit shpjegohet se,në fund të dhjetorit bima e merr ngrohjen dhe lëngun e vet për tu ripërtëri.Nga kjo fillon ceremonija,dhe në këtë rast populli e merr një dru të njomë dhe e sjellë në shtëpi të vet,duke e vëndosë në zjarr,duke ndezë vetëm njërën anë të drurit,i cili bëhët në formën e kryqit,ku në anët e skajshme të tij,vendosen të gjitha llojet e drithnave dhe pijeve,më shpresë që ato të bëhën më shumë në vitët e ardhshme.Në mëngjesin e hershëm,së bashku me anëtarët e familjes dalim në kopësht,ku në dorë mbajmë drunjt e ndezur dhe i farkojmë më njri-tjetrin,duke shkakëtuar shkëndija zjarri dhe duke thënë: Sa gaca ,apo shkëndija bëhën,aq karrica ka,ose sa gaca,aq karrica,që do të thotë,“karrica“quhet një masë e drithit. Mandej bëhët ceremonija e prerjes së pemëve,ku njëri ndër anëtarët e familjes,e merr një sopatë dhe provon ti presë pemët,duke thënë: A bënë fryte,apo të preva,ndërsa tjetri thotë,mos e dëmto se,do të bënë fryte më shumë në tjetrin mot,e tjera. Ceremonija e buzmit e ka domëthënjën b u z a  e  m o t i t,apo fillimi i vitit,ku edhe ditët zgjatën,pothuaj se çdo gjë përtërihët,dhe krishtërimi këtë kohë e përkujton ditëlindjen e Jezuesit,si simbol i paqës dhe dashurisë njerëzore.

Nata plot me yje,qielli plot me dritë,

mbini një lule qiellore si bima e tokës,

njerëzit gëzohen,diçka zemrat i rritë

shëndriti një rreze që i jep dritë botës.

Mos pushoni e këndoni, ju o fëmijë !

Mos heshtëni, ju pleq e të rinj,

festoni e buzëqeshni me këngën e fëmisë

lindi Jezusi,mbreti i lumturisë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen