Organizimi i Festës se Krishtlindjeve ne formë internacionale

Diaspora | Zef Prenka | 29.12.11 | 19:17

Te marten me 27.12.2011, ne Martinsgemeindehaus, Nordbahnhofstraße 58 Stuttgart,u organizuan festat e krishtlindjeve nga qyteti i Stuttgartit. Ne këtë festë prezantuan shumë nacionalitete te shteteve te ndryeshme me programet kulturo-artistike si nacionalitetet : kosovarische, arabische, äthiopische, afghanische, eritreische, irakische, iranische, kurdische, schwäbische, dhe Romische.Mbrëmjen e begatoi Ansambli shqiptar “Pavarësia”,ku ne skenë prezantuan pikat e zgjedhura enkas për Krishtlindjet e këtj viti. Grupi i artistve shqiptar prezantuan, vallen me motive lirike “Laje ti moj goce,laje,”valle autoktone kosovare, e cila la mbresa të shikuesit. Pastaj Vallja e Drenicës, me koloritin e veshjes kombëtare dhe tingujt e ëmbel muzikal entuziazmuan publikun për duartrokitje te gjata frenetike. Kështu grupi i valltarëve, vite me radhë është bërë emer i njohur edhe për publikun gjerman ne Stuttgart. Grup ky i shoqates “Pavarësia”, me prezantimet e ndryeshme muzikore, dhe recitimin e embel, te cilin solli voglushja e shkollës shqipe Shkelqesa, ne gjuhen shqipe dhe gjermanishte la mbresa te kendëshme tek spektatori. Grupi i të rinjëve shqiptar, tash më i kualifikuar për prezantime të cilat mahnitin shikuesin, krijuan përshtypjen e spektatorit se festivali kosovar po punon me pasion dhe përkushtim, për t’i gershetuar dhe integruar kulturat kombëtare dhe internacionale  si ne qasje individuale po ashtu edhe grupore duke dëshmuar talentin e aftësinë, edhe ne koperimin me të gjithë qytetaret e artit dhe kultures pa dallim ngjyre, race dhe konfeksioni, ne aspektin dhe respektin ndërkulturor. Ne vazhdim të kësaj mbrëmje, këngëtari Besimi u paraqit me këngën e Gurbetit e këngë te tjera. Me rezultate shumë te mëdhaja dhe mirënjohje te pareshtura, Shoqata “Pavarësia” përmbylli aktivitetin e vet për këtë vit, duke u përshëndetur më t’pranishmit ne sallë, më urimin e vitit te Ri 2012 .Gëzuar shqiptar dhe përkrahës të shqiptarëve, ne tërë Globin !

Duke u ngjitur ne skenë

Vallja, laje ti moj goce laje

 

Vallja e Drenicës

 

Shkelqesa,vjershen- Gjuha Jonë

 

Veprimtaret e lemive te ndryeshme te bashkuar ne këtë festë

 

Valltaret e moshave te ndryeshme

 

 

 

 

 

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen