Pse Presidenti Rugova pëngon të gjallët edhe në amshim?

Diaspora | Dedë Preqi | 10.02.12 | 11:16

Madje,disa ndërtojnë iluzione të madhështisë së vet,duke degraduar rrezulltatët e të tjerëve, të cilat  i njeh dhe i pranon tërë bota demokratike,si parime të jetës dhe etikës së saj. Apatija e njerëzve të tillë  ngjallë reagime në opinionin e njerëzishëm ,veqenarisht atëherë kur njerëzve të mëdhenj dhe të ndershëm, tentohet të ç’ndërohen!…  Prandaj,ne shqiptarët kemi pak njerëz të mëdhenj dhe të ndershëm ,në krahasim me ata,të cilët janë vetëm njerëz…Por,shqiptarët duhët të ndjehën krenar me atë thesarë që kanë mbrenda dhe jashtë trojeve të veta. Shqiptarët sot,ndjehën edhe më të fortë me dy shtete të pavarura,të cilat synojnë të integrohen së shpejti në familjen Evropiane.Duke iu referuar Pamvarësisë së këtyre dy shtetëve,ishte një udhë e gjatë dhe e mundimshme,me plot lufta dhe sakrifica të popullit dhe udhërrëfyesve të kombit,siq ishin Ismail Qemali me shumë shokë të tjerë,që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë,ashtu edhe Ibrahim Rugova me  shokë, që projektuan Pavarësinë e Kosovës,të cilët nuk duhet harruar,të cilë nuk duhet nënqmuar,por duhet ti përkujtojmë dhe nderojmë gjithmonë.

rrezore.com

Emrin e Presidentit Rugova e mësoi shumë herët  bota demokratike ,dhe emrin e tij e çmuan njerëzit e lirisë,të demokracisë dhe paqës njerëzore,pa dallime partiake dhe racore. Lëvizja rugoviane ishte një koncept shkencor dhe historik i lëvizjes së shqiptarëve për liri dhe pavarësi,e cila e mundi një regjim të egër sllavo-komunist, duke e ngjallë njëherit edhe identitetin kombëtarë.Presidenti historik Ibrahim Rugova,ishte ideator i shkëlqyer i  projekteve demokratike,për çlirimin e Kosovës nga çfarosja e regjimit fashist  serb,duke fituar besimin nga shumë shtete të fuqishme,veqanarisht me SHBA-të, e cila i printe një fuqie  të madhe të botës ,që e quanin NATO,e që ishte i vetmi faktor ,për ta zbutë egërsirën serbe,dhe për  ta larguar një ditë nga Kosova. Sot i kemi borxh gjithë shqiptarët këtij burri të madh të kombit,jo që t‘ia kthejmë

rrezore.com

Presidetit Rugova pamjen e viganit,apo madhështinë që kishte për Kosovën,por këtij burri të madh të kombit,mos t’ia humbim dhe mohojmë vlerat universale.Dhe në shenjë nderimi e respekti , kur ti shkojmë te varri me një tubë lule,ti thëmi burrnisht se,mburrëmi me veprën tënde,dhe je i pa vdekshëm,edhe pse disa njerëz po tentojnë të luajnë me fotografinë tënde.Këta njerëz,populli shqiptar i quan ndryeshe „njerëz me dy fytyra“,apo kjo është një pjellë egoiste,duke hudhur baltë në historinë e lavdishme kombëtare,e cila e vënë në dyshim një popull,një kulturë në një shtet të ri,i cili në rrethana të krijuara edhe sot e kësaj dite po atakohet dhe ballafaqohet me kundërshtarë të mbrendshëm dhe të jashtëm,që po e pengojnë zhvillimin e gjithmbarshëm në Kosovë.Nuk është hera e parë që po bëhët një farë lloj politike me fotografitë e legjendave të Kombit,ndoshta dikujna ky gjest i turpshëm po i bëhët shprehi,por duhet kuptuar në rend të parë se këto gjëra janë shumë të ndieshme,të cilat kërkojnë vëmendje te organët përkatëse, të cilat mund të krijojnë një kaos në opinion dhe më gjërë,sepse populli e humbë besimin në pushtetin e vendit,dhe disponimi i popullit ka përqëllim kushtët ,të cilat i mbrojnë interesat e gjithmbarshme të vendit,dhe jo interesat individuale,klanore dhe ato partiake. Përndryshe,deri këtu,nuk është diçka normale në shoqërinë demokratike kosovare. Është edhe më e pa kuptimtë për ata të cilët e mbrojnë dhe i besojnë kësaj politike,apo japin vlerësime pozitive,në emër të partive apo individëve ,të cilët e dyfishojnë krizën e një vendi dhe shoqërije në tërësi,duke pasë para syve dhe hundëve tona një politikë tjetër,e cila ka nevojë të trajtohet ditë e natë,për deri sa nuk jemi ende të çliruar nga politika serbe në veri të Mitrovicës . Historija e jonë e lavdishme ka lënë emra të mëdhenj ,me të cilët duhet të krenohemi dhe ti tregojmë brezit të ri,dhe ti bindim ata se,si duhet të formohet ndërgjegja kombëtare. Apo,Gjergj Kastrioti-Skënderbe,Nënë Tereza,Adem Jashari,Ibrahim Rugovë dhe shumë të tjerë legjenda  kombëtare,nuk mundëmi më asgjë ti krahasojmë,apo ti shëndërrojmë,sepse janë emblema kombëtare të pa prekshme dhe të pa tjetërsueshme.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen