Dr. Ali Berisha dhe Dr. Pal Lekaj heronjë të luftës, ndërtues të paqes

OP-ED | Zef Prenka | 14.11.13 | 20:34

Në vitet e rënda të okupimit serbomadh në kohën kur luftohej për jetë a vdekje përballë aparteidit dhe gjenocidit serbomadh dhe kur të tjerët bënin sehir rrinin indiferentë karshi zhvillimeve politike-kombëtare kundër okupatorit serbë njerëz me bagazh moral,kombëtar dhe profesional si Ali Berisha ,Pal Lekaj e veprimtari i madh kombëtar Smajl Shala ishin pranë popullates në cdo aspekt dhe meritojnë respekt të madh,sepse organizuan jetën shtetin paralel me punë jo më llafe të kota në shendetsi,sport në arsim përballë dhunes serbe nuk u ndalen kurrë .

ali berisha

Ali berisha

Dr .Aliu mjeku i nderuar i SHB Nëna Tëreze nga 1989-1999 ,pas lufte dha kontribut të madh kudo në Lug të Baranit nga Nepolja në zonat e luftës kurdo ishte pranë popullit në cdo orë të ditës dhe natës me nder dhe zell të madh prej patrioti pa asnjë kompensim material .Meritat më të mëdha për organizimin politiko-ushtarak të kohës i ka pa asnjë dyshim profesori i historisë patrioti e veprimtari i palodhur ish i burgosuri politik Smajl Shala nga Barani i Pejës i cili me terë familjen dha kontribut kolosal në organizimet e tilla ,madje me dr .Aliun e shumë të tjerë dhanë kontribut edhe në pajtim të gjaqeve dhe për UÇK-në si dhe me vite tëra si një tandem i mirë ndihmuan edhe qindra familje minatorësh në Vushtrri dhe Mitrovicë andaj janë heronjë të gjallë .Ali Berisha ka punuar për Pejën me rrethinë ka ndryshime të kapshme madje për replikë ndaj disa dashakëqinjëve me shumë është investuar në qytet se në fshat ,Aliu është njëri me vlera dhe kurrë nuk ka berë dallime të tilla të ulta dhe neveritse madje stafi i tij shumica nga qyteti janë ,ka punuar mjaft ka pas edhe donacione por edhe ndihmë nga qeveria THAÇI ,dhe tani në koalicion me degën e PDK në Pejë fitorja e vlerave të luftës dhe paqes do jetë bindese dhe Gazi e LDK do pësojnë debakel fiasko politike .
Kontributi i Ali Berishës në luftë si mjekë-përgjegjës për ZOD të Ramush Haradinajit është madheshtor ,në shpëtimin e shumë jetëve dhe ka një nip dëshmor studentin Islam Berisha i renë deshmorë me 25 maj të vitit 1999 në kodër të Bucanit me dëshmorët Ardian Këlmendi best online casino ,Muharrem Këlmendin dhe vullnetarin e UÇK-së nga Gjermania Fetah Selca pra doktori i dha vendit shumë meriton votën tonë edhe për një mandat .

pal lekaj

Pal Lekaj

Një tjetër figurë emblematike e luftës së UÇK-së është edhe Dr.Pal Lekaj nga Novosella e Gjakovës një humanist imadh ,një patriot i madh një familje me taban kombëtar .Pali dha kontribut të madh në UÇK -si me pushkë ashtu edhe me detyrën e mjekut aq shumë të nevojshëm në luftën antipushtuese ishte kudo në Dushkajë ,Gjakovë ,Has Pashtrik .
Pal Lekaj ka qenë nxënesi i veteranit të arsimit dhe ish Komandantit të UÇK-së Sadri Selca ka qenë shembullor gjithë jetën e tij në jetë dhe punë ,familja e tij ka dhenë qindra mijëra euro për bamirësi luftë ,për xhamia dhe kisha për botim librash për art dhe sport pasi vëllezërit e Palit janë afaristë me nam në Rovinji të Kroacisë .
Pali për hir dashurisë tij ndaj qytetit të Gjakovës me rrethinë ka pranuar hyjë në garë dhe ka 6 vite që ka berë revolucion për mirë në Gjakovë ato shihen vetëm miopi nuk i pranon ,papunesinë migrimin nuk mund ta ndal qeveria e lere një kryetar komune andaj akuzat e kota të Mimoza Kusarit kësaj kukulle nuk pinë dot ujë .Pali do ta përmbyes në balotazhë rezultatin dhe do dal faqëbardhë pasi ka aftësi ,vullnet ,tru ndershmëri këtij vendi ika jep cdo gjë ,për dallim nga Kusari që Gjakoves një cent ndihmë nuk ja ka sjellur madje as si zyrtare qeveritare por kjo ka nxitur urrejtje palidhje sociale fshat-qytet në cdo debat tv Pali ishte superior karshi kukulles sexi Mimoza Kusarit të magnatit shqiptaro-rus Pacollit .Vazhdojmë me Aliun ,Palin me vlerat kombëtare shqiptare e europiane .

Autori i shkrimit:

erald

Erald Selca

ERALD SELCA

I lindur me 29.07.1980 në Gjakovë, me prejardhje nga Barani i Pejës. Është jurist. Ka të  kryer akademinë ushtarake në Tiranë dhe atë policore në Vushtrri. Ka punuar me vite në burgjet e Kosoves – shërbim korrektues. Është ish ushtar i tre luftrave çlirimtare, familjar dëshmori. Ka të botuar qindra shkrime nga viti 1997 – shtyp ilegal dhe i kohës. Është njëri nga themeluesit e PDK-së. Përkrahës i bashkimit kombëtar dhe analist. Jeton në Prishtinë.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen