Ku qëndron kuptimi i jetës në shoqërinë tonë ?

Diaspora | Dedë Preqi | 22.02.12 | 11:24

Apo, jeta nuk është vetëm një fenomen, e cila na bënë të lumtur në një moment të shkurtër, kur kemi  me ngrënë dhe me pi, dhe ajo  zhduket  dikund tjetër, te ata ,të cilët dinë ta vjedhin jetën ,te ata të cilët kanë fuqi ta përvetësojnë atë,duke i grabitë burimet e saja dhe djersën e tjerëve.

Jeta është sfidë e gjithë shoqërisë njerëzore, e cila nuk i jep kuptim vetëm jetës së një klani shoqërorë të pasur, por kuptimin e saj e përbëjnë edhe shtresat tjera,për faktin se, rrezikohet një shoqëri e tërë njerëzore.

Jeta e ka edhe kuptimin e jetës së lirë njerëzore, jetë kuptojmë edhe qytetërimin njerëzorë, jetë është edhe vepra e mirë njerëzore,por jetë nuk është ajo, e cila e ka historinë e vet të hidhur,dhe merr vetëm frymë, sa për ti thënë vetëm jetë.

-Jeta në shoqërinë tonë kosovare-

Si është e mundur ta kuptojmë jetën normale në shoqërinë tonë kosovare,nëse ajo nuk trajtohet e njëjtë në shoqërinë tonë, kur një pjesë e shoqërisë jeton në kushte luksoze, së cilës nuk i mungon as një qime floku, ndërsa ana tjetër shoqërore ,vetëm merr frymë ,sa për të mbetë gjallë,edhe në këto kushte klimatike të dimrit të ftohë,të cilëve u mungon edhe qatija mbi kokë.

Si mundëmi të gjejmë shprehje dhe ti bindim fëmijët e këtij rrethi skamnor,se jemi një shoqëri e njejtë kosovare,kur këta fëmijë me prindërit e tyre jetojnë në baraka dërrasash dhe hekuri,gjatë këtyre ditëve të ftohta ,të cilët jetojnë vetëm në mëshirën e kohës,duke ëndërruar  se një ditë do të vie pranvera me rreze të ngrohta,që të vokën edhe shpresat e tyre.

A janë të njejtë me ata njerëz të Parlamentit tonë, që  krekosen sot, se e  kanë komanduar Luftën çlirimtare dje,ku prej të cilëve vetëm një ka shenja të fytyrës, të gjymtuar nga lufta, të tjerët janë si molla, ndërsa të tjerët që kanë lënë  gjymtyrët e tyre në luftë,për çlirimin e atdheut,dhe sot janë të pa punë,të cilët bëjnë një jetë të pa kuptimtë, me një përkujdesje të vogël simbolike të ndihmave sociale. Ku qëndron kuptimi i jetës për këtë kategori shoqërore ,e cila lihet anash si kategori e dytë, nga diferencimi i njerëzve në pushtet, të cilët arritën për një kohë të shkurtër të bëhën milionera.

Duhet ta shikojmë jetën në mënyrë reale dhe për hirë të fëmijëve ,të cilët janë engjuj, nuk dinë se çka trillon politika dhe partitë politike,dhe jeta e tyre të trajtohet  pa shqetësime, të rritën  të njëjtë si gjithë fëmijët e botës të vendeve tjera të lira dhe demokratike. Sot, jetojmë në një epokë tjetër,nuk duhet ta quajmë epokë të mjerimit njerëzor,sepse zhvillimet teknike i kanë ndryshuar kushtet në shoqërinë bashkëkohore, ndonse edhe para zotit jemi të njëjtë, edhe pse nganjëherë të shkon mendja se,edhe zoti po bënë dallime në mes njerëzve, dhe po i ndihmon të tjerët të pasurohen në kurriz të tjetrit !!!.

Populli shqiptarë i Kosovës ka menduar se pas çlirimit nga agresori serb ,dhe me pavarësinë e vendit, nuk do të ketë halle dhe probleme,por as  parajsë ,apo xhenet,që të arrihet ndërtimi i vendit pa punë ,dhe gjërat të ndryshojnë me një shkop magjik,por ka mendue se në Kosovën e lirë dhe demokratike, do të kemi një balanc të jetës së organizuar në harmoni me ligjet e Kushtetutës së vendit, e cila do ta realizojë funkcionin e vet  në mënyrë të barabartë në gjithë shoqërinë kosovare ,pa i cenuar të drejtat e njërit,apo tjetrit.

Populli shqiptarë i Kosovës përjetoi të gjitha nënçmimët,maltretimet e vrasjet  psiqike,që ishin më të rëndat në jetën e tyre,ku edhe sot këta njerëz jetojnë me trauma,por nuk do të thotë të jetojmë vetëm me kujtimet e së kaluarës, kur sot, e kemi përpara një rini të shëndoshë, një rini të çmuashme, të cilën na kanë lakmi rajoni dhe bota.

Mirëpo, kjo rini kosovare,kërkon mbrojtje,kërkon shkollim,kërkon përkujdesje nga shteti,kërkon punë dhe mirëkuptim ndaj tyre,që mos të devijojnë ,apo të boshatisin vendin ,duke lakmuar një vend më të mirë se vendi i tyre.

Pakënaqësitë e popullit janë dëshmi reale,që  ankohën për problemet e tyre ekonomike,sociale dhe shëndetësore, dhe përditë  ballafaqohen më shumë probleme tjera elementare  të jetës ,për ta siguruar vetëm ekzistencën,si kusht i jetës.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen