Elena Përlaska-Kqira- „Buzëqeshje e thyer“

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 21.03.14 | 18:07

Elena Perlaska-Kqira

Buzëqeshje e thyer

Pika loti bien në faqe
dhe thyen heshtjen e plandosur
në muret e vjetra

Ëndrra e kahmotshme
ka humbur kepin e shpresës
në labirintin e sfidave të jetës

Vuajtja në reminishencë
thyen pa mëshirë
buzëqeshjen e ëmbël

Mbyllja brenda unit
mbërthehet
në sarkofagun e misterit

Enigmat e jetës së brishtë
përshkohen
nga buzëqeshjet e hidhura

Dëshira e mbyllur në zemër
mbetet
vetëm ëndërr në sirtar.

 

 

Bie shi

Dhe përsëri, bie shi! Rrebesh!
Ti afrohesh ngadalë e unë heshtë – heshtja na mbulon
Vetmia, si dy fletë, në udhëtim na dërgon
Në një vend të çoroditur.

Dhe nëse shkatërrohen të gjitha rrezet e diellit,
Më beso se nuk do ta humbë dritën,
Syri yt është i ndezur dritë.

Zjarri ndizet brenda në mua,
Dhe unë sot kam më shumë lot gëzimi,
Se sa pika shiu që bien rrebesh.

 
Shiqimi

Më shikon me sytë si Deti
Me buzëqeshë si qielli i kaltër
Dhe me benë aq të lumtur
Sa s’ka gjuhë që mund ta thotë

Tash unë shoh qiellin si hapet
Që deri sot mbulonin retë
Dhe lëshon rrezet e ndritshme
Si dy sytë e tu të blertë

Unë i heshtur e hap Zemrën
Që të shohësh fshehtësitë ti
Edhe dhembjet se si treten
Dhe gëzimin që brenda hynë

 

 

Të bashkuar

Në një bashkohen qielli dhe toka
Në natën e zhveshur

Në një bashkohen pyetja dhe përgjigjja
Në puthjet tona

Në një bashkohemi unë dhe ti.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen