Tetë poetë shqiptarë në një antologji të përbashkët

Diaspora | Zef Prenka | 10.04.12 | 20:26

Etja e fjalës shqipe për liri dhe dashuri defilon edhe në një antologji e re letrare “Setea cuvintelor-Etja e fjalëve”, botim i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksisë së revistës Shqiptari. Në kuadrin e këtij albumi antologjik, interesat e mëdha të përjetësisë i përfaqëson  rëndësia e një misioni fisnik që afron vlera, gjuhë, vende, kultura e popuj. Librit i paraprinnjë parathënie briliante e poetit shqiptar Visar Zhiti. Redaktor i kësaj vepre ësht Dr. Luan Topçiu, ndërsa ideja e një botimi të këtillë i përket Vitore Lekës dhe Mardena Kelmendit. As vetë nuk e dimë numrin e saktë të antologjive të përbashkëta, por e dimë se ato prezantohen me respekt dhe dinjitet, edhe në shtypin e shtypur dhe elektronik të Bukureshtit dhe provincës.

Ndoshta kemi qenë subjektiv që në faqet e tyre defilojnë më shumë krijues nga Kosova e diaspora, se sa nga Shqipëria, por kjo nuk prish punë, sepse Kosova është koka e Shqipërisë, edhepse, për fat të keq, që të dy vendet kanë nga një kryeqendër që ta përkujtojnë prishjen dhe tiraninë (Prishtina dhe Tirana), dy kryeqendra që shkëlqejnë me vlera letrare e kombëtare, me institucione kulturore, me minsitri e qeveri që duhet t’i drejtojnë antenat e admirimit edhe nga Bukureshtit historik. Pse? Sepse europarlamentarët rumunë këto ditë votuan pro pavarësisë së Kosovës në Parlamentin Europian, por ky është një subjekt tjetër që pason ta trajtojmë.

Të jesh poet i vërtetë don të thotë të ndjesh, dhe të gjithë ata që defilojnë në faqet e kësaja vepre, dëshmojnë se dinë të ndjejnë, të shkruajnë dhe të befasojnë. Në faqet e këtij libri, për fat të mirë defilon edhe një numër krijuesish rumunë e shqiptarë, edhe nga qendrat e tjera shqiptare, si dhe nga diaspora e mërgimit tonë të përkohshëm. Tetë krijues rumunë, dhe tetë autorë shqiptarë. Është hera e parë, kur në një vepër të këtillë, përveç poetëve, botohen edhe disa prozatorë (Mariana Braescu me një tregim mbi një “arnaut”, dhe Beqë Lokaj me një fragment nga romani Amaneti i Gjyshit). Çdo autor ka vlera specifike, sidomos Skënder Hoxha dhe Dan Angjelesku, Dedë Preqi dhe Ioana Trika, Adem Zaplluzha dhe Dorina Brëndusha Landen, Sadik Përvetica dhe Xheorxhe Grigore, Veli Veliu dhe Gabriel Bicuna, Joan Roshka dhe Imri Trena, Fadil Curri dhe Xheorxhe Peagu.

Njërin nga autorët prezentë e befasojnë vargjet e disa krijuesve që flasin me gjuhën e shpirtit, që përfaqësojnë një mendim të përbashkët, që ngërthejnë një imagjinatë të bujshme: „Derisa e harroj vetëveten“ (Ioana Trica). Apo ato të disa poetëve tjerë: „Ishte si një kohë e shkëputur prej meje“; „Po e mas dashurinë, madje edhe jetën me butësi“; „Dua të të bëj të ndriçosh si yjet“; „Nëse me kohën s’hapëron, ajo merr kahjen pa timon“; „Notoj në shkëlqimin e shpirtit tënd“; „Mos mendo se njeriu nuk vuan! Por unë prapseprap mbeta njeri“, etj. Sipas një autori tjetër (George Grigore), kjo vepër bilingve të josh që nga paskopertina me motton e Visar Zhitit: „Teksa shpërndahemi, vendtakim kemi poezinë”, një album miqësie që tubon krijues të përbashkët, poetët rumunë me vargje në gjuhën shqipe, dhe shqiptarët me vargje në gjuhën rumune, madje edhe në gjuhën amtare.

Poetet shqiptar

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen