Mbahen “Takimet e Gjeçovit 2012”

OP-ED | admin | 12.04.12 | 18:30

Miradije Gashi,

Informon:

 

 

Në Zym të Hasit, më 14 prill

 

Mbahen “Takimet e Gjeçovit 2012”

 

Takimet e Gjeqovitrrezore.com

Në këtë manifestim, që mbahet për të 41-tën herë me radhe, shënohet 100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, pastaj zbulohet obelisku kushtuar 310-vjetorit të strehimit të ipeshkvëve të Shkupit në Zym të Hasit. Si zakonisht jepën edhe çmimet: Unaza e Katarina Josipit, si dhe plaketat “Pena e Pjetër Bogdanit”, “Pena e Shtjefën Gjeçovit” dhe “Pena e Anton Pashkut”

 

Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, ditën e shtunë, më 14 prill të këtij viti, në orën 10, mbahet edicioni i dyzetenjëti me radhë i manifestimit tradicional letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”. Me atë rast së pari mbahet meshë kushtuar Atë Shtjefën Gjeçovit, kurse në orën 11 zbulohet obelisku “310-vjetori i strehimit të ipeshkvëve të Ipeshkvisë së Shkupit në Zym të Hasit – imzot Pjetër Karagiqi (1702-1727), imzot Mihill Suma (1727-1743) dhe imzot Gjon Nikollë Kazazit (1743-1752)”.

takimet e gjeqovit

Po ashtu, në këtë manifestim sivjet shënohet edhe 100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Si zakonisht mbahet “Ora letrare ‘Anton Pashku”, ku krijimet e tyre pritet t’i lexojnë poetët (Edi Shukriu, Halil Matoshi, Jonuz Fetahaj, Gjon Gjergjaj, Resul Shabani, Basri Çapriqi, Mustafa Spahiu, Hajdar Mallakaj, Ndue Ukaj, Fatime Ahmeti, Ramadan Mehmeti, etj.) nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe diaspora shqiptare.

Në vazhdim, sikurse edhe herave të tjera, organizatori do të ndaj çmimet “Unaza e Katarina Josipit”, pastaj ndahen plaketat “Pena e Pjetër Bogdanit”, “Pena e Shtjefën Gjeçovit” dhe “Pena e Anton Pashkut”.

Në kuadër të këtij manifestimi hapet edhe ekspozita figurative e Kurbine Çollakut, si dhe shfaqet një program i begatë kulturo-artistik i SHKA “Katarina Josipi” të Zymit.

Do përmendur se organizatorët si edhe herave të tjera kanë botuar almanakun e manifestimit të kaluar “Takimet e Gjeçovit 2011”.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen