Masakra e Mejës dhe Korenicës ishte e dyta pas Srebrenicës

Diaspora | Dedë Preqi | 28.04.12 | 07:01

Kjo  pjesë e errët dhe e dhimbshme e historisë shqiptare, dhe shumë të tjera, ishin qëndrimet e një sistemi fashist, i cili kishte për qëllim dëbimin dhe ç’farosjen e popullit shqiptarë nga trojet e tyre, për ta kolonizue me sllav dhe riokupue Kosovën në përgjithsi. Kjo masakër makabre e një terrori barbarë serb ,që u bë në Kosovë, ishte pothuaj  e ngjajshme me masakrat në Bosnje, e veqanarisht të Srebrenicës, ku gjetën vdekjen 83OO burra civil të pafajshëm.

Edhe pse kaluan disa vjet nga kjo masakër,27 prilli risjellë kujtime të tmershme ,që ka kryer fashizmi serb ndaj popullatës shqiptare, nën udhëheqjen e Millosheviqit dhe shumë bashkëpunëtorëve të tij kriminel. Masakren e Mejës dhe Korenicës e kryen, përveq grupeve të ndryeshme kriminale, ishin edhe fqinjët e maskuar serbo-malazez, të cilët ekzekutuan afro 500 civil shqiptarë,ndër ta,pleq,grad he fëmijë,si edhe  377 burra të pa fajshëm dhe të pa armatosur , dhe pas masakres, i ngarkuan kufomat në kamiona,duke i dërguar dhe fshehur dikund në lokacionet e Serbisë, për ti humbur gjurmët e krimit.

Sa herë që kujtojmë këtë masakër të dhimbshme të Mejës dhe Korenicës, kujtojmë edhe masakrat tjera të rënda, që janë bërë në gjithë teritorin e Kosovës, duke rënë me qindra mija martirë të kombit, po sikur në vijën e parë të frontit, ballë përballë me armikun shekullor serb, i cili nuk kurseu as fëmijët në bark të nënës shqiptare.Pothuaj se tërë Kosova, ashtu edhe qyteti i Gjakovës, në atë kohë ishte tërësisht i okupuar dhe i rrethuar me kriminel të regjimit fashizoid serb, ndërsa kolonat e njerëzve të afro 15 fshatrave të rrethit të Gjakovës,kalonin nëpër Meje dhe Korenicë, ku aty ndaheshin burrat në njërën anë për tu ekzekutuar, ndërsa femrat në anën tjetër për ti ç‘njerëzuar. Përjetimi i kësaj masakre është tmeruese, sa qe rrallëkush e ka përjetuar fatin të shpëtojë kësaj tregjedije që prekte thellësitë e vuajtjeve të shpirtit.

Nga gjithë kjo golgotë  mund të kuptojmë se ekzistojnë vetëm dy raca njerëzore në këtë botë, raca e njeriut „engjull“, dhe raca e njeriut „satan“, ose përbindësh,gjakpirës,demon, që do më thënë, në këtë grup bënë pjesë raca  pa ndjenja njerëzore. Shqiptarët u dëbuan, u masakruan, u malltertuan,u burgosën dhe gjithçka që është më ç’njerëzore nga regjimi serb, vetëm se synuan ta ndërtojnë lirinë dhe demokracinë e vet në vendin e vet, si çdo popull i lirë në botë. Jeta nën robërinë e regjimit serb ishte jetë e qenjës jonjerëzore, e cila e shqyente shpirtin e njeriut dhe ekspozonte thellësitë e saj. Dikur vonë, ky tmer e shqetësoi  Bashkësinë Ndërkombëtare dhe botën mbarë,kur forcat aleate të NATO-s, në krye me SHBA-të, bënë aktin më human në historinë njerëzore, duke e mbrojtë nga asgjësimi total një popull të pafajshëm.

Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga kjo tragjedi e tmershme në Meje dhe Korenicë të Gjakovës, populli shqiptarë nuk mund ti harron lehtë këto storie të rënda, nga memoria e vet. Shumë familje dhe të afërm të viktimave presin akoma identifikimin e kufomave, që ti përcjellin në banesën e tyre të fundit, por janë edhe 1800 kufoma të tjera nga tërë Kosova, që Serbija nuk i ka kthye në atdheun e tyre, të cilat i mbanë peng, për të përfituar poena politike nga BE-ja. Siq thotë në një intervistë prof.Engjëll I.Berisha: „Ndonse e kemi menduar vrasjen nga armiqtë , por kurrë nuk e kemi menduar zhdukjen e kufomave“. Martirëve të rënë në këtë masakër, iu është ngritur Qendra Përkujtimore e 27 Prillit,në fshatin Meje të Gjakovës, në shenjë përkujtimi dhe respekti, e cila quhet Lëndina e Pikëllimit.

Kjo Lëndinë pikëlluese, jo vetëm e këtyre trevave të Gjakovës, por është një Lëndinë pikëlluese e mbarë kombit shqiptarë, e cila ka edhe simbolikën e vet kombëtare, së bashku me tolerancën ndërfetare ,ku në këtë lëndinë janë të varrosur  katolik dhe musliman shqiptarë, që do të thotë, se edhe për së gjalli, edhe për së vdekuri nuk mundet të na ndajë askush. Edhe pas kaq vitësh të këtyre masakrave, kriminelet serb janë ende të pa arrestuar, të cilët jetojnë dhe shetisin të lirë kudo. Bashkësija Ndërkombëtare, në vend që ti bëjë presion Serbisë dhe për ti arrestuar kriminelët, Brukseli e „ndëshkoi“ me liberalizimin e vizave, njëherit po ia jep edhe kartonin e gjelbërt për tu anëtarësuar së shpejti në Evropë. Mes kësaj masakre në Meje dhe Korenicë, në Kosovë kishte dhe shumë masakra të tjera, të cilat i shkakëtoi regjimi serb, nën pretekst se ky popull është terrorist dhe nuk e meriton ta administrojë vendin e vet, duke e hedhur idenë se kurrë nuk do të bëhët shtet i lirë demokratik dhe i pavarur. Përgjegjësit e këtyre masakrave dhe të tjera,të cilat i muarën jetët e pafajshme të njerëzve në Kosovë dhe gjetiu,  nëse nuk i ndëshkon ligji dhe drejtësia njerëzore,duhet të besojmë në faktin, se do ti ndëshkoi një ditë ligji i Zotit.

Masakra e Mejes

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen