Augustin Përgega dhe Mal Myrtaj ekspozojnë në Singen

OP-ED | admin | 02.07.12 | 20:12

image de l'articleDy artistët shqiptarë nga Kosova që jetojnë në Gjermani, skulptori akademik Mal Myrtaj dhe piktori Augustin Përgega do të hapin sot një ekspozitë arti në Singen të Gjermanisë. Tema e ekspozitës është: “Forma & Ngjyra”.

Augustin Përgega, i cili punon në disenjim për prodhuesin e çokoladës Hohentwiel Schokolade schoko.politan. punimet e tij në pikturë kapin një gamë të gjerë nga realistja deri te abstraktja.

Përgegaj është i lindur në Gjakovë në vitin 1972 dhe jeton në Singen nga viti 1997.

Ndërsa artisti i njohur Mal Myrtaj, skulptor akademik, veprat e tij i krijon në disa materiale, kryesisht në mermer dhe në bronzë. Skulpturat e tij janë të lëmuara, të ftohta dhe prej tyre shpërthen një energji enorme dhe vullnet kreativ, i cili idetë e tij për skulpturën i bën realitet në krijimet prej guri.

Myrtaj është i lindur në vitin 1953 në Pejë dhe jeton prej vitesh në Singen, Gjermani.

Hapja e ekspozitës është bërë, më 29 qershor dhe ajo do të qëndrojë e haapur deri më 2 tetor 2012.

Adresa: schoko.politano, Hegaustrasse 18
78224 Singen
Tel: 07731 – 7908 73

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen