Xhenc Bezhi – poezi për Mark Avdyl Ndrejaj

Diaspora, Këndi poetik | Xhenc Bezhi | 16.04.14 | 23:06

MARK AVDYL NREJAJ

Më thanë se burri
që një jetë
qëndroi vertikal si flakadan
e s’u tund kurrë
nga vendi e fjala
me sa rrokulliset guri i madh
i ngulun në dhe,
sot u shndërrue në shkamb;
ku brezat do t’përkulen
e do mësojnë
si duhet dashtë
ky i shtrenjti Atdhe

Nanat djemve n‘djepa
ninulla kur t’ju këndojnë,
të bahen t’urtë,
e trima si rrufeja
dotë dëshirojnë,
të bahen si Ti Mark Avdyl Nrejaj.

Te ai çinarin i madh
në kodër të Ramocit
ku vendose flamurin;
aty do të vendoset
edhe plisi Yt i bardhë,
bashkë me shaminë e trimnisë.
Aty do të këndojmë
himne lavdie
derës se flamurtarit
të vërtet,
si Ti duhet
me u kanë heroi,
se ndryshe s’mund të jetë.

Nga Xhenc Bezhi
13.12 2013

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen