Xhihadistëve shqiptarë në shërbim të „Allahut“ ,apo të agjenturave të huaja !

Analiza & Komente | Rrezore | 04.05.14 | 18:51

Nga Asllan Dibrani
Burimet informative lokale dhe ndërkombëtare japin informata se shqiptarët po vdesin dhe vriten në luftën e Sirisë. Nga burimet diplomatike janë identifikuar pos vendaseve nga Shqipëria ,Kosova dhe shtetet ballkanike ku jetojnë shqiptarët , viktimë e propagandës dhe agjenturave të huaja kanë rënë edhe shqiptaret që jetojnë në vendet perëndimore . Në aksionin për ta luftuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad në Siri , lind pyetje apo shkojnë këto viktima në emër të „Allahut “ apo agjenturave të huaja për të arritur parajsën duke vrare fëmijë , gra e burra të pafajshëm në Siri?. Për interesat e tyre po zhvlerësohet qenia kombëtare . Nga shpëlarja e trurit qe ju ka bere këtyre te rinjve nga literatura e rrejshme , propagandistike dhe antikombëtare po e cenojne imazhin tone ndërkombëtar .Siria, vetëm gjatë këtij viti, mori jetën e dhjetëra shqiptarëve. Shkuarjet e tyre për të luftuar në Siri, po komentohen në mënyra të ndryshme, kush për „Allah“ e kush për para. Te vritesh për para ,ka shumë kuptime! Them se njeriut i imponohen, punë të rrezikshme profesionale siç është thellësia e xeheroreve. Në hyrje të portës shkruan qe rrezikun e ke çdo moment ! Nga njëherë varfëria e obligon njeriun të bëjë punë që luan edhe jeta, por aty ku ka nder, respekt dhe ligj i natyrës profesionale ,ka një logjikë qe i dhimbsesh gjithkujt . Por t’ja marrësh jetën e dikujt duhet të mbështet ligji e jo krimi. Të vrasësh, apo të vdesësh si kriminel dhe ta shpallesh dikë se shkoj shehid, këtë e bëjnë kriminelët e kohës së ligjeve demokratike!?. Kjo është një propagandë e imagjinuar nga ideologji të kalbura fetare nga hoxhallarë qe i nëpërkëmbin shtetet tona. Të vdesësh në emër të „Allahut“ në gjuhën e këtyre hipokritëve , apo në gjuhen shqipe në emër të zotit , është shpifja e shekullit. Nga kjo del një botëkuptim i plotë se fajet dhe barra kryesore do të mbete mbi qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës që lejuan krimin e tyre me përmasa aq brutale .Këto ditë siç duket ju ka rënë ne mend me ndonjë vërejte ndërkombëtare, apo amerikane organeve tona? Pakëz kanë bërë një lëvizje sado pak të ndalimit të këtyre krimeve të këtij fenomeni siç ndodhi me Interpol Tirana që ka ekzekutuar vendimin e dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kërkimin ndërkombëtar të 4 xhihadistëve shqiptarë në Siri.

Flet arresti u lëshuar për Almir Daci, Shkëlzen Dumani, Mehdi Manallari dhe Shyqyri Kaca akuzohen për nxitje dhe organizim të rrjetit të rekrutimeve të besimtarëve mysliman në Shqipëri për të luftuar në Siri.

Krimet e Rënda kanë arrestuar 9 persona dhe 4 u shpallën në kërkim. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thuhet se grupi i rekrutimeve drejtohej nga imami i xhamisë së “Unazës së Re”, Genci Balla dhe imami i xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa. Të tillët kanë si çerdhe tëterrorizmit edhe Kosovën në krye me imamin e Gjemisë së madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqin dhe shumë predikues të fesë islame që kanë kryer vepra penale edhe ma të rënda se të lartshënuarit nga Tirane ,qe kane lene me dhjetar gra pa burra dhe me qindra fëmijë pa prind . Kështu që në bazë të rrethojave politike që u krijuar në Shqipëri , në Kosovë dhe në trojet tjera, konstatohet se ka nevojë urgjente të arrestohen këta keqbërës dhe të ndërpritet ky fenomen varr i shqiptareve, shpifje e shekullit .

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen