Dita e Nënave -Kremte tradicionale ndër shqiptarët e Shtutgardit

Diaspora, Histori & Fakte, Reportazhe | Rrezore | 11.05.14 | 23:31

Dita e Nënave -Kremte tradicionale ndër shqiptarët e Shtutgardit

Të jetuarit në mërgim, nuk është e lehtë sepse duhet ballafaquar me sfida shumëdimenzionale. Ritmi i jetës është dinamik dhe kërkon rrespektimin e orarit jetësor ( punës, jetës së përditshme familjare, aktiviteteve social-kulturore kombëtare etj.).
Shqipëtarët në Gjermaninë mike, kanë dëshmuar dhe po japin kontributin akoma më të madh në ruajtjen, kultivimin, zhvillimin dhe prezantimin e traditave dhe kulturës së gjithëmbarshme kombëtare,të cilat nuk është fare e lehtë sepse, datojnë shumë të vjetra dhe origjinalitetin e vlerave kombëtare e takojmë aq lashtë sa edhe filli i epokës së Re, d.m.th.që nga lindja e Krishtit!
Këto fakte e shumë tjera, të dëshmuara nga historia, arkeologjia dhe dëshmi tjera shkencore janë parakusht që, mërgimtarët shqiptarë të demonstrojnë para popujve të emancipuar Europian që, kemi nivel të kultures dhe emancipim të njëjtë si Europianet, se edhe ne, kur i referohemi vlerave pozitive kombëtare, fare pak diferencohemi nga ata.
Pra, me emancipim fitohet çelësi i integrimeve Europiane që besojmë se të gjithë shqiptaret janë të interesuar.
Pater Marjan Lorenci
Një nga çerdhet e kulturës,traditave dhe emancipimit në baza kombëtare është pa dyshim ( në fillim Misioni dhe tani ) Famullia Katolike Shqiptare“E Lumtura Nëna Tereze“ për Gjermani dhe me seli të përhershme në Shtutgart nën drejtimin aktual të Pater Marjan Lorencit, fratit shqiptarë që, hyri në histori për qëndresën e tij gjatë luftës së viteve të 90-ta në Kosovë që, opinioni e njeh si priftin shpëtimtar të turmave të shumta shqiptarësh që paramilitaret Serb tentonin ti elekuidonin fizikisht.At Marjani u doli para tytave dhe nuk lejoj që para syve të tij të ndodhnin masakrat,u thoshte“.. Ja ku me keni mua, së pari mua më pushkatoni , pastaj vëllezërit e motrat e mi …“ edhe pse ishin shumica të panjohur për fratin,sepse vinin nga qytete tjera…! Sot, ky famullitar së bashku me Motrat e nderit,Terezina dhe Roza,me këshilltaret e tij z.Vitor Spaqin ,bashkëpunëtoret ,z. Lekë Preçi,z.Lon Karrica,Lorenc Lleshaj ,Filloreta Musollaj( Ndrecaj),etj.po japin kontributin më të çmuar, kombëtar e fetar që rrezullton mjaft bindshëm në bashkëjetesën ndërnacionale,si parakusht i integrimit Europian.
Sot,e diella e dytë e Majit që, tradicionalisht festohet Dita ndërkombëtare e Nënave,u kremtua edhe nga famullia e jonë shqiptare katolike. Në një atmosferë vërtetë festive me dashuri të veçant, me rrespektin deri në përkulje para nënave shqiptare si dhe një program kulturo -artistik të organizuar nga Motrat e nderit në bashkëpunim me të rinjet e famullisë tonë,krijuan një situatë që, të lenë për të dëshiruar të qenurit prezent.
Në fjalën e tij Pater Marjani, elaboroi historikun e festës së Nënave që nga ne shqiptaret fillimisht u festua me organizimin e Misionit Katolik Shqiptarë, para 30 vitësh në Gjermani.
Si edhe herave tjera edhe sot kishte musafir nga trojet etnike Shqiptare dhe ata u prezentuan si të dëshirueshem për ne.
Kësaj radhe ishin z.Idriz Sinani-kryetar i Shoqatës për të drejtat enjeriut në Maqedoni dhe z. Hysen Dosti -kryetar i Shoqatës „Fëmijët në fokusin tonë“me bashkëpunëtoret nga Tirana.
Ata festuan bashkë me ne, dhe përcollën atmosferën e krijuar në nderë dhe rrespekt të Nënës Shqiptare, që nëpër dekada rritit trima të Shpatës e Pëndës ,që të bëhën zot i truallit të tyre ,që falë Zotit dhe trimave shqiptarë sot jetojmë në liri të plotë kombëtarisht.
Z.Vitor Spaqi, me status këshilltar në famullinë tonë ditë më parë u përkujdes për Nëna dhe fëmijë të ikur nga kërcënimet e sllavo-maqedonet nga Maqedonija, për të cilët dha një kontribut modest për rehabilitimin e tyre si refugjat ku edhe takoi zotrit që ishin në përkujdesje të mbi 16 vetash.
Pater Marjani uroi nënat dhe njëherësh porositi ato,që të qëndrojnë si heroina përballë sfidave jo të lehta për rritjen dhe emancipimin e fëmijëve të tyre ne vlera fetare dhe kombëtare që, fëmijet e tyre edhe pse në mërgim të mësojnë se janë shqiptarë, të mësojnë gjuhem shqipe, të njohin historinë shqiptare por eshe të integrohen thellësisht në jetën dhe institucionet e shtetit nikoqir Gjerman, sepse të edukuar dhe arsimuar lartë do jemi faktor i patjetërsueshëm kombëtar në trojet Europiane.
Për Nënat u ndanë trandofille dhe kishte një darkë të përbashkët me ushqime tradicionale të llojlloshme të cila kanë sjellur çdo familje sipas dëshirës dhe ishin të bollshme dhe mjaft të shijshme.
Nga të hollat që u tubuan nga pijet që organizoi z. Lorenc dhe Znj. Gita Lleshaj me bashkëpunetor iu dedikuan një familjeje te varfër nga Beteshi i komunes së Gjakoves .
Rinia kishte organizuar program me vlera kombetare dhe recitime dedikuar Nënave.
Skenës nuk i munguan edhe z. Ndue Përvorfi,z. Marjan Musolli,z. Mark Marku.z.Ndue Lekaj dhe z. Lekë Preçi që uruan nënat ditën e tyre dhe dhanë mesazhe të ndryshme që, publiku i duartrokiti me eufori.
Pra, një ambient i ëmbël i ngohtë, miqësor, urues, me kultur e dinjitet siç na mësojnë priftat shqiptarë me moton “ gjithçka për Fe e Atëdhe“!
Rrezore ua uron të gjitha Nënave Shqiptare Ditën e tyre dhe përkulemi fort me dinjitet para nënave tona.
Zoti ua shpërbleftë mundin e tyre!

Për Rrezore, Zef Prenka

Në vazhdim foto nga ky eveniment

Dita e nenave ne Shtutgart

Dita e nenave ne Shtutgart

Dita e nenave ne Shtutgart

Dita e nenave ne Shtutgart

Dita e nenave ne Shtutgart

Dita e nenave ne Shtutgart

Dita e nenave ne Shtutgart

Dita e nenave ne Shtutgart

Dita e nenave ne Shtutgart

Dita e nenave ne Shtutgart

Dita e nenave ne Shtutgart

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen