Mirëmengjesi interesi !

Rrezore | Rrezore | 30.05.14 | 13:03

(Vetëdijësimi moral, politik e historik i individit).

Nga Zef Prenka

Nuk ka njeri në ketë botë që, me vetëdije dhe angazhim ditor të mos ketë ambicje për të pasur, për të fituar, për të siguruar egzistëncën përsonale e familjare. Interesi ka lindur së bashku me njeriun, por i „mveshet“ njeriut në një kohë të caktuar të zhvillimit të tij. Po të mos egzistonte ky fenomen jetësor, atëherë njeriu nuk do të prosperonte në zhvillim ekonomik, politikë , kulturor etj.
Por, janë të pa durueshme dhe të neveritshme situatat kur, interesi i tejkalon kufijt e normalitetit dhe „arsyeshmerinë“ e vet.
Këto situata (mjerisht) ne, populli shqiptar po i përjetojmë në tejmasë, në forma dhe mënyra të ndryeshme, p.sh. Ineresi individual dhe ai kolektiv.
Individi ka nevojë për mirëqënje por, asnjëherë nuk guxon të lëndojë tjetrin për realizim të ambicjeve vetanake.
Fushëveprimtaria e individit për t’realizuar qëllimet e tij jetike është shumë dimenzionale, prandaj, individi përdor logjikën dhe përvojat e tij të grumbulluara nga mësimi dhe studimi i lëmive të përcaktuara nga vet ai/ajo, por edhe ndërhyrja e familjarëve, rrethit shoqëror etj.
Kjo formë e zbatimit të interesit do të themi që, është në vija normale për të vazhduar jetesën, sepse individi zgjedhë vetë lëminë për të cilën ka prirje dhe aty mundohet të zbatojë interes të arsyeshëm…
Ndryshe nga i pari, forma tjetër e ineresit, siç është ai kolektiv, ka një domethënje të përgjithsuar, ku vëhën në pyetje ambicjet dhe nevojat përmanente të grupeve të interesit si p.sh. partitë politike, shoqatat, organizatat etj.
Poqëse, të dy format e cekura, ( mbrënda mundësive reale) nuk ndërhyjnë në konvenimet e tjetrit por, „lejojnë“ fushëveprimtari të qëndrueshme dhe konkurruese, atëherë nuk bëhet aq zhurmë e pa durueshme.
Ndryshe nga kjo që u tha, në trojet shqiptare në përgjithësi, janë kombinuar të dy format e interesit dhe e bëjnë gjëndjen dhe jetesën të tillë që, pa kontrolluar me intelegjencë dhe specializime adekuate,situatat dalin të deshifruara, të ç’thurura , të neveritshme, të ndikuara e për pasojë mbartin me vete edhe formën e pa përshtashme dhe të rrezikshme, siç është krimi i organizuar, korrupcioni, trafiqet e shëmtuara të cilat, e përmbysin pa nderë dhe pa meritë intelegjencën dhe mirësjelljen, mirëqënjen e përgjithshme popullore, e zbehin tejmase Atëdhedashurinë, e bëjnë të pa vlefshëm TRADITËN E KULTURËN e popullit tonë.
Pluralizmi politik është i nevojshëm, në qoftëse i paraprijnë vlerat e mbara (do t’i quaja), të cilat vlera e demokratizojnë sistemin si të tillë dhe mundësojnë shtrirjen e interesit me kurajo dhe prosperitet.
Mjerisht, praktika e këtyre viteve në demokraci nuk ka dëshmuar për vlera të mbara, porse, interesi kolektiv i përzier me atë vetanak(individual) e kanë shëmtuar jetën qoftë institucionale apo edhe atë parlamentare dhe atë deri në atë masë, sa që, janë përzier vlerat dhe anti-vlerat, intelektuli dhe pseudo-intelektuali, ndërgjegjëja me keqsjelljen, aftësia intelektuale me pafatësi (ose të shpifur), mirësjellja me krimin, korrektësia me korruptin dhe ndershmëria me turpin!?

Sot, në trojet shqiptare, politika e ka ngëthye popullin, e ka sjellë në situatë amullie, e ka armiqësue deri në atë masë saqë, janë në gjëndje të shkelin edhe nëpër altarin e lirisë, gjakun e derdhur të dëshmorëve të kombit, përdhosin historinë e lavdishme, figurat e shenjta kombëtare, të gjuhës dhe letërsisë, të artit dhe kuturës, të zakoneve e traditave tona.
Politika shqiptare( nëse mundë të quhet e tillë fare) është katandisur tej mase, pozita e dështuar më se 100 herë, në të gjitha dikasteret e saj qeverisëse , me diplomaci të zbeht deri në mbyllje të kufijve,krimi e korrupcioni ngulfasin individin, rinia e pa përspektivë që e karakterizojnë vetëvrasjet, ikja nga trualli atnor e dukuri tjera të shëmtuara, punëtorët e pa punë e çka mos ma keq, prap se prap kërkojnë misione te reja?! Duke „premtuar“ me be e më rrëfe, për përmirësime, sepse nuk kanë mundur, nuk kanë ditur me qeverisë deri tash?!
Për tu habitur, edhe ata që kanë pështirë në pozitën, sot , i bashkohën asaj, ku është këtu ndërgjegjëja, kujt t‘ i besohet tani?!
Opozita jo konstruktive edhe pse i ka pa me sytë e saj e ndëgju me veshët e vet, skandalet e njëpasnjëshme te qeverisjes së keqe,nuk është e bashkuar dhe për rrjedhojë situate dalin pëngesa edhe brenda përmbrenda subjekteve, sepse nepotizmi dhe grupacioni nuk njeh vlera.
Si pozita ashtu edhe opozita dalin e bëjnë fushatë pa ndonjë program të besueshëm, përpos disa kanditaëve që i ka secila parti nga tre- katër që janë edukuar politikisht,por iu mungon përkrahja e subjektit që pëfaqësojnë.
Pra, praktika po tregon se kombit i duhet një subjekt gjitthëpërfshirës,i bazuar në rregulla, tradita dhe krenari kombëtare, duke mbledhur të gjitha forcat progresive, vullnet mirë, me orjentim të pa luhatshèm drejt velrave përëndimore, gjeneratë e re, të pa djallëzuar, që interesin vetanak e përqëndrojnë në atë kolektiv dhe i bëjnë nderë ekonomisë, arsimit,shkënces , kulturës dhe traditave shqipëtare.
Ata/o intelektual duhet mbledhur forcat dhe arsyen që të marrin fatin e këtij populli dhe mos të lejojnë më nëpërkëmbjen e tjerëve por, të bëhën faktor vendimmarrës dhe konkurues në Europën e bashkuar, duke flakur të gjitha dukuritë negative, mjerisht që janë të shumta.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen