U shënua 20- vjetori i themelimit të Sh. K.Sh”Kadri Zeka”në Nurtingen-Kirheimteck

Reportazhe | admin | 25.09.12 | 20:24

Ishte ditë e shtune që   u mbajt një tubim impozant në Kircheim-Tek ,në  shenjë  nderimi  dhe respekti  për dëshmorin   e lirisë Kadri Zekën  me te cilin rast  u kremtua  20- vjetori i  themelimit të SHKSH-së ”Kadri Zeka”.Shoqata  Kulturore  Shqiptare  “ Kadri Zeka” është themeluar më 12.09.1992, në Nürtingen të Gjermanisë, në një kohë  qe Serbia pushtuese në Kosovë kishte pushtetin ekzekutiv në forma  ma barbare,    qe e mbante atë popull  nën reprezaljet ma çnjerëzore me gjak e hekur?Mërgata  punonte pa hezitim për ndërkombëtarizimin dhe çlirimin e vendit tonë si dhe ndihmonte  popullin moralisht e materialisht që të mos gjunjëzohej para okupatorit në Kosovë. Në shenje revolte nga një grup iniciatorësh  dhe veprimtarësh ,qe ju printe  zoti Xhafer Leci, u themelua ky klub qe mori emrin e  njërit nga    dëshmorët e kombit  Kadri Zekës, tash Hero i Kosovës.

Pamje  e nxënësve  të  Shkollave shqipe të Shtutgardit me rrethinë me  arsimtarët Zejnije dhe Zeqir Asllani,

me rastin e 20- vjetorit të themelimit të SHKSH-së „KADRI ZEKA“ të

shoqëruar  me një  grup veprimtarësh , aktivistesh , publicistëve dhe gazetarëve  në këtë takim.

Kryetar  i parë  i  SHKSH“Kadri Zeka “ ishte Faredin Emërllahu  më vonë Xhafer Leci, Ekrem Përçuku, Arban Hoxha, Skënder Agushi, dhe sivjet ne zgjedhjet e fundit  kryetari aktual  është Taxhidin Bakiu.

Moderatoret  e këtij takim i ishin dy të reja ,Valesa Asllani dhe Saranda Elezaj, qe  edhe hapen programin me këndimin e himnit kombëtar,   por ftuan edhe për një minute heshtje    ,për te rënët e lirisë.

Në skenë u ftua  grupi vallëzues “Migjeni” i  cili u prezantua  me një valle nga trevat tona shqiptare, me çka nuk munguan duartrokitjet e gjata frenetike . Pastaj u ftua në foltore zoti  Taxhind Bakiu, kryetar, aktual i  Shoqates  „Kadri Zeka“  me te cilën ju drejtua masës me sa vijon;

(Të nderuar bashkatdhetarë, mysafirë të ftuar,familje të heronjve  Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në emër të shoqatës dhe në emrin tim personal ju përshëndes dhe ju dëshirojë mirëseardhje në Manifestimin e 20- vjetorit të themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare Kadri Zeka në Nürtingen).

„Përshëndesim zotërinjtë mesa vijojnë dhe vazhdoj qe ti përshëndes  me radhë“ :

(- Zotin Tefik Ramadani, ish i burgosur politik, veprimtar, publicist dhe përfaqësues i Këshillit për të Drejtat e të Huajve në Mannheim.

-Zotin Ramiz Dërmaku, ish i burgosur  politik, veprimtar, dhe gazetar.

-zotin Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, veprimtar, publicist dhe  anëtar  i  kryesisë se

Lidhjes së Shkrimtarëve , Artistëve  dhe Krijuesve  Shqiptarë në Gjermani.

– Zotin Nami Ramadanin, bashkëveprimtar i vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Kolë

– Zotin Merturi  bashkëpjesëmarrës në demonstrata me vëllazëritë Gërvalla dhe Kadri Zeka,Faredin Emërllahu, veprimtar dhe kryetar i parë i Shoqatës“Kadri Zeka.

– Zotin Hasan Qyqalla, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve  Shqiptarë në Gjermani.

– Zotin  Zef Prenka, veprimtar dhe Administratori i portalit ”Rrezore”

– Zotin Muhamet Hoxhaj, veprimtar dhe drejtues i Revistës elektronike „Kosovari Media”,

– Zotin  Nue Lekaj, veprimtar i çështjes kombëtare.

– Arsimtarët e shkollës shqipe nga Göppingen-i, Magjistër z. Mazllum Hasimja ish mësimdhënës në -Universitetin e Prishtinë-s dhe Sylë Syla).

Zoti  Taxhind Bakiu, kryetar, aktual i  Shoqatës  Kadri Zeka

Pastaj   përshëndetje iu bëri  edhe përfaqësuesve të  Klubeve, dhe shoqatave me delegacionet e tyre qe ishin prezentë në këtë takim. Ishte një kënaqësi  t’i sheh të gjithë të bashkuar   të qetë , unik dhe  të devotshëm për çështjen kombëtare qe bijtë e vetë t’i  përkujtojnë t’i duan pa dallim bindje  krahinore , lokale ,partiake apo fetare .

Zoti  Taxhind Bakiu  vazhdoj  ma tutje duke i përshëndetur  veç e veç :

(Skënderbeg Klaiqi-n, Kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Klubeve, shoqatave dhe shoqërive për Republikën e Baden Württemberg-ut.

Jahja Gashi, Kryetar i Shoqatës, „Nëna Terezë“në Göppingen.

Afrim Sylejmani, Kryetar i Shoqatës, „Bardhosh Gërvalla“në Ludwigsburg.

Vitor Spaqi, Kryetar i „Qendrës Kulturore Shqiptare”, në Stuttgart.

Abaz Imeri, Kryetar i Këshillit Organizativ në Heilbronn.

Arben Berisha, kryetar i Klubit futbollistik , “ Kosova” në Bernhausen.

Sheremet Pantina , Kryetar i Shoqatës,”Iliria“ në Heidelberg.

Hazir Beqaj , Kryetar i Shoqatës,” Malësia”  në Hechingen.

Besim Prenqi, Kryetar, Halil Zemaj sekretar dhe Ibrahim Ukëhaxhaj, nga Shoqata, „Atdheu“në Schwäbisch Gmünd).

Grupin vallëzues dhe arsimtarët ( Zejnie e Zeqir Asllani, nga shkolla shqipe “Migjeni”me mësim plotësues në Stuttgart, dhe këngëtarët Bujar Osaj, Suzana Jashanica dhe instrumentistët vëllazërit Gjocaj).

Matutje   tha  se letra përgëzimesh na kanë arritur  nga;( ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli,Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme të  Republikës së Kosovës, z. Izmi Zeka, nip i Kadri Zekës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin z.Skënder Xhakaliu, Ambasadori i Shqipërisë në Moskë z.Sokol Gjoka, cili vite më parë ka qenë musafirë në tubimet tona, nga Ambasadori i Shqipërisë në Bern të Zvicrës, z.Mehmet Elezi, nga Kunsulli i Kosovës në Stuttgart, z. Faket Kajtazi, nga ish e fejuara e Kadri Zekës, zonja Saime Isufi, nga Kryetari i Shoqatës “Isa Boletini”  në Sindelfingen, zt. Brahim Halimi, etj përfundoj ndeër të tjera zoti Taxhind Bakiu  duke ju dëshiruar  çaste  te këndshme te pranishmeve .

Pastaj u ftua ne skenë  zoti  Xhafer Leci kryetar nderi i shoqatës „Kadri Zeka“  që ta paraqes raportin  e një  historiku të gjatë  mbi veprimtarinë   e  shoqatës  „Kadri Zeka “ nga

Xhafer Leci

Xhafer Leci kryetar nderi i shoqatës „Kadri Zeka

në shpalimin e historikut të kësaj SHKSH „Kadri Zeka“ në Kircheim-tek

data e themelimit  deri me tash . Ai   shpalosi meritat  e një serë aktivitetesh qe ka kryer ky klub si i veten, por edhe    duke  përfshirë  një  bashkëpunim edhe me shumë klube    dhe  shoqata tjera kulturore që  gravitojnë në Gjermani .Ai ceku   edhe  rolin e këtij klubi në mbarëvajtjen  shumë vjeçare që  dha në ndërkombëtarizimin e   çështjes së Kosovës sa ishte   nën  okupimin serb  etj . Zoti Leci ishte njeri nder themeluesit e këtij klubi , qe në shenjë   nderimi , kryesia e   kësaj shoqate  i dhuruan një   dhuratë   simbolike, një pendë,   si  sugjerim për vazhdimin e të shkruarit edhe ma tutje  si publicist.

Nga moderatorët u ftuan edhe   disa  veprimtar , publicist dhe   përfaqësues shoqatash ta përshëndesin masën   siç  ishin:

Vitor Spaqi

Pamje  e diskutuesve   nga ky takim i këtij përvjetori   Hasan Qyqalla,Tefik Ramadani, Ramiz Dermaku,Asllan Dibrani,Vitor Spaqi,Skënderbeg Klaiqi dhe  Fahredin Amerllahu.

Faredin Emërllahu, kryetar i parë i shoqatës ,zotin Tefik Ramadani, zotin  Asllan Dibrani, zotin  Skënderbeg Klaiqi zotin Vitor Spaqi që të gjithë i  përshëndeten të pranishmit  duke  ju  uruar mbarëvajtje të matutjeshëme  kësaj shoqate ,   punë të mbarë   qe u përmenden  disa   aktivitete,  por edhe e nderuan këtë figurë të kombit qe   dha kontribut të madh në  internacionalizimin e çështjes së Kosovës deri në  minutën e fundit qe u godit në pritë dhe u vra mizorisht  nga dora e zezë e Beogradit!…

Pastaj   kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve , Artisteve dhe krijuesve   shqiptarë  zoti  Hasan Qyqylla, recitoj poezinë ”Grushti i Dhimbjes”,

Po me një poezi doli edhe  Ramiz Dërmaku, i  cili  e recitoj  me titull”MARTIRËVE TË LIRISË”

Grupi recitues nga shkolla “Migjeni”  u prezantua  me disa recitime  nga Shkollat  shqipe të Shtuttgardit me rrethinë të arsimtarëve Zejnije dhe Zeqir Asllani. Paraqitja  e tyre   me program kulturo-artistik me rastin e 20- vjetorit të themelimit të SHKSH-së „KADRI ZEKA“ngjalli atmosferën   me  një  defilim shumë artistik   qe  ngacmoj ndjenjat e  shumë  kujt qe ishin në sallë.   Vargjet e këtyre   aktorëve të rijë i përcollën me lot në sy nga shumë të pranishëm . Shkolla shqipe mori pjesë edhe  me Ansamblin e valleve shqipe ´´MIGJENI´´. që  u prezantuan me vallet  të ndryshme  shqiptare.

Nxënësit e Shkollave shqipe të Stuttgartit me rrethinë të arsimtarëve Zejnije dhe Zeqir Asllani,

u paraqiten me program  kulturo-artistik me rastin e 20- vjetorit të themelimit të SHKSH-së „KADRI ZEKA“.

Grupi recitues u paraqit me poezinë: „Trojet etnike shqiptare“Në përbërje të grupit ishin  këta  aktorë  apo recitues  mbresëlënës, Adrian Zylfijaj, Saranda Elezaj,Drin  Shabani, Lumturije Osmani,Leonora  Osmani,Rina  Osmani,Kaltrina Elezaj , Kosovare  Kastrati,Valdrin Asllani  si dhe Valesa  Asllani.Më pastaj në skenë u paraqiten:Drin Shabani me poemën kosovare „Jam Shqiptar, Kosovar“Saranda Elezaj me monologun „Për flamurin kombëtar“Valdrin Asllani me monologun “ Dheu i Kosovës“qe zëri i tij, pos qe ishte i ngritur dhe u ulur sipas  rrëfimeve   skenike ai artin e vet e ngriti me një qëndrim shume  natyral. Këta vogëlush  do të jenë  pasqyra e  aktit dramatik shume shpejt edhe jashtë kufijve të  Baden- Wurtembergut

Këtë tubim   për fund e shoqëruan edhe  këngëtarët e mirënjohur; z.Bujar Osaj,me  zonjën Suzana Jashanica dhe, instrumentistët  vëllezërit Gjocaj,  të cilët vazhduan  programin me këngë të ndryshme deri në orët e vona.

   

Bujar Osaj këngëtar  i cili  beri një atmosfere    festive  te shoqëruar edhe nga publiku.

Pamje e pjesëmarrësve në  takimin 20- vjetori i  themelimit veprimtarisë së SHKSH”Kadri Zeka”

Pamje e pjesëmarrësve në  takimin 20- vjetori i  themelimit veprimtarisë së SHKSH”Kadri Zeka”

Pamje e pjesëmarrësve në  takimin 20- vjetori i  themelimit veprimtarisë së SHKSH”Kadri Zeka”

Pamje e pjesëmarrësve në  takimin 20- vjetori i  themelimit veprimtarisë së SHKSH”Kadri Zeka”

Foto-Reportazh  nga  Kircheim-Teku-Shtutgard  Shtator 2012

Nga  Luan (Asllan)  Dibrani

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen