Këtë dreqin tem…

Analiza & Komente | Rrezore | 15.07.14 | 22:13

Asht kanë një kohë në Kosovë kur shqiptaret arritën një shkallë vetëdijesimi e u mobilizuan në luftë kundër anmikut ma të madh që e gërryente nga brenda, – vëllavrasjes.
Siç dihet ishin studentet e asaj kohe që banë hapin e parë për pajtimin e gjaqeve. Regjistruan te gjitha gjaqet dhe ngatërresat ,e mandej thirren ne ndihme njerëzit ma me ndikim të asaj kohe, siç ishin: profesori e urtaku Anton Çetta, profesor Zekeria Cana, profesor Mark Krasniqi, profesor Bardhyl Çaushi, e shumë profesor të tjerë të nderuem. Kontribut të jashtë zakonshëm dhanë edhe prijësit fetar te asaj kohe, e nder ta u dalluan Dr. don Lush Gjergji dhe hoxhë Kokrruku .
“Krushqit e Pajtimit” shkuan prej rrethi në rreth, prej fshati në fshat, prej shpije ne shpi. Ata kishin veç një qellim, ti pajtonin shqiptaret në mënyrë që të mos vriten nder veti , por të luftojnë kundër serbit në luftën që dukej se ishte tash ma e pa shmangshme. Studentet folën e përgatiten terrenin qe kur ti shkojnë në konak Këshilli i Pajtimit të mos kthehen duar thatë.
Për fat të keq edhe ne malësinë tonë kishte shtri rrënjët kjo kolere.
Në një fshat të thellë të malësisë tonë i kishin shkua njanit ne shpi, edhe pse ai kishte ngulë kambë mos me e falë gjakun. Me gjithë atë ai kishte thanë:
– Ju mirë se vini! Na kurrë nuk kemi nxjerrë kand jashtë, e nuk do të ju nxjerrim as ju.
Së pari studentet e njoftuan të zotin e shtëpisë me Këshillin e pajtimit, (edhe pse nuk kishte nevojë se tashma i njihte mbarë Kosova) mandej prezantuan edhe të zotin e shtëpisë, dhe i rinjoftuan me rastin.
– Se kush jemi ne, çfarë qëllimi kemi, dhe pse kemi ardhë na e merr mendja se e din? – i thanë Këshilli i Pajtimit. – Shpresojmë të mos na kthesh duar thatë, por të na përcjellësh me fjalë të mira!
– Ju kofshi faqe bardhë! -Tha i zoti i shtëpisë.- Unë e di qëllimin tuaj bamirës e mobilizues, por rasti jem asht ndryshe nga rastet tjera, anmiku jem asht edhe anmiku i kombit tem. Ata që më vranë djalin janë bashkëpunëtor të Serbisë. Edhe pse ju respektoj e ju nderoj pa masë, më duhet me ju thanë se këtu brenda kam një dreq që nuk po me lejon me u pajtue.
Atëherë Anton Çetta mori fjalën qetë, e me një za shumë të ultë siç e kishte zakon e tha:
– Ishte kanë çue njëherë një njeri e kishte pasë hapë një pus të thellë, e pranë pusit kishte mbledhë shumë gurë qe i shiste nga një napolon copën. Kalimtarët kureshtarë e pyesnin se :
– Çka bante aty në pikë të zhegut?
– Ky pus këtu asht i mbushun plot me dreqen, e unë shes gurë atyne që dojnë me i mbytë. Me një gur ke mundesi me mbytë veç një dreq.
– Ma jep një gur! – i tha njani ndër kalimtaret! I dha paret, dhe për çudit të gjithë njerëzve filloi me atë gur të qëllonte gjoksin e tij.
– Çka banë more burrë? Këta gurë janë me mbytë dreqen, e jo me mbytë veten. – i thanë.
– Unë dua ta mbys së pari këtë dreqin tem që e kam këtu brenda, e mandej të shoh me mbytë dreqen të tjerë.
Sikur secili ta mbyste dreqin e vet, ky pus nuk ishte mbush kurrë me dreqen…

Xhenc Bezhi

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen