E ftohtë Liria në vitin 2014

OP-ED | Engjëll I. Berisha | 03.01.15 | 22:48

 Engjëll I.Berisha

Optimistë??? – të shqetësuar!!! -të ftohtë në reagim…..!!!

Të paktën kemi dashuri, edhe për import.

Fenomen që duhet të merret dikush me ne. – Optimistë në shikim të përgjithshëm, pajtohemi më gjithçka, madje edhe ndaj shëmtisë. – Shqetësimin e mbajmë në vete, gërryhemi dhe sëmuremi. – Të ftohtë, shumë, nuk dimë kur të reagojnë.

             Engjëll I. Berisha

Engjëll I. Berisha

Kështu po e thonë disa analistë botërorë. E thanë edhe më keq, se u bëmë të gjithë heronjë të Lirisë, dhe filluam ta vrasim njëri tjetrin, e vramë Lirinë e njëri tjetrit. Këtë, nuk desha as ta dëgjoja, as ta e shkruajë.

Jetojmë krejt si optimistë, por analizat nuk na qesin ne shqiptarëve siç e thotë optimizmi, me theks ne kosovarëve. Një heshtje në mes optimizmit dhe shqetësimit, sipas psikoanalitikëve, mendimet e frikësuara, shqetësuara, mbyllin mendjen e forcës mendore dhe shpirtërore. Shiko, po të jetonim për kohë të gjatë kështu, në këtë heshtje, në çfarë monstrumi do të kthehemi.

Jemi të varfër, e nuk reagojmë sa duhet për bukën e gojës.

Mendimi pozitiv shqetësimin e paraqet si “kolera e madhe e kohës moderne”. Përderisa e trajton si “armik i cili shkatërron më së shumti”, “ si sëmundje më e rrezikshme që godet njeriun”, një “zë fryme”, “kapje për fyti, mbytje” dhe shumë konsiderime tjera.

Duke shikuar mediet, takimi me të afërm dhe të tjerë, nxjerrë deklarimin dominant, se janë të shqetësuar. Dikush po i shqetëson. Po shqetësohen për diçka. Për punë, për drejtësi, për trajtim shëndetësorë, siguri fizike e kushedi tjetër. Më e fiksuara është puna dhe mjekësia. Siguria fizike është më shumë individuale. Pos sidoqoftë, masa më e madhe, thonë, shkurte e shqip, – jemi të shqetësuar.

Psikologët, e thonë se shqetësimi qenka vrasje në masë. Sociologët, psikologët, filozofët është mirë të trajtojnë këtë temë dhe të nxjerrin në përfundim se kush është shkaktarë i shqetësimeve.? E që i bie, kush është ky armik? Kush po ia zë frymën këtij populli? Nuk po bëjnë punë vetëm mediet. Ja se çka thonë shumë nga analizat:

– Shteti, më i varfër në Evropë, ndër më të varfrit në botë.

– Shteti shumë i ri, me popullatë shumicë me gjuhë e traditë shumë të lashtë, ndër lashtësitë botërore.

– Shteti me 50 për qind të popullsisë 25-30 vjeç. Me 70 për qind të popullsisë 30-45 vjeçare. I tërë ky kapacitet i pa punë. Shikoni krahasimin me shtete tjera, ata sa të duash vende pune, pa këtë fuqi punëtore. Si duket ata janë në shqetësim, punë sa të duash, fuqi pakë. Ata punën, ne moshën e re. Ata pasurinë, ne varfërinë. Ata harmoni, ne politikë dhe dashuri. Nuk e di çka do të thoshte Frojdi po të ishte gjallë, për këtë fenomen? Do ti duhej një analizë e re!?

– E mbyllëm vitin 2014. Politika, fituesit e pushtetit, deklarojnë se e mbyllëm një vit me sukses.

– Oda ekonomike e Kosovës, kujdestare e monitoruese e zhvillimeve ekonomike, e quan vit i dështimeve ekonomike.

– Prodhuesit e konsiderojnë vit i dështuar financiarë, pa asistencë.

– Kronikat mediatike, mbi 80 për qind, numërojnë fakte të dështimeve, të korrupsionit, të keqpërdorimit të shtetit. Numërojnë krime ekonomike, kërcënime në emër të drejtësisë, pasiguri, frikë dhe varfëri. Ata numërojnë fakte, përderisa besueshmëria ndaj tyre është relevante. Relevantë politike. Ata dëshmojnë, masa ngurrohet. Ata publikojnë, politika i quan komercializuese. Ata vrojtojnë, shkrimi mbetët.

Kush mund t’ia heqë fijen penit!?

– Politika ndërkombëtare bën thirrje për themelimin e Gjykatës Speciale, për ti gjykuar aktorët sipas tyre të krimeve, me siguri shqiptarët. Ky është mision që duhet plotësuar, ndërsa për asnjë milimetër nuk e ndryshon situatën. Jorgani është shumë i madh, mbesin sa të duash ndër mbulojë.

Viti i ikjeve……ikje nga liria.

– Popullata, në masë të madhe, e quan Atdheun të frikshëm. Vit i ikjeve, shiko pamje të vitit 1998-99. Me cilën ndjenjë braktiset familja, prindërit, Kosova e lirë. Sa e ftohtë Liria. Një baba duke përqafuar të birin, në stacion të autobusëve derisa braktiste vendin e vetë për të cilin kishte luftuar, në krahët e babit qanin të dy. Ky është tregimi më filozofik, i tmerrshëm, rrëqethës dhe gati më i dhimbshmi i vitit 2014. Qanin që të dy, ngase nga dashuria, donin të jetonin së bashku. Ata po ndahen, që i bie të mos jetonin së bashku. Të dy e donin këtë vend, Kosovën, e diçka i shtynte të ndahen. Të paktën, ne shqiptarët, nuk shquhemi për lehtësi ndarjeje. Dikush nga mediet i quante qyqarë ata që e braktisin vendin. Ata dënesnin në krahët e njëri tjetrit, në mes sloganit qyqar, varfëri, frikë dhe kërcënim.

Kjo është vetëm një pamje nga dritarja ime, prej nga po e shohë në shesh optimizmin, si term filozofik. Shqetësimin, si epidemi. Lirinë shumë të ftohtë e që nuk e dua të tillë. Liria të ngrohë, të bën të pasur, ta mbushë mendjen e shpirtin.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen