Zhiti nuk shkon në Vatikan

Analiza & Komente | Zef Prenka | 12.02.15 | 21:42

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij të prerë sipas të cilit asnjë ambasador i republikës së Shqipërise nuk do të emërohet prej tij, nëse qeveria nuk e konsulton me pare me te kandidaturen.

Sipas tij, ky është detyrim kushtetues dhe kërkon që të respektohet.

Këto komente, Nishani i bëri gjatë një intervistë për ABC News, ku dhe “vulosi“ përfundimisht fatin e Visar Zhiti si kandidaturë e mundëshme për ambasador në Vatikan.

Sipas kreut të shtetit, Zhiti nuk është i duhuri dhe se ai u nxitua kur foli për inkuzicion nga kisha ndaj tij.

“Visar Zhiti nuk do të shkojë në Vatikan dhe asnjë ambasador tjetër nuk do të emërohet nëse qeveria nuk i konsulton më parë me kreun e shtetit”, thonë Nishani.

Edhe një herë tjetër presidenti rithekson vlerësimin e tij për figurën e Visar Zhitit, por sipas tij nuk është e duhura për shtetin e Vatikanit. Nishani e komenton të nxituar dhe deklaratën e tij për inkuizicion nga Kisha.

Nëse presidentit do t’i merrej mendim nga qeveria, Zhiti kishte disa opsione për të ushtruar detyrën e diplomatit.

Prej kohësh mes Ministrisë së Jashtme dhe kreut të shtetit marrëdhëniet janë të acarta. Së fundmi presidenti Nishani deklaroi se ministri Bushati ka shkuar deri aty sa të mos e vërë në dijeni kreun e shtetit as për ftesat në aktivitetet ndërkombëtare.

Në intervistën e plotë, kreu i shtetit ka folur dhe për tre shpërthimet me eksploziv, të cilësuar nga ministri i brendshëm si akte terroriste ndaj tij.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen