Ku jeni dhe ku  ishit ju Akademikët ?!

Analiza & Komente | Zef Prenka | 24.02.15 | 10:02

Shkruan Asllan Dibrani

Për çudi këtë  gjendje aq dramatike , aq të nderë dhe të mjerë  nuk e kanë parë kurrë akademikët tanë ?

 

Kosova ma morri epilog  dramatik  në të gjitha fushat. Ne derën e Kosovës  po troket  varfëria pasiguria  korrupsioni  dhe degjenerimi? Reaguan dhe  protestuan  gazetarë  , publicistë,  analistë qytetarë të thjesht ,ish ushtarë , veteranë , arsimtarë , xehetarët,studentët,  punëtorët  me pakënaqësi dhe  peticione me kërcënime dhe letra të hapura dhe ma në fund me shpërngulje masive  etj .Në mënyrat e veta reaguan edhe vet populli me protesta , si veprim  i mos mundjes së përballimit të një  krimi  të organizuar që ushtrohet ndaj tyre, ma jo nga  pushtuesit e huaj , jo ma nga Serbia , po pikërisht nga  pushtetarët tanë  që e kapën shtetin  më dhunë që  ma e qitën në buzë të greminës  së shkatërrimit. Populli e zgjodhi rrugën  e mërgimit !!!  Për çudi këtë  gjendje aq dramatike , aq të nderë dhe të mjerë  nuk e kanë parë kurrë akademikët tanë .Se kanë vështruar kurrë me ndonjë sy kritik që  është dashur ta shohin. . Dihet se pushtuesit turko-sllave, asnjëherë në historinë e këtij populli s’ka  lejuar shkolla shqipe , pos mejtepeve dhe  shkollave  në gjuhen  turke e sllave sa për ti verbuar  .

 

Përse Akademia e Shkencave të Kosovës nuk konsultohen me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për interesat e Kombit?

 

Shqiptarët  kemi vuajtur për njerëz  të mençur intelektual, po ashtu edhe për akademik e lartpërmendur?. Dija  e këtij populli  dhe njerëzit e saj  të dijes me vështirësi të mëdha dhe sakrifica  u përfituan!.Populli e dinë shumë mirë, se këta akademik se  me ç’far kostoje i kanë  kushtuar t’i shkollojnë   si kuadro  për shërbimin e tij. Këtyre kuadrove ju  gëzuam se i konsideronim si  profet te kulturës sonë që do t’i prinin shkencës kulturës dhe ekonomisë , po pse jo edhe politikës. Parafrazuam dhe  u thirrem në akademiket e profileve të ndryshme  që do të jenë  zëdhënës  në fusha   e tyre  për zhvillimin dhe avancimin e këtij populli. Kemi prit  që do të  prezantohen  me programe zhvillimore ne fushën  e arsimit,artit ,  kulturës , ekonomisë, shkencës ,po edhe parametrave  politike që Kosova  ka gjithnjë  një  agjendë të  ngjeshur  lokale , ballkanike dhe ndërkombëtare  si pasojë e padrejtësive shekullore qe iu bënë  këtij populli.  Gjithmonë  ka mbetur të udhëhiqet në  njerëz të profileve të mangëta si në profesionalizmin adekuat, po edhe në mungesën e arsimit të duhur!!!Për tu çuditur për këtë temë me nxiti  një artikull  nga  zoti Mehmet  Kraja me titullin  „KU ISHE TI, ADAM“? Zoti Kraja , por mos me  elaboruar përmbajtjen e tij  në detale ishte një shkrim   i kohës  që përfshiu gjendjen aktuale  në Kosovë , bile edhe reale. Por lind pyetja perse gjithë kjo neglizhencë  ? Përse gjithë kjo  përgjumje ? Përse gjithë kjo  papërgjegjësi  nga akademikët si  kuadro qe është dashur të jenë në   ballë të oxhakut… Përse Akademia e Shkencave të Kosovës nuk konsultohen me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë që edhe atje është një  skandal  politik dhe ekonomike nga mungesa e njerëzve të arsimuar  që të kenë dorë në shtet, në ligjet  e tij , në rregullat e tij! Përse Akademia  e Shkencave të Kosovës nuk e ngriti asnjëherë zërin e vet nga  një varg dramash dhe fatkeqësish që e përcollën Kosovën në periudhat  e gjenocidit serb , po edhe nga  vetëvrasja që o i kanoset këtij populli  nga „bijtë e vet“ ?.

 

Ku jeni ju akademikët  me rastin e fundit  të shpërngulja së popullatës nga Kosova, sulmit në universitet, dhe bastardimi që i bëhet kulturës sonë???!!!…

 

Përse kjo Akademi nuk e ngriti zërin  në skandalet politike gjatë zgjedhjeve qe u zvarriten mese 6 muaj ditë në Kosovë ?. Ku ishit ju akademik kur Universiteti  i Prishtinës     sulmohet   pa mëshirshëm nga  qarqe politike  dhe nuk reagoni fare???. Ku jeni ju akademik me rastin e fundit që morri përmasa të mëdha  shpërngulja e popullatës nga Kosova ???!!!… Ku jeni dhe ku ishit ju akademik  që  nuk i dilni zot atdheut me  ndonjë kumtesë , rezyme, apo deklaratë  politike qe Kosovës po i  mihet varri nga Serbia në bashkëpunim me    tradhtarët dhe kuisling  mercenarësh   kumbargji të sajë!?.Ku jeni akademik qe „Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe“ e keni lënë me një  fond të vogël fjalësh  pa u përfshirë në „Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe“ ?. Ka fjalë që  na i kanë marre  pushtuesit dhe nuk qetë të zot me dalë me  ndonjë  kongres  të veçante që të  sqarohen këto  (vlera të gjuhës sonë shqipe)!. Ka me mijëra fjalë që populli i flet dhe i përdorë në të folmen  e  përditshme  , ndërsa ju si keni fut në thesarin  dhe fondin e gjuhës tonë shqipe. Ku jeni ju „Akademik“ që pran syve të juaj  bastardohet  gjuha dhe kultura jonë nga   barbarizma të huaja dhe sot në „Administratën e Kosovës   nuk shkruhet gjuha e drejtë  shqipe“!?.

 

Ku jeni dhe ku ishit ju Akademikë, që  pranë syve të juaj   sot për sot „Parlamenti i Kosovës“ është plot gjysmë analfabet?

 

Ku jeni dhe ku ishit ju Akademikë që  pranë syve të juaj   sot për sot „Parlamenti i Kosovës“ është plot gjysmë analfabetë që edhe një proces verbal nuk dinë ta mbajnë e lëre ma të udhëheqin sektore të ndryshme politike ekonomike dhe shkencore!?. Ku ishit  ju  Akademikët  që pran syve të juaj  u rrezikuar  „Qenia  kombëtare nga forcat  islamike  të prirë nga Analfabet  hoxhallarë dhe  përfitues të parasë në emër të fesë“ që me mijëra shqiptarë ikën për Siri dhe vdiqën atje pa kurrfarë parimi!!!???…   Kurrë zëri i juaj nuk u ndie as qe u ngrit për këtë fenomen të shëmtuar dhe antikombëtar ?.

 

-Është për tu çuditur  se si  asnjëherë  nuk dolët me ndonjë kumtesë lidhur me „Arkeologjinë  e Kosovës“ që është në buzë të greminës nga  tip çobanesh dhe abuzantësh  e lëre që të  bëjnë ndonjë veprim që duhet të behët, sepse çdo kërkim që bëhet të qon në   „Zbardhjen e etnitetit tonë  autokton  dhe kombëtar“! . Përse nuk dolët me ndonjë kumtese shkencore të  hiqen mitet serbe mbi   te kaluarën e rrejshme siç janë „Kishat  serbe të ndërtuara dhe të shndërruara mbi themelet e kishave shqiptare“!?. Mos i  ikni qëllimit që të ngrihet e vërteta historike  e këtij kombi që i dha shumë vlera botës nga vetja e vet . Me mos  u pajtoni me  historinë e rrejshme që e shkruan  sllavët  kundër nesh !. Ku jeni ju dhe ku ishit, kur  muzika shqiptare po  zhduket  nga kiçi i zhanreve  të huaja deri  edhe nga ajo  gjuha rome me tallavanë e tyre  pa kurrfarë  vlere për shqiptarët ?.

 

Përse jeni ra  dhe bërë vegël e politikës ditore si Rexhep Qosja dhe Adem Demaçi?

 

Përse jeni përçarë kështu në mes vete që ju jeni shtresa ma e lart e kombit ?. Përse jeni ra  dhe bërë vegël e politikes ditore  si shembuj konkret kemi Rexhep Qosjen   që gur e dru gjuan në njërin krah politik dhe e përkrah tjetrin krah. Edhe  zoti Adem Demaqi , po ashtu  qe e kemi pasur ideal ,profet , frymëzues të çështjes kombëtare .E tash ???…

 

Qe të dytë  kaluan  në disa pozicione politike si tranzitorë në partitë e tyre politike ???.   Që të dytë shpesh dalin me deklarata skandaloze, që vërtet   i zbehin  figurat e  veta. Zoti Bacë Adem Demaçi , po  e njollos veten e vet , por edhe neve ish të burgosurve politik  me aq pa pjekuri në deklaratat e tij të pa matura!!!???… A thua  deri kur kështu? Përse „Akademia e Shkencave  të Kosovës“ nuk merr model „Akademinë  e Shkencave të Serbisë “ që as një rezolutë nuk e lëshon Beogradi zyrtar pa u këshilluar me akademikët e vet. Le të mbetet  ky shkrim si thirrje   e rastit përmes zotit Mehmet Krajes  që  u  bë shkas i kësaj teme që na përkujtoj t’i zgjojmë Akademikët tanë nga amullia dhe përgjumosja. Le  të ndërgjegjësohen dhe le të bashkohen të dy Akademitë  e Shkencave  ajo e Tiranës dhe e Kosovës  , që të konsolidohen dhe të punojnë për  të mirën ko mbit tonë të shenjtë.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen