Përkujtohet 100 vjetori i Nënë Terezës

Reportazhe | admin | 18.11.10 | 16:42

Shqiptarët po mbarojnë katër dekada që filluan të emigrojnë me një fluks të madh për në shtetet e perëndimit të shtrënguar fillimisht për shkaqe politike dhe ekonomike të asaj kohe.

Për shkaqe politike

1. Themi për shkaqe politike duke pasur parasysh se pakënaqësia e popullit shqiptar në vitin 1968 shprehu demostrativisht kërkesat e veta  për pa drejtësitë  e regjimit jugosllav, ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që me forcë dhe në forma dinake mbeti nën administrimin   e sajë ,  dhe u nda nga Shqipëria dhe  pjesët tjera shqiptare që akoma kanë mbetur problem i pa zgjidhur  në shtetet e Ballkanit siç janë  në Greqia,Maqedonia,Mali i zi,dhe në Luginën  e Preshevës nën okupimin e Serbisë së sotshme e banuar me shqiptarë. Prandaj shqiptarët me këto ngjarje filluan që të bëhen faktor destabilizimi për Jugosllavinë artificiale të asaj kohe ,prandaj u larguan qindra dhe mijëra shqiptar  për shkaqe sigurie,  emigruan në shtetet e  Evropës.

Për shkaqe ekonomike

nga manifesimi ne emmendingen

2. Themi për shkaqe ekonomike sepse, Kosova ishte një vend  me një ekonomi të varfër dhe e eksplatuar nga pushtuesi dhe për ta zbutur situatën politike ish regjimi jugosllav i nxori nga Kosova një numër të madh  qytetarësh , gjëja për punë,por qëllimi ishte siç cekëm ma lart thyerjen e revoltës shqiptare të udhëhequr nga student, intelektual dhe punëtorë  për kërkesat e veta për shndërrimin e  statusit nga një krahinë autonome    në një Republikë të pavarur  të Kosovës  .    Ajo kohë e viteve 70’ta nxori nga Kosova  të gjitha kategoritë e njerëzve  edhe intelektual por dominonte  fuqia punëtore ,punëtorët e krahut rrugëve dhe kanaleve të shteteve të perëndimit që fatkeqësisht u llogaritshin si jugosllav nga administratat e këtyre shteteve siç ishte Gjermania,Zvicerra,Austria,Franca Belgjika etj , kishte shqiptarë të përqendruar ma tepër. Nga kjo kohë dolën në skenë shumë intelektual të fushave të ndryshme  politike, kulturore dhe ekonomike që u bënë faktor organizues  për interesin e Kosovës , për ta ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës pran faktorit ndërkombëtar për çlirimin e sajë nga okupatori serbo-sllav,deri në pavarësinë e sajë, dhe në fushën e kulturës që sot njihen shumë prej tyre dhe evidentohen  në shtetet e Evropës. Një  numër i madh intelektualesh, si mjek ,inxhinier, krijues ,muzikant  dhe biznesmen,  u integruan në shtetet përkatëse por  duke mos e harruar  atdheun kurrë të përqendruar në fusha të ndryshme politike, kulturore, ekonomike etj.

Po kështu u veprua edhe këtë vit në 2010 me rastin e përkujtimit te 100 vjetorit të lindjes se figurës  së shenjtores së madhe dhe shumë të shtrenjtë Nënë Terezës ,një figure  me përmasa botërore! Në këtë kuadër te kësaj , brenda muajve  të fundit në disa  qytete dhe shtete  të Evropës  dhe ma gjerë si në Gjermani, Zvicër, Itali, Britani   Austri,shtetet skandinave ,Amerikë e gjetiu, u përkujtua,u nderua  dhe u ngrit figura e saj me aktivitete  kulturore dhe artistike  të ngjeshura,

Një tubim i tillë  u mbajt edhe në Gjermani pikërisht në një qytezë regjionale, në rajonin e Freiburgut, në Emmedingen .Këtij takimi i paraprin me aktivitet organizativ  shoqata  „Yjet e Kosovës“ e udhëhequr nga zoti Tahir Shabani.

foto

Publikime  mbi historinë e të madhes Nënë Terezës në Emmedingen Gjermani

Prandaj  të pranishëm ishin Ambasadori  i   Republikës së Kosovës në Gjermani,zoti  Vilson  Mirdita, ku mbajti  fjalën e rastit  të këtij takimi. I përshëndeti të pranishmit e këtij takimi ku nderoj  me një vlerësim të lart shëmbëlltyrën e kësaj humanisteje për njerëzit e varfër,  falënderoj të pranishmit në sallë njëkohësisht e përshëndeti një ekspozitë arti  qe ju dedikua Nënë Terezës për këtë ditë  të kremtuese.  I falënderoj krijuesit e artit më theks të veçantë qe ishin pjesëmarrës të kësaj ekspozite. Një takim, i tillë siç ishte ky  ofroj edhe shumë pjesëmarrës gjerman  dhe personalitete  lokale si kryetar komune, politikan ,miq të  shqiptarëve etj. Vlen të përmendet qe si  meritë mund te theksohet se është e vëllezërve Tahir e Mustafë Shabani  zonja Leinen etj,   që në bashkëpunim me shoqatën e tyre  ishin si projektues të këtij takimi me ç’rast  e përkrahen edhe organet gjermane .  Zyrtari Landrat Harno Huth, i përshëndeti të pranishmit, zotin Vilson Mirditën Ambasador i Kosovës  në Berlin dhe falënderoj shoqatën  „Yjet e Kosovës“   në Emmendingen. Të pranishmit i përshëndeti edhe prifti ynë, Don Fran Kola, i cili duke folur me ndjenja dhe me emocione  i përkujtoj shëmbëlltyrën  dhe veprën e Nënë Terezës, ekspozitën dhe projektin e ndihmuan  edhe Metzger-Gutjahr-Stiftung ,humanisti e atdhetari Pjeter Xhoni nga Zvicerra,Dr Fatmir Dalladaku,dhe Z.Wipfler.

 

Nënë Tereza

Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza emër i  humanizmit botëror!

 

„Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Me besim , jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit“.

Nënë Terezës, me shtat të vogël, por me besim shkëmbor dhe te fuqishëm , të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin,humanitetin veçanërisht për më të varfëritë ndër të varfër. „Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t’u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij“. Në shpirtin e saj,
përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : „Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtin njerëzor“.

Kjo krijesë e ndritur e pa shembullt  dhe dashurisë ndaj zotit Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë   fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysmë e u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë. Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë, (1910 – 1997), murgesha katolike, ka marrë pothuajse të gjitha mirënjohjet më të larta ndërkombëtare, deri edhe Shpërblimin Nobel për Paqe.

 

Çmimi Nobel për Nënë Terezën

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërblimin Nobël për Paqe ajo e mori me 10 dhjetor 1979, prej duarve të kryetarit të Komisionit Nobël, dr. John Sannes-it, në Oslo, në pranin e mbretit të Norvegjisë, Ollavit V, të shumë ministrave, diplomatëve, të shumë personaliteteve fetare – kulturore nga e tërë bota. Qe ky kurorëzim më i lartë botëror për Nënë Terezën.

Nënë Tereza në Shqipëri

Nënë Tereza në vizitë në Shqipëri  në mesin e qytetarëve ku para publikut e dëshmoj etnitetin e vet te origjinës  para botës dhe goditi shovinistet maqedonas në përfitimin e kësaj figure si te veten!

 Pas pranimit të Shpërblimit Nobel për Paqe, Nëna Terezë u bë e famshme në përmasa botërore- ndërkombëtare, kurse për shqiptarët u bë krenari kombëtare…!

 Ne shenjë nderimi të 100 vjetorit te lindjes së Shenjtores së madhe Nënë Terezës.

Një takim në shenjë respekti të 100 vjetorit te lindjes së Shenjtores së madhe Nënë Terezës. u hap ekspozitë artistike ku  morën pjesë Malë Myrtaj skulptor,Dan Gashi,Sokol Maloku, Bukurie Dalladaku, Augustin Pepgegaj dhe  Asllan Dibrani, piktorë.

Piktorët:Maloku,Gashi dhe Përgegaj

Maloku,Dan Gashi dhe Augustin  Pepgegaj  piktor

Ishte një ekspozitë e veçantë, nga njerëz të artit  që përmes  brushës dhe talentit  të tyre  paraqiten shumë dimensionalen  abstrakte, po edhe të realizmit  në teknika të ndryshme . Vet  prezenca  e këtyre pikturave nga piktorët e lartpërmendur dhe skulpturave nga skulptori Malë Myrtaj  shprehnin një  gjuhë universale   të artit,   që fliste me  gërshetimin e shumë ngjyrave,  që flisnin  për etnitetin , për popullin  dhe grupe etnike autoktone, për historinë e kulturën e tyre të veçantë me motiv  gjithnjë kombëtare por edhe portrete të Nënë Terezës.

Pjesëmarrjen e artistëve dhe krijuesve shqiptarë me rastin e hapjes se kësaj  ekspozite, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe personalitete të larta gjermane po dhe publiku gjerman ishte i konsiderueshëm.

shpërblimet

 Grupi i krijuesve me rastin e pranimit të mirënjohjeve nga e majta Dr Vilson Mirdita,Dan Gashi  piktor,Malë Myrtaj skulptor,Sokol Maloku piktor,Shkodran Tolaj  tenor,Augustin Pepgegaj piktor,Asllan Dibrani piktor  dhe Tahir Shabani përfaqësues i Shoqatës „Yjet e Kosovë“

Në fund nga shoqata  dhe organizatoret ju ndanë nga një mirënjohje  këtyre krijuesve. Ekspozita u hap ne ambientet e një shtëpie kulture të qytezës Emmedingen  dhe mbeti e hapur për disa ditë qe pritet të vizitohet  nga publiku gjerman.

Për ti dhëne takimit një petk manifestimi edhe ma të denje në këtë tubim pjesëmarrës ishte edhe tenori ynë i shkëlqyer Shkodran Tolaj qe zëri i tij  emocional melankolik te publiku  la mbresa te mira qe u lidhnin me artin e muzikës përkatëse.

foto

Ambasadori  i Kosovës   Dr .Vilson Mirdita ,Tahir Shabani dhe Asllan Dibrani me Grupin  e nxënësve të Shoqatës shqiptare „Yjet e Kosovës“të Emmendingenit Gjermani

Tenori shqiptar ShkodranTolaj

     Shkodran Tolaj në ekzekutim me grupin e krijuesve pran publikut

zef prenka,petrit prenka

Pjesëmarrës  ne takim  ishin  edhe Martin Çuni Kryetari  Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve  Shqiptarë në Gjermani të shoqëruar  nga Hasan  Qyqalla   Malë Myrtaj, mësuesi i vjetër Dedë Mirdita  etj.

foto

Grup krijuesish dhe aktivist te çështjes kombëtare nga e majta MartinCuni,Nikollë Gjoni,Shkodran Tolaj, Hasan Qyqalla,Malë Myertaj,Asllan Dibrani,Fatmire Musliu,Azem Ajvazi,Sokol Maloku,dhe Lon Karrica.

foto në sallë

 Pamje nga publiku në sallë

Ekspozita në Emmendingen

 Pamje nga Ekspozita e hapur ne ditën  e 100 vjetorit te lindjes së Nënë Terezës

 

 

Prononcime nga disa figura që ishin prezent në tubim e kësaj mbrembje.

 

A.Dibrani. Zoti Ambasador mund te na thoni diçka për një ditë madhështore për ditën e madhe kushtuar  figurës së Nënë Terezës me qe jeni pjesëmarrës dhe përfaqësues i popullit shqiptar në Gjermani?

Dr.Vilson Mirdita  Ambasador i parë i Republikës së Kosovës theksoj : Po ndihem krenar qe sot jam pjesëmarrës i këtij takimi  me qe ishim të organizuar në marrëveshje me Qeverinë e Kosovës ,ku vlen ta them se i falënderohem edhe   Shoqatës  „Yjet e Kosovës “ qe na ndihmuan  ,njëkohësisht i falënderoj edhe organet  gjermane, duke filluar nga  kryetari i komunës  e deri të qytetarët e thjesht, qe u solidarizuan me përkrahjen dhe pjesëmarrjen  në këtë  ditë që i kemi kushtuar  kësaj figure ,njëkohësisht ju falënderoj edhe ju krijuesve qe përmes ekspozitës së juaj treguat kulturën e popullit tone…

A.Dibrani. Zoti Tahir ju ishit në organizim, me që jeni edhe në udhëheqjen e shoqatës se juaj, u pa se latë përshtypje te një organizimi të mirë, me pjesëmarrjen e shume gjermaneve për këtë tubim kushtuar Nënë Terezës  prononcimi i juaj ju lutem ?

Tahir Shabani  kryetar i shoqatës „Yjet e Kosovës .Po ju falënderoj për pjesëmarrje  ne këtë  tubim  juve dhe te gjithë publikun pjesëmarrës, qe vërtet nuk na e  humbi mundi kot,  sepse kemi punuar kaherë me popullin gjerman që ta tregojmë  kulturën tone edhe përmes  ekspozitës qe me iniciativën  e Malë Myrtës dhe ju pjesëmarrësve  tjerë si piktorë  u shpreh ajo qe kërkohet nga kosovarët,qe ta identifikojmë   origjinën e Nënë Terezës  dhe madhështinë e saj si figurë.

A.Dibrani. Zonja Fatmire  ju ishit në pjesëmarrjen e këtij takimi në cilësinë e sekretares se parë te  Ambasadës se Republikës së Kosovës në Berlin  përshtypjet e juaja  për këtë mbrëmje kushtuar një nëne  shqiptare qe me humanitetin e vet u bë figurë  botërore ?

Fatmire Musliu Sekretare  e parë Ambasadës se Republikës së Kosovës në Berlin. Po unë vi nga  qyteti i Berlinit për ta nderuar një figurë qe beri emër ne arenën ndërkombëtare deri me fitimin e çmimit Nobël , dhe unë si femër  e ndiej veten të privilegjuar që jam në mesin e këtyre  intelektualëve,bashkatdhetarëve   dhe pjesëmarrësve  kushtuar kësaj feste.

A.Dibrani .Zoteri Ajvazi ishte një mbrëmje qe e sensibilizoj edhe popullin gjerman  mendimi i juaj me këtë aktivitet manifestues me aktivitete  kulturore .

Azem Ajvazi kryetar i „Bashkësisë shqiptare“ për  rajonin e Freiburgut. Po ishte një dite madhështore qe  vet prezenca e ambasadorit   te Kosovës me staf dhe pjesëmarrja e zyrtareve gjerman  është për ta vlerësuar si një nder tubimet ma të suksesëshme.

A.Dibrani.Zoti Hasan  keni udhëtuar me qindra kilometra  për ta përcjell  këtë takim  opinioni i juaj ?

Hasan Qyqalla   poet .Theksoj se  ishte një tubim impozant  i gërshetuar  me   popullin gjerman  ku lanë mbresa njerëzit  e kulturës si në  shfaqje ,njëkohësisht ekspozita e artit qe ishte për mrekulli  po edhe nxënësit  qe u publikuan me zakonet dhe vallet  shqiptare kushtuar kësaj mbrëmje ishte madhështore .

A.Dibrani. Kemi të bëjmë me një aktivist  Nikollë Gjonaj kryetar i shoqatës „Stublla“ nga Koblenzi i Gjermanisë përshtypjet  e juaja për këtë mbrëmje?

Zoti Nikollë Gjoni kryetar i shoqatës “Stublla “Ishte një organizim jashtë zakonisht mire i organizuar vet pjesëmarrja e dyanshme foli  ku me pëlqej shume  ekspozita   e artit nga skulpturat dhe pikturat që ishte si e veçantë i këtij manifestimi  për ta rritur dhe nderuar të madhen nënë Terezën .

A.Dibrani.Zoti Martin kudo qe lëvizë njeriu për çështjen shqiptare aty gjindesh   edhe ti,po edhe  kësaj mbrëmje madhështore  ju ja shtuat vlerën si pjesëmarrës  ne cilësinë e Kryetarit te Lidhjes se Shkrimtarëve  dhe Artistëve  Shqiptarë në Gjermani mbresat e juaja  nga  ky takim cilat janë.

Martin Çuni Kryetarit te Lidhjes se Shkrimtarëve  dhe Artistëve  Shqiptarë në Gjermani:Krijuesit dhe artistet  shqiptar qe veprojnë në Gjermani dhe ma gjerë ku ka shqiptarë,  janë  pasqyra ma e mire  e afirmimit të  çështjes sonë kombëtare , po edhe  ku është rasti i sotshëm i kësaj mbrëmje kushtuar të madhes Nënë Terezës.

A.Dibrani.Zoti Shkodran  Tolaj tenori i zhanrit te veçantë te muzikës  ju e mahnitet  publikun  me të shprehurit tuaj emocional  si e përjetuat këtë mbrëmje? .

Shkodran  Tolaj  tenori: Po jam munduar qe te prezantohem  me një përkushtim dhe atë e thotë publiku. Mua nuk me takon të flas për veten por  falënderoj publikun qe me përkrahu ne këtë mbrëmje   për te madhen Nënë Terezën  e kame përgatitur  dhe jam krenar qe isha ne një takim manifestues përfundoj  Zoti Shkodran Tolaj.

Arti  dhe kultura janë  e vetmja  alternativë e zhvillimit  dhe ecjes në rrugën progresive të popullit shqiptare  drejt popujve të mëdhenj në familjen evropiane.

Rasti i këtij manifestimi sinjalizon largpamësinë e popullit shqiptare se janë duke  u sensibilizuar me realitetin   e te gjitha fazave  historike  qe figurat e veta kombëtare ti lartësojnë,ti rrisin, ti ruajnë dhe ti  përkujtojnë  me përkujdesje të veçantë ,  sepse përmes këtyre njerëzve të mëdhenj te kombit tone  ndërtohet historia,dhe vlera  mbi mitet  e figurave kombëtare po ne këtë rast edhe të shenjtores  së shtrenjtë Nënë Terezës…

 

Foto-Reportazh   nga Asllan Dibrani  2010 Shtutgard Gjermani

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen