Nga uji i trrubulluar dalin peshqit e tërbuar

Arkivi | Dedë Preqi | 01.10.10 | 15:58

Një egoizëm i tillë i turpshëm dhe i rëndë  për kombin dhe shoqërinë kosovare,duke hudhur baltë historisë  së lavdishme kombëtare,e vënë në dyshim një popull,një kulture dhe një shtet të ri,i cili në rrethana të krijuara edhe sot e kësaj dite po atakohet dhe ballafaqohet me kundërshtarë të jashtëm dhe të mbrendshëm,që po e pengojnë dhe ngadalsojnë zhvillimin e gjithmbarshëm.Institucionet e Kosovës janë shtyllat dhe bazamenti i shtetit,dhe nëpër mes të këtyre arterjeve shtetërore funkcionon dhe gjallëron shteti.Andaj,rasti i fundit i aksioneve të EULEX-it,në Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekumunikacionit,për të hetuar dhe kërkuar korruptorët ,është një qështje shumë e rëndë për shtetin e Kosovës,që kërkon vemendje të madhe të opinionit dhe organeve përkatëse kundër këtij krimi.Një procedim i mëtejshëm i qështjes së korrupsionit në këtë ministri,por edhe në të tjera,kishte me nxjerrë edhe shumë „peshqi“të tjerë,të cilët po notojnë nëpër valet e korrupsionit.Në këtë mënyrë populli e humbë besimin nga pushtetarët e vendit,dhe krijohet një kaos,apo gjendje skandaloze,dhe kërkesat momentale të krijimit të disponimit të populli shqiptarë kosovarë,mbetët të bëhën zgjedhje të parakohëshme dhe të krijohet një qeverisje e re,e cila mund të bëjë ndryshime rrënjësore,që ka përqëllim interesat e popullit dhe shtetit.Përndryshe,deri këtu,është diçka jo normale në shoqërinë demokratike kosovare,e cila në kohë paqeje po dëshmon hendekun gjithnjë e më të thellë të krizës politike dhe ekonomike të vendit. Vjen pyetja se, kush i beson kësaj politike?…Është edhe më e pa kuptimtë për ata të cilët e mbrojnë dhe i besojnë kësaj politike,apo japin vlerësime pozitive,në emër të individëve apo partive të ndryshme,dhe e dyfishojnë krizën e një vendi dhe shoqërie në tërësi.Është e vërtetë se Kosova ka njerëz të specializuar dhe të talentuar në profesione të ndryshme,dhe nuk është e nevojshme që të thellohet kriza e kuadrit ministror,që të mvarët shteti në njerëz që janë dëshmuar gjatë luftës,por koha e lirisë ka nevojë për njerëz tjerë,të cilët nuk kanë nevojë të përdorin forcën,por kanë nevojë të përdorin mendjen e shëndoshë,ndershmërinë dhe përgjegjësinë ndaj Ministrisë dhe shtetit.Krahas këtyre operacionëve që bënë Eulex-i,kundër korrupsionit në Kosovë,duhet të dëshmohet edhe Qeverija, njëherit duhet edhe Parlamenti ta thotë fjalën e vet,ashtu edhe populli nuk duhet të mbetët indifirent,e cila qështje është shumë delikate,përndryshe,jemi të bindur se kjo praktikë do të sjellë krizën më të madhe ekonomike të vendit,dhe tjera kriza  edhe më të ndieshme.Besoj se populli i Kosovës e dëshiron zhvillimin e shtetit të vet ,e nuk ia dëshiron krizën dhe përmbysjen. E kishin pasë pyet një këngëtar,pse sa herë që këndon,në fund të këngës, gjuan me pushkë? Ai përgjigjet,e kemi si traditë,kur këndojmë sa do bukur,në fund e vrasim këngën tonë! Prandaj,shkaku i kësaj ndjenje se është vështirë të dilet nga kjo spirale e pa fundme e korrupcionit në Kosovë,shqiptarët kanë filluar të mos u besojnë më as partive opozitare,dhe as atyre që janë në pushtet.E ky mosbesim është shumë i rrezikshëm,sepse popullin e bënë të pa ndjeshëm ndaj fatit të vet,duke drejtuar popullin drejtë një verbërie,që ia pamundëson të sheh ardhmërinë e vet,kur fatin e tij e përcaktojnë individ të korruptuar dhe njerëz me interesa vetiake,apo partiake.Thotë një fjalë e popullit,më lehtë është ta mposhtësh një ushtri të armikut,se sa dobësitë përsonale.Pas luftës,në hierarkinë institucionale,kryesisht u vunë jo intelektual të mirëfillt,por aktivistë të dalluar të partisë.Rrallë ka qenë ndonë ministër që është emëruar nga partia që është shquar me ndonjë kontribut intelektualo-shkencor,prandaj edhe nuk ka mundur qeverisja të jetë e mirë.Kjo praktikë më sdo të duhej të ndiqej,pikërisht për faktin se duhet të kemi qeverisje të mirë,që e bëjnë vetëm njerëzit e përgaditur.Njerëzit që kanë dëshmuar me vepra të tyre se janë intelektual të mirëfillt,duhet të kenë prioritet për tu emëruar në ministri,apo në krye të institucionëve të tjera.Nëse vazhdohet praktika e vjetër,të zgjedhët ai i cili e ka krahun ma të fortë,sërish Kosova dhe poplli i saj,ka me pasë probleme të mëdha,e një ndër ato që po vuan edhe sot,është korrupcioni dhe keq-qeverisja e vendit në nivelin qendror,poashtu edhe lokal.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen