Prof. Mazllum Hasimja ishte një atdhetar e intelektual i palodhshëm

Diaspora | admin | 08.02.13 | 19:29

E pamja dhe Akademia Përkujtimore u kryen në frymën atdhetare!

Të dielën më 27.01, 2013, në lokalet e Shoqatës Humanitare “Nëna Tereze” në Göppingen Të Gjermanisë, u mbajtën të pamet dhe akdemi përkujtimor me rastin e vdekjës së mr. Mazllum Hasimja. Para shumë bashkatdhetarëve, kolegëve, miqëve dhe familjarëve të Prof. Mazllumit. U evokuan kujtime nga puna e përbashkët në mërgim ku jetonte që disa vite Prof. Mazllumi me familjen e tij. Që në fillim, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Nëna Tereze” në Göppingen dhe i Këshillit të Prindërve të Shkollës Shqipe, subjekte këto të organizuara që veprojnë që disa vite me shumë sukses, Jahja Gashi, paraqiti në fjalën e vetë hyrëse arsyen e këti takimi përkujtimor, në shenjë rrespekti për jetën, vepren dhe punën e përbashkët që kemi pasë me Prof. Mazllumin qoftë në kuadër të Shkollës Shqipe dhe të aktiviteteve kulturore në kuadër të Shoqatës.

Një biografi të shkurt, për jetën dhe veprën e Prof. Mazllumit e paraqiti,ish studenti dhe kolegu në Shkollën Shqipe në Göppingen me rrethinë, Sylë Sylaj. Ai tha: “Mazllum Hasimja u lind me 4.01.1934 në Gjakovë.Shkollën fillore, gjimnazin e ultë dhe shkollën normale i kreu në qytetin e lindjësSHLP-në e mbaroi në Shkup kurse Fakultetin Filozofik, degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë në vitin 1965.

akademia

Një pamje tjetër nga e djathta në këmb Asllan Boshnjaku duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrj .Në shumë aktivitete kulturore dhe kombëtare që janë organizuar në këto rrethina ka marrë pjesë edhe prof. Mazllumi.

Edhe pse nuk ishte antar i asnjë partie politike. Prof Mazllumi merrte pjesë nëpër mbledhje të Klubeve, shoqatave e shoqërive, si dhe në tubime të subjekteve politike shqiptare me qëllim të mirë për ti ndihmuar organizmet e mërgimtarëve që kontributet të jenë sa më të frytshme…

Kemi marrë pjesë në shumë festa kombëtare, akademi përkujtimore e promovime të librave që janë organizuar në këtë anë.

Për këtë arsye thëmë me zemër të qilter: I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Edhe Hamza Halabaku, në pamundësi për pjesëmarrje për të pame, kishte dërguar një letër me shkrim, cilën e lexoi arsimtari Lekë Preçi, duke evokuar disa kujtime që nga viti 1973, atëherë kur në kuadër të Pleqisisë së Arsimit në Prishtinë ishm njoftuar me Prof. Mazllumin. Çdo takim me këtë përsonalitet linte përshtypjen e një intelektuali të mrekullueshëm. Dhe si i tillë, ishte i përgatitur profesionalisht dhe Në këtë takim përkujtimor, folën edhe Emin Fazlija, kryetar i Beslidhjes, Asllan Dibrani, Sylejman Aliçkaj, Malë Myrtaj, Ndue Lekaj, Selami Morina etj.

Në emër të familjës Hasimja falemnderoi Asllan Boshnjaku, dhëndërr i pro.Mazllumit.

Nga  Lekë PREÇI

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen