28 Nëntori në Shtutgard

Reportazhe | admin | 30.11.10 | 18:00

…dhe ngriti të lirë dhe me krenari  flamurin  kuq e zi,  që ngriti   i madhi Skënderbe 5 shekuj  ma herët   me te njëjtin qëllim  simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë.
foto1
Si çdo vend që po përkujtohet kjo ditë madhështore  e flamurit  kombëtar  ditës se Pavarësisë së Shqipërisë, në Shqipëri ,Kosovë ,Maqedoni e gjetiu,po asht po manifestohet edhe ne vendet perëndimore  ku janë të përqendruar shqiptarët. Ashtu  një e kremte kushtuar flamurit të kombit u mbajt edhe në Shtutgard  të Gjermanisë e organizuar  nga Unioni Mbarëkombëtar Shqiptar,
foto2
Qendra Kulturore Shqiptare nga Shtutgardi , Besëlidhja Kombëtare Demokratike  Shqiptare  në mbështetje të Qëndresë Islame nga Shtutgardi, ku pikërisht  ne ora 14 të ditës se diel  të datës 28 nëntor  2010   filloj tubimi,në një sallë të stolisur me flamurin e  krenarisë se kombit dhe piktura artistike kushtuar kësaj feste. Fillimisht  hapjen e  këtij tubimi  e beri veprimtari Fahredin Tafallari  i cili i falënderoj të pranishmit dhe u përqendrua ne  ngritjen e flamurit ne Vlorën heroike te vitit 1912 i përshëndeti të pranishmit  dhe u përqendrua ma tepër për vlerat e flamurit dhe manifestimin e tij ne mërgatën shqiptare. . Ma tutje  moderatorët  Can Tahiri dhe Aferdita Shkreli  ftuan të pranishmit  për një minutë heshtje për te rënët   e dëshmoreve  për liri! Ne sallë ishte i pranishëm  edhe  biznesmeni   shqiptar Behxhet Pacolli  dhe aktualisht Kryetar i AKR-së i cili pos një biznesmeni të suksesshëm  u tregua një politikan   i cili ndikoj në shume shtete qe ta njohin  pavarësinë e Kosovës ku në zgjedhjet  e ardhshme pretendon qe te jetë kryetar i Kosovës. Zoti Behxhet Pacolli  ishte i  shoqëruar nga zonja Mimoza Kusari Lila një figurë shume aktuale politike në Kosovë,qe të dy u nderuan nga  organizatorët.
foto3Zoti Pacolli   me rastin e marrjes së fjalës  u shpreh ,të dashur bashkatdhetar ,edhe unë jam një pjesë e trupit të juaj  me qe isha dhe jam me shpirt  në zemrën e mërgimtareve se mbi 30 vjet  isha jashtë atdheut  dhe  e i dijë mire sakrificat  e mërgatës ,  qe gjithë here ishte promotor i  çështjes kombëtare,ai përshkroi  gjendjen politike të Kosovës por u përqendrua edhe ne zgjedhjet e ardhshme  ku  e ftoj publikun qe te votojnë  për ata qe ju merr mendja se do te jetë progresiv ne te ardhmen, Kosovës i duheni ju  ,i duhemi ne  ajo ka nevojë ta ndihmojmë  ne integrimin e saj  ne një vend te zhvilluar  përfundoj nder te tjera zoti Behxhet Pacolli u përcjell me duartrokitje frenetike të shpeshta nga publiku…Edhe zonja Mimoza Kusari Lila

 foto2
Zonja Mimoza Kusari Lila ne diskutim pran publikut Shqiptar ne Shtutgard u përshëndeti të pranishmit  duke u përqendruar  në ditën e madhe të flamurit por edhe gjendjen politike.Zëvendës  konsulli i Shtutgardit  zoti Ymer Lladrovci  gjithashtu ishte i prezent i përshëndeti te pranishmit dhe u përqendrua ne ditën e flamurit dhe e ndiej veten të privilegjuar që pikërisht edhe që jam pran jush në këtë datë të madhe pos ditës se flamurit edhe ditëlindjes së të madhit Adem Jasharit etj. Edhe patrioti dhe veprimtari i madh Emil Kastrioni  -Emin Fazlia  nje veteran i palodhur,përshëndeti te pranishmit ku la mbresa tek publiku pati edhe te tjerë diskutues.

Për ta nderuar  flamurin  dhe këtë ditë të shenjte të 28 nentorit ditës së Flamurit  u hap  edhe një Ekspozitë artistike nga tre piktor  shqiptar Dan Gashi   Asllan Dibrani dhe Sabahate Byci pikturat ishin me karakter kombëtare dhe një frymë atdhetarie.

foto7
Lumnie Graiçevci kengetare

foto8
Albion Gashi pran publikut me recitim

foto9
Një pamje nga Behxhet Pacolli.;Mimoza Kusari-Lila, Emin Fazlia Ymer Lladrovci etj.

foto10
Pamje ne salle gjatë manifestimit duke vallëzuar

foto11

Pamje ne salle gjatë manifestimit

 foto12
Kjo ditë 28 nëntori të sivjetshëm na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma të gëzuar e ma të bashkuar se kurrë prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan, për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Qytetar, vëllezër e motra,të nderuar mërgimtar ku do që ndodheni ju urojmë  festën e flamurit tone kombëtar. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë  për të gjitha forcat politike  të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin  e kombit tonë,të jetë një ditë e kurorëzimit për  një qëllimi  dhe një mendje  me një vizion dhe  ide ,me një strategji dhe  synim, me një vullnet dhe harmoni , te të gjitha forcave  intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë  spektrit ne elitën e kombit  të bashkohen   rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite  të veçanet jubilare , kjo  festë le te jetë një kushtrim  që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptaret në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona   nën Serbi Maqedoni  Greqi dhe Mal te Zi .Vëllezër   dhe bashkatdhetar në mërgim  me një theks te veçantë ju uroj  ketë vit   kudo që gjinden  nëpër botë për neve jashtë atdheut  jemi edhe ma te nevojshëm  që ta shijojmë ngrohtësinë  e ngjyrës   se këtij flamuri  të kombit që duhet ta ndiejmë krenar,vetën tonë pran fëmijëve tanë  dhe brezit që po e rrisim në dhe te huaj që përmes jush të nxitën,të mësohen   dhe te joshen  për atdhedashuri   ndaj kombit të vet. Sot pikërisht në ketë ditë ë shtrenjtë  festohet edhe anembanë  botes shqiptare ne diasporë  ku  menjëherë pas shpalljes se Shqipërisë shtet ne vete   u festua  që nga mërgimtaret tanë  të hershem  që nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare,Faik  Konica i shkrimeve dhe te gjithë patriotët  e ma vonshëm deri të vëllezërit Gërvalla ,Kadri Zeka  Enver Hadri etj që me ketë flamur  manifestuan protestuan dhe kryen obligimin  dhe amanetin e vet deri ne vdekje  për një gjuhë ,një komb dhe për një flamur ,prandaj shëmbëlltyra e tyre  le të na shërbej si obligim  edhe neve që këtij  amaneti të tyre mos t’i shmangemi  deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave .

Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë – 28 Nëntor .1912, ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj  historia do t’ua ngrehu lart krenarinë  shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një Shqipëri, te lire, sovrane e te pavarur.

Gëzuar ,për shume mote 28 Nëntori 1912, Dita Flamurit – Shpallja e Pavarësisë  së Shqipërisë.

Foto-reportazh  nga Asllan Dibrani 2010 Shtutgard

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen