Gjon Marka Gjoni, Kapidan i Mirditës

Histori & Fakte | admin | 06.12.10 | 17:54

Ai visarë dokesh ishte dikur paji i mbarë kombit, mandej kushtet e egra të zotnimit aziatik, erdhën tue ia ngushtue qarkun e ndikimit, dhe tue e kufizue në malet e Shqipnisë. Fryma e vjetër e ligjeve dokësore, ku ma pak e ku ma shumë, lëviti i rrahi pajada, në gjak të shqiptarit, e shtrime në krejtë tokën e atdheut, dhe ngjeti kudo, qi njerz robi shqiptar u shpërngulën. Studiuesa e hulumtuesa të huej, në Kanun të Malëvet, hetuen substancën ma të kulluet, të fisit arbnuer dhe patentet e fisnikisë, së ti shumë të lashtë indoeuropiane.

 Kapedani i Mirdites

Kapidan Gjon Marka Gjoni, burrë i gëdhendur, një copë në curr t’ashpër, të landës sonë rraciale, përfaqësoj traditen autoktone, më të pikatun. Në te u mishnue shembullisht burrnia e njerzia e rracës“.

Me këto fjalë te atdhetarit profesor Ernest Koliqit po e filloj këtë studim për Kapidanin e Mirditës, burrin e menqur dhe te urtë, politikanin dhe largëpamësin e kombit shqiptar, i cili edhe pse jetoj e veproj në rrethana tepër të nderlikuara, e kreu me nderë e burrëri, detyrën e trashëgimtarit  shekullor të Derës së Gjomarkut, duke iu përshtatur rrethanave të reja kohore dhe duke ecur në hap me kohën, pa lënë anash traditat e mirëfillta, kombëtare dhe të Kanunit. 
 
Jeta dhe Veprimtaria Kombëtare e Kapidan Gjon Marka Gjonit deri në vitin 1939
 
Kapidan Gjoni lindi në  Orosh të Mirditës, me 28 gusht të vitit 1888. I ati Kapidan Marka Gjoni ishte nip i Lleshit të Zi, qe pat emër të madh në Shqipëri e në Ballkan, kah gjysma e parë e shekullit XIX. Sipas zakonit që ruhet djalë pas djali, në derë te Gjomarkajvet, sa është gjallë prindi te bijëve u përket me u shtrue vullnesës  atënore, dhe me ia ndjekë urdhërin si ushtar.
 
Të dielën e pashkëve me 1925 vdiq Kapidan Marka Gjoni, pas një jete plotë peripeti,  përshkruar edhe nga Faik Konica,  në të përkohshmën “Albania”. I zanun befas prej Turkoshakëve, ashtu si kusheriri Prenk Bib Doda, e si Hodo Beg Kopliku, u internue në Anadoll. Malli i atdheut e shporonte aq fort në atë mërgim, saqë vendosi me u këthye, dalë ku të dalë. Pa ditur gjuhë, e pa mjete, iku e u përshkue nëpër Rusi, Poloni, Austri e arriti në Mirditë, ku autoritetet Otomane nuk guxuan qe ta trazojnë më. Me 1914 rrani me Miriditas në Durrës, për të mbrojtur mbretin Ëied.
 
Ngjitas me kosovarët e Isa Boletinit, djemtë e Miridtës, ranë në luftime të rrebta kundër kryengritësve qe donin ta ndalojnë mëkëmbjen e një shteti shqiptar, të pavarun. Humbjet qenë të mëdha. Pasi i vdiq i ati Kapidan Gjoni, i doli prija e iu ngarkua përgjegjsia me e udhëheqë Mirditën, sipas tagrit historik të derës së Gjomarkut. 
 
Ai u përvesh zyrës së vet, me atë pasuri mendimesh të qarta e me vendosmërinë, që përherë e dalloi, kur e lypë në raste të ndryshme ndërhyrja e tij, si gjyqëtar gojdhanun e i pranuem vullnetarisht nga populli, e ne datsh si prijës luftarak i caktuem nga e drejta kanunore. Edhe pse i ri, në moshen 37 vjeçare por i burrnuem, Kapidan Gjon Marka Gjoni u  shqua në naltësinë e misionit të vet. Në vitin 1926 i rrethuem prej krerëve, e bani Zabitnamën e parë(Pajtimin e Gjaqëve).
 
E përshkoi Mirditën bajrak për bajrak, e katund për katund, duke ndreqë ngatërresa e duke pajtue gjaqe. Ne vitin 1926 Kapidan Gjon Marka Gjoni i ka pajtue 360 gjaqe e varrë (plagë). Në vitin 1928 pasiqë e fitoi një autoritet shumë të lartë, Kapidan Gjoni e bëri edhe pajtimin e dytë të gjaqëve. Edhe këtë herë ka pajtue 260 gjaqe e varrë. Kështu Mirdita u bë krahina më e qetë në Veri.
 
Me këtë veprimtari, kapidan Gjonit aq shumë iu rritë fama saqë, shumë veprimtarë shqiptarë dhe të huaj vraponin që ta takonin atë. Në vitin 1930 Kapidan Gjon Marka Gjoni shkoj në Romë ku u prit me nderime të larta nga Qeveria Italiane, dhe nga Papa.
 Gjon Marka Gjoni
Kapidan Gjon Marka Gjoni në bisedim me Zogun, atëherë president i Shqipërisë, paraqiti gjendjen e keqe të Mirditës në pikpamje ekonomike. Zogu iu përgjigj: Zotni Kapidan, e njoh gjendjën e Mirditës por ju bëtë mirë që me shtruat këtë problem, dhe shtoi: që me sot Mirdita përjashtohet prej çdo takse shtetërore, dhe kanuni si ligj tradicional, në të cilin janë mbështetur e drejtue malet tona, ka me qenë i lirë në Mirditë.
 
Kur Ahmet Zogu u proklamue mbret në vitin 1928,  gjithë paria e malëve të Veriut shkuen në Tiranë me e përgëzue, ndër ta edhe Kapidan Gjon Marka Gjoni me krerët e Mirditës. Aty malësorët shfaqen problemin e prijës, por Zogu para të gjithëve e thirri kapidan Gjon Marka Gjonin në audiencë, të gjithë të tjerët më vonë. Kur emëroj oficerët rezervë, të gjithë majora e më poshtë, kapidan Gjon Marka Gjonin e emëroi Nënkolonel, grada më e larta.
 
Zogu e çmonte miqësinë që ka patur dera e Gjomarkut, me shpinë e Zogollit, prandaj këto nderime tue dashtë me e shlye të keqën që i bani Mirditës në vjetin 1921, mendoi e vendosi me rehatue Miriditën, tue nderue në mënyrë të veçantë Kapidan Gjon Marka Gjonin. Kur kapidan Gjon Marka Gjoni qe i sigurt se Italianët po hyjnë në Shqipëri, por pa e ditë datën, në mars te vitit 1939, ka shkue në Tiranë e në audiencë, që ka patur prej Mbretit Zog, i ka thënë këto fjalë;”Madhni, Italianët po hyjnë në Shqipni. Ndreqi punët (Relatat) me Romën, se more në qafë vehtën, Shqipninë dhe ne. Na kallëzo çka të bajmë.”
 
Zogu i është përgjegjë:
 
“Po zoti Kapidan, Ministrat i kam keq me Italinë, por do ti rregulloj. Ju shkoni i qetë e pritni fjalën time”. Nuk zgjati, e Zogu në msheftësinë më të madhe kaloi në Greqi. Por kur Zogu ka mbërri në Larisa të Greqisë, ka mbledhë suiten e vet me i dhënë udhëzime. Aty ka deklarue:”Nji mik të vetëm kishim pasë,Kapidanin e Mirditës Gjon Marka Gjonin, i cili më ka kallxue se italjanët po hyjnë në Shqipni.”
 
Pasi Italjanët zaptuen Shqipërinë, Konte Ciano, ministër i jashtëm i Italisë erdhi në Tiranë. Ai kërkoi qe një delegacion shqiptarësh të shkonte në Romë me i dorëzue Mbretit të Italisë, Vitorio Emanuele III, kunorën e Skënderbeut, delegacioni i Shkodrës mblidhet në Tiranë me shqyrtue problemin. Për me i njoftë këkesat e Italisë, delegacioni i Shkodrës ngarkon kapidan Gjon Marka Gjonin te shkoj me bisedue me Konte Ciano, përkthyes Patër Anton Harapi, O.F.M.
 
Në bisedë e sipër Konte Ciano, kërkoi që kapidan Gjon Marka Gjoni në krye të delegacinit të Shkodrës, te shkoi në Romë me i ofrue kunorën e Skënderbeut, Vitorio Emanuele  III. Kapidan Gjon Marka Gjoni i është përgjigjë: “Shqipninë e pushtuet e unë kunorën e Skënderbeut nuk e kapërcej përtej Adriatikut, veç lidhë kambësh e duarshë.” E Kapidan Gjon Marka Gjoni, nuk ka shkue në Romë që tja dergoj kunorën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, mbretit te Italisë Vitorio Emanuele III. Kjo vërteton qartë se kapidan Gjon Marka Gjoni nuk i ka bërë hile as mbretit dhe as Shqipërisë. 
 
Kapidan Gjon Marka Gjoni ishte edhe reformator i madh i Kanunit. Ai në vitin 1937 (shif Hylli i Dritës, korrik -gusht 1937 f 417-18), mblodhi e kryesoi në Miridtë një kuvend krerësh e pleqësh, për të sjellë ndryshime në disa zakone tepër anakronike. Sekretar në atë mbledhje qe don Zef Skana famullitar i Fandit. Ndodhën pranë si pjesëtar nderi më të drejtë zani, Abati imzot Gjini, dhe prefekti i Shkodrës. Në shumë raste tjera Kapidani pa bërë ndryshime, dha një interpretim të pikave të Kanunit, që përkonte me frymën e kohrave të reja. Si të gjithë udhëheqësit mendjesgjuet, ai i jepte rëndësi shpirtit jo germës së ligjit dokesues.
 
Rezistenca e organizuar antikomuniste e Kapidan Gjonit,me djemtë e tij dhe mergimi i detyruar.
 
Duke parë se nuk ka rrugë tjetër dhe se komunistët nuk njohin kurrfarë gjuhe të dialogut kombëtar, Kapidan Gjon Marka Gjoni së bashku me djemtë e tij Markun,Ndoun, dhe Lleshin, do ta filloj rezistencën kombëtare. Kështu, që në vitin 1944 Kapidan Mark Gjon Marku me përkrahjen e plotë te babait Kapidan Gjon Marka Gjonit, themeloi “Grupin Nacional Independent” në Shkodër, nepërmjet të cilit zhvilloi veprimtarinë  e vet politike.
 
Pas një qendrese të pamposhtur që e zhvilluan tre djemtë e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Marku, Ndou dhe Lleshi, te përkrahur nga Kapidan Gjoni, dhe duke parë se forcat komuniste forcoheshin, Kapidan Mark Gjon Marku pa i treguar askujt, kishte marrë vendim që, ai se bashku me vëllain e tretë, Kapidan Llesh Gjon Markun, ta udhëheqi luftën për Shqipërinë Etnike, ndersa për babain e tij, Kapidan Gjonin dhe vellain e dytë, Kapidan Ndue Gjon Markun, kishte marrë vendime qe të dalin në perëndim për ta vazhduar luftën antikomuniste, dhe që në këtë menyrë, mos të shuhet plotësisht trashëgimia e derës së Gjomarkut. Kapidan Marku i tregoj vendimin e tij dhe pas shumë tentimeve, arriti që tia mbushi mendjën Kapidan Gjona Marka Gjonit, që ta lëshon Mirditën e tij të dashur, nën përcjellje te djalit të dytë, politologut Kapidan Ndue Gjon Marku.
 
Në Kastrat me 27 Nanduer 1944 , tue shterngue dorën njëri-tjetrit ,e tue i marrë hallallinë e fundit, u ndanë përgjithmonë Kapidan Gjon Marka Gjoni, i shoqëruar nga djali i ti Kapidan Ndue Gjon Marku, nga të dy djemtë tjerë Marku dhe Lleshi të cilët qëndruan në Shqipëri, duke luftuar kundër komunizmit, deri sa ranë heroikisht, njëri me 14 Qershor 1946, ndërsa tjetri me 9 gusht të vitit 1947.Takimi i Kapidan Gjon Marka Gjonit së bashku me profesor Ernest Koliqin, bëri qe të përgditet plani që te formohet një organizatë politike në mërgim.
 
Këtë organizatë e pagëzuan me emrin Blloku Kombëtare Independent, i cili u formua me 6 nëntor të vitit 1946, në Romë. Meqë  për Bllokun Kombëtar Independent kemi dhënë shenime të qarta, në një shkrim të mëhershëm botuar për Kapidan Ndue Gjon Markun, tani do të ndalemi në përshkrimin që i japin bashkëkohësit, të cilët e njohën dhe vepruan me Kapidan Gjon Marka Gjonin.Profesor Ernest Koliqi në një Shkrim te Botuar në „Shejzat“  5-6 1966, për Kapidan Gjonin do të shkruaj:”Na të mërguemit që jetuam afër Kapidanit, edhe patëm fatin ta takojm pothuash për ditë, me vjet rrjesht,do të kemi parasysh fytyrën e tij me viza bujare të holla e të mprehta ashtu si i shifshim kur, rrethue dashunishtë prej neshë, mirrte pjesë në bisedime tona.
 
Nuk i biente fjala në tokë. Vërejtjet që bante të matuna e të urta,zdritshin kuvendimin.Përvoja e fitueme gjatë një jete së vështirë, plotë tronditje të paprituna, melmente bisedën gjithsaherë që ai nderhynte. Nji dell i lehtë humori, qi nuk u mungon burrave të malëve, një kokërr krypë shpotie pa thepa therës, ia bante të shishem të folunit, kur merrte me tregue ndodhina e store të vjetra. Kishte një mbamendje të quditshme.“
 
Vargje kujtimesh në lidhje me ngjarjet Shqiptare, shtjelloheshin në kallëzim të tij, si rrokela filmash ndër ditë që ishte në qejfë”  Ndërkaq, profesor Zef Valentini në një shkrim te botuar poashtu në „Shejzat“ me titull “Per nji Flamur të palisun” kur flet për Kapidan Gjonin thotë:”Kujtimi i veprimit të Dukagjinit, të vjetër në fushë të Kanunit, mund të jetë ai që i dha Gjomarkut, atë kompetencë si me thanë, orakulare në punë kanunore. Kapidan Gjonin, si e njofta unë, vazhdon profesor Zef Valentini, atë kompetencë e kishte dhe e shoqnote me nji kompetencë dijenore, të cilën veqë nuk e shite aspak, por e qite pothue me marre, si nji gja e vorfen, nji gja personale, që kush dijte ma tepër mund të ja qite poshtë.“
 
„Pata fatin me e pëvetë shumë herë në punë Kanuni, e me nxjerrë prej tij njoftime të shumta e të çmushme, të cilat mund të gjinden nëpër botimet e mija, shenjue me emën të tij. Por edhe u gëzova shumëherë, kur përgjigjet e tia nuk duelen mu si i pritsha unë, e më lanë shtangë, ose në dyshim, a e kishte marrë vesh mirë pëvetën teme, a kishte përgjegjë me mendë e me dije, a por habitas. Mirë, por mbrapa tue studiue ma thellë, kam gjetë gadi përherë se ishin pikpamje tjera, që unë nuk i kisha gjetë, e që i nepshin një masë e nji drejtpeshim, ma të pranushëm diktatevet të Kanunit.
 
Sjellja e ati farë Zotnisë mu duk gjithmon sjellje fisnike por miqsore e një princi konstitucionar, asi princash demokratë, që edhe sot në këtë botë republikane, moderne, janë kënaqësia e njierzvet të vet. Sakt mund te thuhej,perfundon këtë shkrim profesor Zef Valentini, e sbesoj se mund të mohohet se, dera e Gjomarkut,edhepse ka patur kundërshtimet dhe ashpërsitë e veta, edhepse nuk munguanë as gabime as edhe gjaqe në historinë e vështirë e të gjatë, të saj, është unjisue me popullsinë e vet, e ka gjykue, e ka pri, e ka përfaqësue, edhe ka mbajtë prej saj porsi zemra kryet e komunitetit Mirdituer, shtylla e flamurit të tij”.
 
Sëmundja e rëndë,vdekja dhe varrimi madhështor i kapidan Gjon Marka Gjonit
 
Duke u bazuar në shkrime te botuara dhe të dhënave të drejtpërdrejta nga bashkëkohasit qe ende jetojnë, kapidan Gjoni u sëmur rëndë në vitin 1960. Diagnoza e mjekëve qe menjëhrë  deshpëruese. Ata nuk i jepnin jetë më shumë se dy- tre muaj. Përkundrazi, trupi i kapidan Gjon Marka Gjonit qendroi aq shumë saqë mbetën te quditur edhe mjekët që kujdesëshin për shëndetin e tij.
 
Dhe pas 45 ditësh qendrimi në spital, ai u kthye sërsish në shtëpi, kurse tek mbesatë e vogla, vajzat e Ndout, dhe për disa vite të tëra e vazhdoi jetën e zakonshme. Në vitin 1964 sëmundja iu shfaq persëri. E për dy vite e dhjetë muaj, prap mbeti i shtruar në spital.Asnjë ankim nuk i duel kurrë nga goja.Vizituesëve, pasi zërin ia kishte këputur sëmundja, iu fliste me dritë të syve,
 
që nënqeshëshin nën një hije trishtimi, në thellësi të minxave.Ishte një nënqeshje qe lulëzonte nëpër therje të dhimbjeve.Priste burrnisht pa u tutë timtat e fundit.E drita e nënqeshjës në buzë të zbardhura prej vuajtjeve, vinte përherë tue pakun, por nuk zhdukej.
 
Kaloi në jetë të pasosme, në orën 21,15 të ditës së 28 Prill 1966, duke ia shtrëngue dorën Ndout, të birit që u kujdes për te, me dashuri birnore të pashoqe gjatë sëmundjes së gjatë që ia ndali ngadalë fuqinë e trupit, bërë asht e lëkurë.
 
Pas kalimit në jetën e pasosun, Kapidan Gjon Marka Gjoni u varros me 30 Prill të vitit 1966. Varrimi iu bë në mënyrë madhështore.Fjalën e fundit e mbajti profesor Ernest Koliqi, ndërsa  miqë e dashamirë dy djemëve të tij, Kapidan Ndue Gjon Markut dhe kapidan Nikollë Gjon Markut ia shtrëngonin duart për kryeshëndosh. Në këtë varrim morën pjesë përveç mbarë diasporës shqiptare, edhe miqtë Italianë siç ishin:Shkelqesat Cassiani e Gjeneral Palandri, prof. Schiroo, zoja Maja Jacomoni, në përfaqësi të shoqit, profesor Gradilone, Dott.La Francesca, Comm.Zanuttoo, Pio Monatanari e shumë të tjerë.Kurorat ishin te shumta, ku veçohen ato te familjarëve, e nipave dhe mbesave,  dhe shumë të tjera dërguar nga familjet atdhetare si Verlaci, Shkreli, Zorzoli, Mirakaj, Koliqi, e nga zotërinjët; Tahir e Rifat Kolgjini, Asllan Zeneli, Iljaz Kraja, Lazër Qupi, një kurorë e porositur nga grupi i Bllokistave të Belgjikës,që arrijti më vonë.
 
Te dy djemëve të Kapidan Gjon Marka Gjonit nga mbarë mërgata shqiptare nacionaliste, iu erdhën telegrame ngushëllimi, po përmendim vetëm disa preji tyre, në emër te Mbretërisë Shqiptare  Leka I, mëpas Cardinanale Antoniutti dhe  Francesco Jacomoni, në emër të Komitetit Shqipnia e Lirë profesor RexhepKrasniqi, në emër të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit Selim Damani, Në emër të Lidhjes se Prizrenit, Ismet Ukë Sadiku, në emër të Grupit të Rezistencës Shqiptare, Mithat F. Dine, në emër të organizatës Balli Kombëtar Qazim Emra, në emër te Bllokistave Melyshi-Ashta-Quni, në emër te grupit bllokist të Belgjikës Rrok Maloki, nga Pukasit me qendrim në New York, Nga Qendra Ndërkombëtare për studimet Shqiptare, Petrotta-Valentini-Gurakuqi,Nga Madridi Hysen Selmani, nga Brukseli Muharrem Bajraktari, nga Londra Maria Selma dhe Tajar Zavalani, nga Firenze Isa Ndreu, nga New Yorku Familja Myftia e Xhemal Laqi, nga New Yorku Dom Zef Oroshi, Nga Roma Berati, nga Brukseli Hysen Prishtina-Tahir Zajmi- e Rifat Kolgjini, nga Brukseli Sabri Domi, nga Stambolli Tahir Kolgjini, nga New Yorku Said Kryezi, nga Brukseli Prenk Pervizi.
 
Gjithashtu vëllezërve Ndue dhe Nikollë Gjomarkaj iu kanë ardhë edhe tjera telegrame, nga shtetet e Bashkauar te Amerikës, Ndue Përpepaj, Dedë Pjetërnikaj, BardhokNdreu, Shemsedin Vendreshta, Dr Hamdi Oruqi, Haki,Jonuz, e Elez Ndreu, Ndrecë Kaziu, Nikollë Shkoza, Gjokë Dragusha, Gjon Marka Qupi, Familja Nik Kajtazi, Mexhit Dibra,Lem e Lec Koliqi, Zef Luka, Pjerin Shkreli, Gac Gurakuqi, Toni Leka.Nga Anglia Lazer Cupi, nga Belgjika Beqir Rroji, Nikë Gjeto Daka e Arif Zekollari, nga Kosova Familja Kazazi, nga Austria Familja Koka, nga Gjermania Profesor Martin Camaj, Hil Topalli, Gjon Gjinaj, Ahmed Demi, Bardhok Shkurti,nga Roma: Neki Libohova, Generale Amedeo Verge, dhe familja Ottolino Marineli, familja Di Porto , Familja Del Monaco, familja Fabiano, si dhe Familja Erminia
Battisti -Melgushi.
 
Nga Palermo Hanni e Gilbert Gurakuqi, Familja e Lazer Bojagjiu vellai i Nënë Terezës Gongje Bojagjiut). Letra në shenjë ngushëllimi kanë derguar edhe ingjinier Xhafer Deva, Profesor Rexhep Krasniqi, Nikollë Mëlyshi, Shukri Biqaku, dr Spiro Muka, Albert Curtani, profesor Zef Nekaj,Ymer Doda, Ndue Lala, Nos Qirjaku, Prenk Pervizi, Ndue Mëlyshi, Dul Rroji, Gjergj Koka, Gjon Marka Gjini, Gjet Gjonaj, Haki Ballanca, Zef Suti, Pashk Margjonaj, Lec Shllaku, Adem Tafani, Qani Lesk Tatzati, Ahmet Satat, Hetem Zeqiri, Kamer Alla, Bardhok Doda, Daut Elezi, Kolë Frroki, Gjin Mirakaj, Dedë Gjini, Lazër Qupi, Viktor Koliqi, Gjokë Preng Markaj, Dodë Frroku, Ndrekë Kola Prend Ndue Qupi etj.
 
Jo rastësishrt i dhashë një pjesë të emrave të këtyre atdhetarëve të cilët ndienin një dhimbje të madhe për humbjen e Kapidan Gjon Marka Gjonit, me një fjalë, këtë dhimbje e ndienin të gjithë atdhetarët e Shqipërisë Etnike, atëherë si mund tia humbin shkëlqimin atdhetar veprimtarisë kombëtare te Kapidan Gjona Marka Gjonit disa shkrime të shkruara në kohën e komunizmit, dhe më parë, të porositura nga qarqet pansllaviste e të shkruara nga disa mbeturina, të cilat nuk e vlejnë as emrin tua përmendim.
 
Kapidan Gjon Marka Gjoni mbetët në Historinë Shqiptare se, përkundër aktivitetit personal në sherbim të Kombit, veprimtarinë e tij e vazhduan dhe e kryen me shumë sukses edhe pesë djemtë e tij. Po e fillojmë nga më i madhi Kapidan Dr Mark Gjon Marku, udhëheqës i luftës për Shqipërinë Etnike, ai përpos që u shqua në aktivitetin politik,ku për dy mandate ishte ministër i punëve të brëndshme, kur thirri zëri i atdheut e kapi edhe pushkën, deri sa u vra me 14 Qershor te vitit 1946, duke e udhëhequr luftën për Shqipërinë Etnike. Pasiqë ishte plagosur rëndë, i ra vetit dhe ra heroikisht siç ranë  Mirditasitë nëpër Shekuj.
 
Kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhëhoqi për gjashtë muaj luftën në Mirditë dhe, për 45 vjet Bllokun Kombëtar Independent, kapidan Llesh Gjon Marku i cili e mori komandën e luftës me 14 Qershor të vitit 1946 dhe këtë luftë e vazhdoi përplot një vit e tre muaj, derisa ra heroikisht me 9 Gusht të vitit 1947. Një vend të merituar zën edhe kapidan Ded Gjon Marku. E them kapidan Ded Gjon Marku, sepse nuk kam degjuar asnjëherë në historinë e popujve për një te burgosur dhe të internuar aq gjatë,dhe nuk mund të bëj një krahasim me dikë tjetër.
 
Kapidan Ded Gjon Marku, djali i katërt i Kapidan Gjon Marka Gjonit, i mbajti 41 vjet burg dhe internime në regjimin komunist të Shqipërisë, dhe më i vogli Kapidan Nikollë Gjon Marku, i cili në moshën 17 vjeçare, theu burgjet komuniste ,ku më vonë iu bashkua Kapidan Gjonit dhe Kapidan Ndout në Itali, duke dhënë edhe ky një kontribut të çmueshëm kombëtar në Bllokun Kombëtar Independent.
 
Pasiqë këtë shkrim e fillova me fjalët e profesorit dhe atdhetarit të madh profesor Ernest Koliqit, e do burrnia që edhe përfundimin e këtij shkrimi tia japim fjalëve te Koliqit, i cili në fjalimin e mbajtur në vorrimin e Kapidan Gjonit do të thotë:”U përpijë nga hijet e mëdhaja të vdekjës edhe, ky burrë në të cilin gjatë shtegtimit mbi këtë dhe, u shfaqun të skalituna vetitë ma tipike të gjakut tonë shqiptar.
 
Jetoi në një kohë kapërcimi prej një epoke në tjetrën, e cila shkaktoi përleshje të frigueshme në mes të dy botave në kundërshtim: një botë që perendonte, e që ndër ne kishte ngjyra heroiko-patriarkore, e një botë mendimesh të hovshme,që synonte në vrulli të saj, me shqymbë çdo shenjë kalese, para se me përtri mbi baza të reja jetën e njerëzimit. Shka ishte vërtyt e meritë për etënt e gjyshat, u qujt paprimtmas e mbetë mun faj për breznitë e reja.
 
Kapidani i Mirditës u përshkue në mes këtyre lagjeve në luftim, duke besue ngultas në vlerat e përvojes stërgjyshore, i bindur se, vetëm ky trashëgim i urtisë së lashtë qet në breg të mirqenjës në këtë jetë, në dashtë një njeri, në dashtë një votër shtëpiake, një rreth shoqërues, një komb.”
 
E këtyre fjalëve të profesor Koliqit ia shtojmë vetëm edhe dy fjalë te profesor Zef Valentinit, i cili thoshte se: “Kapidani i Mirditës Gjon Marka Gjoni, ishte Shtylla e Flamurit Kombëtar”, atë flamur, i cili për pesë shekuj me radhë u ruajt në Mirditën Heroike.Gjon Marka Gjoni  Kapidan i Mirditës – shtyllë e flamurit kombëtar 
  
 10 mars 2006 /TN
 
“Dera e Kapidanave te Mirditës, në namë e në za në krejtë gadishullin ballkanik e tutje, qe një arkë e shugurume, ku u ruajtën ndër shekuj normat kanunore, dmth. esenca heroiko-patriarkore, me palcë të çmueshëm njerzuer, esencë që e shpëtoi rodinë e shqiptarit, nga zvetnimi e qoroditja. Ai visarë dokesh ishte dikur paji i mbarë kombit, mandej kushtet e egra të zotnimit aziatik, erdhën tue ia ngushtue qarkun e ndikimit, dhe tue e kufizue në malet e Shqipnisë. Fryma e vjetër e ligjeve dokësore, ku ma pak e ku ma shumë, lëviti i rrahi pajada, në gjak të shqiptarit, e shtrime në krejtë tokën e atdheut, dhe ngjeti kudo, qi njerz robi shqiptar u shpërngulën. Studiuesa e hulumtuesa të huej, në Kanun të Malëvet, hetuen substancën ma të kulluet, të fisit arbnuer dhe patentet e fisnikisë, së ti shumë të lashtë indoeuropiane.
 
Kapidan Gjon Marka Gjoni, burrë i gëdhendur, një copë në curr t’ashpër, të landës sonë rraciale, përfaqësoj traditen autoktone, më të pikatun. Në te u mishnue shembullisht burrnia e njerzia e rracës“.
 
Nue OROSHI
 
E këtyre fjalëve të profesor Koliqit ia shtojmë vetëm edhe dy fjalë te profesor Zef Valentinit, i cili thoshte se: “Kapidani i Mirditës Gjon Marka Gjoni, ishte Shtylla e Flamurit Kombëtar”, atë flamur, i cili për pesë shekuj me radhë u ruajt në Mirditën Heroike.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen