Kërkojnë nga Kuvendi të mos lejojë fenë në shkolla

Analiza & Komente | admin | 15.03.13 | 23:23

Pesëdhjetë e tri gra intelektuale të Kosovës, kanë nënshkruar një letër drejtuar Kuvendit të Kosovës, përmes së cilës kërkojnë që të mos lejohet futja e fesë nëpër shkolla. Në mesin e nënshkruesve të kësaj letre janë edhe ministrja Vlora Çitaku dhe Edita Tahiri.

Sipas tyre, legjislacioni – i cili është në fuqi në Republikën e Kosovës – nuk ka nevojë të ndryshohet, ai garanton te gjitha liritë fetare sipas standardeve evropiane.

Ato vlerësojnë se duke u nisur nga fakti se Kosova është shtet laik i definuar me kushtetutë si dhe duke marrë parasysh se kombi shqiptar me tri religjione është mbajtur unik duke i dhënë rëndësi kombit para fesë, “ne intelektualet dhe aktivistet për të drejtat e grave kërkojmë nga ju si përfaqësues të popullit që t`i mbroni me vendosmëri vlerat shtetërore dhe kombëtare duke votuar kundër amendamenteve të propozuara” thuhet në letër.

“Në bazë të informacionit të publikuar në media, jemi njoftuar se janë bërë dy propozim amendamente të mbështetura nga 27 deputetë të Kuvendit të Kosovës, për modifikimin e nenit 3, paragrafi 7 të Ligjit për Arsimin Para Universitar, si dhe për shtimin e një paragrafi të ri në nenin 3 të këtij ligji. Këto dy propozim-amendamente janë të karakterit fetar dhe synojnë legalizimin e përdorimit të shamive në shkolla si dhe futjen e lëndës së Edukatës Fetare dhe Morale në planprogramet mësimore”, thuhet në letrën publike dërguar kryetarit Krasniqi dhe deputetëve të kuvendit të Kosovës.

Ato kërkojnë nga kreu i Kuvendit dhe nga të zgjedhurit në parlament që të mbrohen vendosmërisht vlerat shtetërore dhe kombëtare.

Nënshkrueset e kësaj letre janë gra nga fusha të ndryshme; OJQ, Media.. etj. /Zëri/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen