Mesazhe të fuqishme poetike që magjepsin lëxuesin

Diaspora | Zef Prenka | 25.03.13 | 21:19

Në botën e fjalës së shkruar, sidomos me atë të poezisë shqipe të këtij njëzetvjeçari të fundit,kanë hyrë mjaft të rinjë shqiptarë të talentuar,të palodhur, me dashuri shpirtërore, në këtë sferë vërtetë magjepsetë kësaj pjese të letërsisë.Frymëzimi i tyre poetik ka gjetur vend të veçantë në brendësinë shpirtërore,nga burojnë vargje të cilat janë të lidhura ngusht me çdo gjë që ndjenë shpirti i krijuesit,që e përjeton, vlerat e të cilës i skalitë në art, vlera këto që barten nëpër kohë dhe mbesin të qëndrueshme,i qëndrojnë kohërave.Para gjashtë vitesh mërgimtarët shqiptarë në Gjermani themeluan Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar(LSHAKSH), nga e cila na u dha mundësia të njohim krijues të talentuar të të gjitha arteve.Me një veprimtari të fuqishme e të pandalur, shpirtërat e trazuar të krijuesve tanë në mërgim,shpalosën krijimtarinë e tyre të begatshme e cila përveq që gjeti vend në mes mërgimtarësh,u bë e njohur në gjitha viset ku jetojnë shqiptarët.Padyshim se këtë LSHAKSH,në mërgim e themeluan krijues tonë të cilët për shumë shkaqe u detyruan të lënë atdheun e vet dhe të strehoheshin në mërgim,por kjo LSHAKSH,kishte një mision të shenjët kombëtarë:Qëllimi i tyre nuk ishte thjesht që krijuesit që rrugën e tyre të krijimtarisë së tyre e kishin nisur në atdhe,të e vazhdonin në mërgim,por qëllim më i shenjët ishte,që fëmijët tanë që kishin lindur në dhena të huaja,të i pregadisnin jo vetëm për të folur shqip, por për të njohur me gjithçka nga atdheu i tyre,për të i frymëzuar ata të shkruajnë e ushtrojnë krijimtarinë e tyre larg atdheut të tyre.Kjo nëpër kohë u dëshmua,nëpër veprimtaritë e LSHAKSH,të gjithë jemi dëshmitarë, kemi pa,dëgjuar,kemi ndier gëzimin tonë,kur njomakët tanë kanë thurur vargje,për atdheun,kombin,gjuhën,Flamurin,dëshmorët,u kanë shkruar,kënduar,recituar e pikturuar dashurive të atdheut.

Kjo duhet të jetë një e arritur e kombit,e cila fëmijët tanë të cilët pa fajin e tyre u detyruan të bënin jetë në dhena të huaja,të i veshë me dashuri kombëtare,të ua ndezë zjarrin e dashurisë kombëtare në shpirtin e tyre,të mësojnë,ruajnë e pasurojnë gjuhë,kulturë,art,e traditë kombëtare dhe kudo që ata jetojnë të ndihen shqiptarë,e të i shpëtojnë asimilimit.Pra krijuesi ynë në mërgatë kishte dy qëllime kuptimplote:

Të ushtroj krijimtarinë e vet si për krijues të rritur,ashtu edhe me krijimtarinë e tij për fëmijë në të gjitha fushat e krijimtarisë,ngase kështu do i frymëzonte të rinjët tanë të mërguar,do të u jipte dashuri shpirtërore, nxitëje dhe guxim që ata të njohin e ushtrojnë gjithçka kombëtare,edhe larg atdheut të tyre.Në aktivitetet e LSHAKSH në Gjermani, kemi njohur shumë krijues tanë të cilët kanë bërë shumë në fushën e letërsisë.

Aty njohëm krijuesen tanë Gonxhe Letmi Begisholli,e lindur me 1 maj ne Diber. Shkollen fillore dhe te mesme e mbaroj në vendlindje ndersa Shkollën e Lartë Ekonomike e Pejë.

Prej vitit 2000 jeton dhe vepron në Heidelberg te Gjermanisë.Gonxhja është një aktiviste e pashoqe,e pandashme nga aktivitetet,është anëtare e kryesisë të LSHAKSH,si dhe një poete e talentuar,e cila shkruan për fëmijë dhe për të rritur.Gonxhe Letmi Begisholli,me shkrimet e saja është e njohur edhe nëpër gazeta dhe revistat tona.

Ka botuar:“PASION ËNDRRE“,“LUTJE NËNËS“,si dhe është prezantuar në antologjitë poetike të botuara nga LSHAKSH“TRINOMI I LIRISË “ dhe““NJË SHEKULL DRITË“.Gonxhja me punimet e saj poetike është shpërblyar:M

Me çmimin e tretë në Koblenz të Gjermanisë,me poezinë kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka,në maj të vitit 2012.Me çmimin e dytë në manifestimin letrarë“HOMAZH PËR POETIN ALI PODRIMJA“,në Ausburg të Gjermanisë,në tetor 2012.Gonxhe Letmi Begisholli,është poete e mesazheve të fuqishme,e cila magjeps lexuesit,qoftë në krijimtarinë e saj për të rritur,qoftë ate për fëmijë.

Derisa te libri i saj“PASION ËNDRRE“doli një libër shumë i fuqishëm para lexuesit të vemendshëm,si libër me vlera të shquara ideoartistike,të cilën kritikët tanë e cilësuan si krijimtari me dhunti artistike,ku poetja me një mjeshtri të hollë ngriti në lartësi mendimin e saj letrarë,mendimet e të cilës kur lexuesi i shqyrton mbetet tërësisht i emocionuar,ku në shumë momente secili lexues i vemendshëm mund të e gjejë vetën aty,në ato poezi të mbështjellura me një vello melankolike,e cila ia rritë edhe më tepër kuptimësinë çdo vargu të saj,elemente këto që i hasim rregullisht tek vargjet e librit“PASION ËNDRRE“,të poetës sonë

Gonxhe Letmi Begisholli.

Përkundër asaj që vëllimi „Pasion Ëndrre“,është libri i parë i saj,tek ky vëllim ndihet një shpërthim i fuqishëm i mesazheve,e cila tek dashamirët e fjalës së shkruar lë përshtypjen e një autorje me përvojë të gjatë në botën e letrave poetike.

Natyra e disa poezive të saja nëpër kaptinat e këtij libri,ndërlidhet ngusht me mallin dhe dashurinë e pashuar të vendlindjes,nga e cila autorja u largua para shumë vitesh.Tërësisht nga thellësia e këtij malli,poetja nxjerr edhe atomin e fuqisë së fundit,për të arritur përshkrimin e kristalizuar të mallëngjimit,por edhe krenarisë për dritën e atdheut.

Në çdo varg të saj lexuesi has në ndjenjat,shpresën,dëshprimin,zhgënjimin,harenë,të cilat përbirohen në damarët e këtyre vargjeve,të cilat vazhdimisht e tërheqin lexuesin për shfletim të ngadaltë të çdo faqeje poetike.

Tani poetja jonë Gonxhe Letmi Begisholli,para lexuesëve tanë vjen me një natyrë tjetër poetike,kësaj radhe u përkushtohet botës fëmijërore,para të cilëve vjen me një titull shumë ngrohës“LUTJE NËNËS“.

Ky libër fillimisht ka rëndësinë në vete nga se është libër edukativ,në të cilin pëlcet një këmbanë e fuqishme e mesazheve,në shpirtin poetik të të rinjëve,ku thërret dashuria për vendlindjen e tyre,rrespekti

për dijën,shkollën,mësuesin,gjuhën,kombin,flamurin.Ky libër për fëmijë i poetës sonë Gonxhe Letmi Begisholli,është si libër ku bërthama e saj është ëmblemë Mëmëdheu,e cila është ndier dhuratë e çmuar

për fëmijët,të cilën poetja ua dhuroi të vegjëlve tanë në këtë njëqind vjetor të pavarësisë shqiptare.Poetja me shpirt të hapur për voglushët,kjo dhuratë më e çmuara e kombit,zhytet në botën fëmijërore,ku rezulton

me vlera shpirtërore artistike,talenti i saj e bënë të veçantë krijimtarinë e saj për fëmijë,ku lexuesi i ri gjenë në këto vargje dashurinë e vendlindjes,të luleve,stinëve,frytave,kopshtijeve,ylberit,prindërve,gjyshërve.

Një libër me tematikë të zgjedhur,gjuhë të pastër,e ilustruar me fotografi përkatëse,me mesazhe poetike të qëndrueshme,tema të larmishme e mbreslënëse,e përshtatur për moshat,e cila lexohet e kuptohet lehtë,sikur ia vlenë të jetë në dorën jo vetëm të lexuesëve të vegjël,por edhe e atyre të rritur.Gonxhe Letmi Begisholli,është njëra nga poetet e cila shquhet me ndjeshmërinë emocionale përmes vargjet si tek të rriturit,ashtu edhe tek fëmijët.Gonxhen unë e njoha përmes Lidhjes së Shkrimtarëve,ajo është një mike,mjaft e kujdesshme për gjuhen,ajo në tubimet tona dëgjon me kujdes,mbanë shënime,por kur hedh vargjet e saja në letër,shqipja e saj tingëllon bukur.Ajo i qëndron besnike gjuhës shqipe,ka talent dhe mjeshtri për të shkruar në poezi dhe prozë,pasuron me fjalë të bukura të unisuara krijimtarinë e saj.

Unë në këtë vështrim të shkurtër të këtij libri Lutje Nënës,po ju jap vetëm pak vargje të një poezie,ku poetja jonë Gonxhe Letmi Begisholli,me dashurinë e saj dhe kujdesin për gjuhën,më duket sikur gjason në Kristoforidhin:

S´dua të mbetem si hutini
në këtë dhe të huaj,o Nënë
po sé fola gjuhën e gjakut
do të më marrin nëpër këmbë

Më përkëdhel nënë
me shqipen tonë
të ruaj në zemër
përgjithmonë…….!

Ne e përgëzojmë poetën për punën e saj të pa epur,me kënaqësi shpirtërore presim prurëjet e saj të reja.e cila jo larg do të na befasoj përseri me ndonjë përmbledhje poetike,e cila do të tërheq vemendjen e çdo dashamiri të fjalës së shkruar.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen