Diaspora Shqiptare ndien nevojë për një ministri të vetën

Diaspora | Dedë Preqi | 03.05.11 | 18:08

Sëcili mërgimtar shqiptar,që gjindet largë atdheut të vet,përkundër obligimeve dhe angazhimëve për familjen e vet, ai nuk e lë pasdore edhe një gjë shumë të rëndësishme,obligimet ndaj atdheut,të cilat janë të shumta,duke kuptuar se vendi jonë Kosova,ka pasur dhe ka ende nevojë nga përkrahja e kësaj shoqërije.Përveq tjerash,Diaspora Shqiptare angazhohet si edhe herave tjera,jo vetëm në organizimet e ndihmave dhe nevojave të ndryeshme të jetës së shqiptarëve në Kosovë,por kjo shoqëri është e përkushtuar edhe interesohet  për jetën politike në këtë vend,duke mos u larguar as një qast prej rrjedhave më të reja nga atdheu.

Diaspora shqiptare,gjithmonë ka qenë dhe është kureshtare për çdo veprim që bëhët në shtetin e Kosovës,e cila asnjëherë nuk e ka humbë vullnetin e saj,për ti dalë në dihmë aq sa ka pasë mundësi, kur është kërkuar nevoja,në gjitha kohërat,dhe ndoshta, nuk është e arsyeshme të përmenden shumë herë këto ngjarje sidomos ato të kaluara të hidhura të jetës së shqiptarëve në kohën e luftës,sepse i kemi pasë të përbashkëta.Diaspora shqiptare nuk duhet të lihet pas dore nga Qeverija e sotme e Kosovës,sepse nuk ka arsye të anashkalohet,ose të mos përkrahët nga shteti i vet,dhe duhet të lagohen disa mendime dhe reagime të njërës parti,apo tjetrës,që thojnë se krijimi i një Ministrie të re për Diasporën është  ndonjë pazar politik,dhe ata nuk po llogarisin në qytetarët e vet,të cilët po e shkrijnë jetën për atdheun e tyre,dhe nuk po kursejnë asgjë të vetën,të cilëve, një Ministri u takon ,sa do pak të lehtësohet barra e tyre shumëvjeqare.Duke ditur se me krijimin e Ministrisë së Diasporës,do të përfitojë  shteti i Kosovës,sepse me krijimin e saj,merr obligim kjo Ministri të shqyrtojë dhe korigjojë shumë gjëra,apo gabime që janë anashkalue deri me sot,sidomos,duke mos ditur numrin e saktë të mërgimtarëve të vet,që për një shtet demokratik ka shumë rëndësi dhe kjo vlenë edhe për shtetin e ri të Kosovës.

Shumica e mërgimtarëve shqiptarë ishin të përndjekur me dhunë nga Kosova prej terrorit serb,dhe këta nuk ndejtën duarkryq rrugëve të perëndimit,por përveq obligimeve tjera të jetës mërgimtare,ishin shumë të angazhuar e të organizuar edhe në qështjet kombëtare, që një ditë tia heqin qafet kulqedrën gjakpirse  vendit të  vet,ta heqin qafet armikun shekullor,duke luajtur një rrol shumë të rëndësishëm në vendet perëndimore,aty ku kanë jetuar dhe vepruar,duke ia bërë me dije botës,se Kosova është e robëruar nga një shtet gjakpirës dhe përqmues,duke i kthyer shumicën e atyre vendeve të vështrojnë dhe ti besojnë Kosovës, duke i bërë shumicën e tyre miqë të vërtetë,të cilët kanë qenë të informuar mbrapësht nga propagandat serbe,kinse shqiptarët janë vetëm terrorista.Në kuadër të këtyre organizimëve,diaspora shqiptare është organizuar në gjitha format e saja të mundshme,për të krijuar një klimë sa me  të favorshme për shtetin e saj,dhe për ta nxjerrë nga ai terror shekullor,i vuajtjeve dhe mjerimit,që i shkaktoi  okupatori serb,prandaj,me veprimet e veta,Diaspora shqiptare  i ka kalue përmasat e të mundshmës,duke vepruar me angazhimet e veta para luftës,gjatë luftës dhe sot në kohën e pavarësisë së Kosovës.Atëherë,pse Qeverija e Kosovës po ngurron për një ministri,kur sa për korigjim jo vetëm të timin,por edhe të tjerëve,në Qeverinë e saj ka pesë zavendëskryeministra,për një dallim nga qeveritë tjera të botës demokratike,të cilat kushtojnë shumë dhe sjellin pak , në krahasim me meritat që i ka Diaspora Shqiptare, kjo pjesë e shoqërisë kosovare,e cila gjindet e shpërndarë në gjitha këndet e botës,por është e bashkuar dhe bashkohet sa ora,në çdo nevojë që kërkohet nga atdheu i tyre.

Është shumë e rëndësishme, që të mos harrohet edhe organizimet që i bënë  Diaspora shqiptare në përhapjen e arsimit dhe shkollave shqipe në vendet ku jetojnë dhe veprojnë,që kjo është shumë e rëndësishme edhe për fëmijët e tyre,por e rëndësishme dhe nga ana tjetër,se kjo shoqëri shqiptare nuk e lë anash gjuhën e vet,traditën,kulturën e tjera,që të gjitha këto cilësi kombëtare i kanë ruajtë dhe bartë më vete ku do që kanë jetuar nëpër vende të ndryeshme të botës,duke u krahasuar dhe vepruar me  shoqëritë tjera të Evropës civilizuese ,duke mos lënë as një zbrazëti të mundshme ,por në të shumtën e rastëve është dalluar me veprimet e veta organizative të të rijve shqiptarë,në organizimet e arsimtarëve dhe nxënësve nëpër shkolla shqipe, dhe shumë herë janë lakmuar për të mirë nga vendorët,sepse i ka arritë ato merita me angazhimet e veta.Shqiptarët e Diasporës, sidomos shumica e të rinjve janë me kualifikime të ndryshme dhe të larta shkollore,dhe shumica e tyre janë të angazhuar në jetën politike,që përfaqësojnë partitë vendore të shtetit ku jetojnë,duke pasur dhe poste të larta  politike.Prandaj,shqiptarët e diasporës,sot janë të aftë që ta përfaqësojnë vetën,edhe në Parlamentin e Kosovës,dhe të ndëgjohet fare mirë zëri i tyre,me çrast kanë arsyet e veta,dhe është e drejtë e tyre politike,ligjore,morale dhe njerëzore, përshkak të nevojave të veta që ka mërgata,si gjitha shoqëritë tjera civilizuese dhe demokratike që ka rajoni dhe bota.

Ishte shumë prekës dhe jo korekt për Qeverinë e Kosovës,rasti i tanishëm i regjistrimit të popullsisë së Kosovës,ku Diaspora shqiptare është anash kalue dhe nuk ka marrë pjesë fare në këtë regjistrim.Ka edhe shumë raste të tjera,për të cilat ka reaguar diaspora shqiptare,për disa të pa drejta që u bëhën këtyre qytetarëve,sidomos gjatë pushimëve që kthehet diaspora në atdheun e tyre,për rregullimin e dokumentacionet dhe shumë gjëra të tjera,për të cilat ka nevojë diaspora shqiptare të debatojë,por herave tjera,nëpërmes të Ministrisë së Diasporës,dhe jo zyrave jo përkatëse.Dhe në kuadër të kësaj Ministrie,Diaspora shqiptare me zërin e vet të reflektoi në Parlamentin e Kosovës,për të shprehë më hollësishëm brengat dhe problemet e veta,për qështjet që kanë të bëjnë me jetën dhe peripetitë e tyre në perudha të ndryshme kohore dhe deri sot.Diaspora shqiptare është ajo e cila i kupton mirë problemet dhe hallet e bashkëkombasve  të vet,dhe sot janë pjekur kushtet sidomos pas pavarësisë së Kosovës,duke jetuar në rrethana të tjera,dhe Qeverija e Kosovës duhet të reflektojë më shumë, dhe në mënyrë më të vrullshme,duke mos anash kalue mërgimtarët e vet,apo diasporën shqiptare,sepse janë pjesa më e vyer e kombit.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen