Me rastin e 6- mujorit të vdekjes së Kadri Manit

OP-ED | admin | 23.04.13 | 20:14

Me rastin e 6 – mujorit të  vdekjes së atdhetarit, veprimtarit, të burgosurit politikë, aktivistit , humanistit  të  mërgatës shjqipëtare   z. kadri  mani

„Ne duhet  ta  nxjerrim   gjakun  e  keq  prej  syrit  për  të  ardhur   deri  tek  liria“

Nuk na fliste shumë për këtë dënim të moshës kur i lëshonte trupi ujë dhe mendja i bënte protestë.

Pra ne fillim të këtyre rreshtave u shpreh ngushllime familjes së atdhetarit Kadri Mani, shokëve, miqëve dhe Portalit Informativë .., “Zemra Shqipëtare”.
Drejtorit:Gëzim Marku
Mario Braha
Ilir Dardani
Zeqir Lushaj
Baki Ymeri
Selim Nëngurra.., dhe të gjithë lexuesëve të “ZEMRËS SHQIPËTARE”

Kadri Mani, tani, pushon i qetë në varrezat e fshatit të lindjes së tij. Atdhetari, intelektuali, Kadri Mani, ishte një prej personaliteteve me rëndësi të madhe kombëtare në Kosovë, trojet etnike shqipëtare por edhe në diasporë. Tani pushon, ngase kurrë nuk kishte pushuar më herët, që nga mosha shumë e re, kur dikush i spjegonte për luftën që bëri populli shqipëtarë gjatë tërë historisë, i spjegonte për padrejtësitë që ju kishin bërë e i bëheshin akoma, por ai i spjegonte.., por edhe ky tani lexonte për luftërat dhe sakrificat e tij gjatë historisë së tij. Dikush ia shtoi dashurin ndaj çështjes kombëtare. Dikush i spjegoi për kufijt dhe teritoret shqiptare, dhe ky si i ri u brymos me atdhetarizëm i cili e mbajti gjallë deri në vdekje. Në takimin e Bashkimit të Intelektualëve Shqipëtarë në Mërgim- BISHM-i,nga Gjermania dhe Bashkimit të Intelektualëve Shqipëtarë nga Zvicëra, të mbajtur në BERN, në klubin” Hasan PRISHTINA”, ai neve na thoshte; ne duhet ta nxjerrim gjakun e keq prej syrit për të ardhur deri te Liria.
I frymëzuar, me ide atdhetare ai e fillon herët veprimtarinë e tij, dhe nuk do ta ndal deri në vdekje. Për veprimtarinë e tij atdhetare, ai nga regjimi barbarë e kriminel serb ai do të “shpërblehet”.., dihet me burgim. Nuk na fliste shumë për këtë dënim të moshës kur i lëshonte trupi ujë dhe mendja i bënte protestë.
Thoshte, – mësova shumë dhe më bëhej se jamë në shkollë. Shkollimin kurrë nuk e zinte në gojë, e merrte për detyrim. Përbuzjen diferencuese e kishte më shumë se Goli Otokun, – kjo është sëmundje e një përmase më të gjerë, – thoshte, dhe e mbante me shumë inat një dukuri të tillë.
Atdhetari dhe i burgosuri politikë z. Kadri Mani, është shenja e emrit të përveçëm, shenjë e cila flet vetëm shqip. Shenja e mendimit, për një rrëfimtar të rrallë, vizionar i cili e tregonte fillimin e të qenit dhe fundin midis polariteteve kohore.
Do të mësohemi edhe pa atdhetarin Kadri Mani, i cili ishte gjithëkund dhe kudo. Ai i frymëzuar nga atdhetarizmi i Rilindasëve tanë nuk pushoi kurrë së vepruari edhe pse e maltretoi, burgosi, dhe e dënoi regjimi serbë.
Unë e di, se ai kishte nevojë për qetësi. Por e di se ne nuk kishim nevojë për vdekjen e tij. Kadri Mani- kishte nevojë për pushim, e neve sot nuk na duhet kjo heshtje, sepse dikush duhej të na zgjonte. Ai bëhej edhe zëdhënës i masës kur dikush e vente në gjumë, ai, nuk na linte të qetë. Në diasporë, në Kosovë, në Shqipëri dhe trojet tjera etnike do të ndihet mungesa e juaj. I nderuari dhe i respektuari z..Kadri Mani, mik i dashur tek ne dhe tek “ZEMRA SHQIPTARE“ ,do të ndihet mungesa e juaj. Tani do ta shohim një ndryshim. E ai ndryshim është se mbetem pa një zë të fuqishëm, nga më të fuqishmit, të ndërgjegjës kombëtare në media, të krijuesit në krijimtari, të parashikuesit në të ardhmen e vendit. Mbetëm pa të parë një, dy, tri ditë, një javë tri javë .., gjashtë muajë e do të bëhen edhe vite, por veprimtarija juaj do të jetojë ajo është radhitur në radhët e para të atdhetarëve.
Një shenjë emri në gjeografinë e kulturës së një kombi, njësiti karakterizues, identifikues, i unifikimit, një tipar i radhë historik.
Ka një ndryshim pas dy tri dite e 6 muajve o io ndjeri, o Kadri Mani. E mësuam Vetminë e Madhe. Vetminë që ti e jetoje për kohë të gjatë, e rrëfeje në sirtarin e iluzioneve dhe na thoje ne, – nuk është varri vetmia, – varri është heshtja ku të tjerët të lënë në qetësi, ngase friskohen. Frikën e vetminë i kishe figura që i shikoje në syrin tonë, në dukurinë e kësaj mase kur ndodhej në ankandin historik, ku koka u rrinte kah ulurinin ujqit e stepeve.
Ka dy, tri,katër ditë, e 6 muajë, pa ju o i madhi Kadri Mani. Dy tri .., ditë i stereotipeve në kuantitetin e fjalës publike. Kush e thotë, si ti sot fjalën me peshë? Kush ia prishë qetësinë e ditës vetit o burrë!? Dhe viti nuk qenka i madh kur nuk jetojnë njerëz të mëdhenj, si ti.
Atë Zef Pllumbi na mësoi proverbin popullor, “Rrno për me tregue”. Po e jetojmë kohën për ta rrëfyer o burrë, e unë po ta rrëfej ty sot.., sepse akoma ndihet mungesa juaj, se vazhdon heshtja. Aq sa e rrëfejmë, e heshtim. Ne e kemi një dënim në mendësinë tonë, – mohimin.
Pra krejt në fund u shpreh ngushllime familjes së atdhetarit Kadri Mani, shokëve,miqëve dhe Portalit Informativë .., “Zemra Shqipëtare”.
Drejtorit:Gëzim Marku
Mario Braha
Ilir Dardani
Zeqir Lushaj.., etj
Baki Ymeri.., dhe të gjithë lexuesëve të “ZEMRËS SHQIPËTARE”
Zoti e bekoftë KOSOVËN
Weingarten-Gjermani

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen