Me pasaportë të qenit e kaloja kufirin

Analiza & Komente | Dedë Preqi | 10.05.13 | 21:42

– Cikël tregimi nga mërgimi-
Është interesant që të rrëfehën disa përjetime mërgimtare të periudhave të ndryshme, që fëmijët tanë t’i njohin kushtet dhe rrethanat në të kaluarën, duke pasë parasysh se ka shumë përsonazhe të kësaj rruge me plot peripeti , thotë Pali, i cili i kishte vetëm 17 vjet, kur për herë të parë e merr këtë rrugë drejt shtetit helvetik të Zvicrrës.
Ai thotë, as vet nuk e kuptoja ku po shkoj, vetëm se i dëgjoja të tjerët, se në Zvicërr fiton shumë të holla, por edhe punohet shumë. Vëllau i tij ishte më i vjetër, i cili kishte punuar disa sezona më herët nëpër shtalla, apo punë blegtorale në Zvicërr, me ç’rast e kishte rezervuar edhe për vëllaun e vet një vend pune për një sezonë vere, apo vjeshte, edhe pse ishte i ri, shëndet lig dhe ende i pa pjekur për punë, ai dukej i shkathtë dhe vital, që kishte vullnet të punojë.
Ishte viti `89, të rinjtë dhe në përgjithsi shqiptarët e kishin të vështirë jetën nga regjimi serb, i cili ua zënte kafshatën në fyt, dhe shumica e të rinjëve kërkonin rrugëdalje për të shpëtuar nga grackat e pushtetit të dhunshëm, por të rinjtë të cilët nuk e kishin të kryer shërbimin ushtarak të regjimit të kohës , ata nuk mund të merrnin pasaporta të udhtimit, që të largohen në vendet tjera.
Shqiptarët nën ombrellën e pushtuesit serb e kishin humbur tërë besimin e tyre, përshkak të shtypjes dhe veprimëve kriminale të regjimit serb, kur me dhjetra të rinjë shqiptarë që shkonin ta kryenin shërbimin ushtarak në APJ, në shtëpi u kthyen në arkivole, duke mos guxuar familjarët e tyre të ndërmerrnin asgjë, për të kërkuar ekspertizë, për të ditur shkaqët e vdekjes së tyre, as që guxonin ti qelin arkivolet, për ti parë familja bijtë e vet të ekzekutuar, por nën kujdesin e rojeve policore dhe ushtarake, ata varrosëshin pa komente, duke i quajtur si „vetëvrasës“.
Për fat djaloshi, e kishte siguruar pasaportën, po sa i kishte mbushë të 17-tat, dhe ashtu si shumë shokë të tjerë, në mëngjesin e shtatorit të vitit `89, me trenin e „Zi „ siq e quanin atëherë, arriti në kufirin e Italisë, në Ciaso, që ndahet me Zvicrren, ku në atë kohë, të gjithë ata që posedonin Garantinë e punës dhe hynin në Zvicërr, duhet ti nënshtrohen një kontrolli mjekësor, me çrast në mënyrë të organizuar dilnin përpara në kufi njerëz të caktuar, të cilët i merrnin për çdo ditë punëtorët e rinj dhe mandej pas kontrollit, i drejtonin në vendet e caktura të Zvicrrës.
Djaloshi e fillon punën në një fshat të kantonit Graubinden, në një shtallë me bagëti, ku para se t’ia filloj punës, ishte prezent edhe vëllau i tij, icili e kishte bërë kontratën me punëdhënësin, duke ia sqaruar në fillim disa gjëra nga punë punëdhënësi, në mënyrë që të respektohet puna dhe rregullat familjare, orari i punës dhe i bukës .
Mirëpo, pasi largohet vëllau i vet, i cili punonte dikun largë nga ky vend, djaloshi ndjehët shumë i vetmuar, me ç’rast nuk mund t‘i përmbajë lotët, por punëdhënësin as që e brengosi kjo gjë fare duke e urdhëruar menjëherë t’ia filloj punës, me heqë dhe me bajtë plehun e shtallës, dhe shumë punë tjera, të cilat ishin të rënda për të.
Djaloshi i kaloi disa ditë dhe shumë të tjera, edhe pse ndiente lodhje si kurrë njëherë tjetër, ai kishte vullnet të punoj, por nuk e kishte as një ditë pushim, që të ç‘lodhet njëherë, dhe ditën e diell, në orët e hershme të mëngjesit, kur ishte në gjumin më të ëmbël rinor, vinte punëdhënësi sikur i tërbuar, dhe ia rrahte derën më duar e këmbë, e më zë duke sharë në gjuhën e vet, me ç‘rast djaloshi nga befasia ngritej sikur lepuri në shpejtësi dhe numëronte para tij.
Kështu djaloshi e kaloj sezonën e parë të kontratës, por tani çka do të bëjë, nëse shkon në shtëpi, nuk ka shancë që të kthehet më, nga regjimi i kohës, sepse nuk do ta lejonin të kaloj kufirin pa e kryer shërbimin ushtarak, apo do ta dërgonin ushtar me dhunë, prandaj vendosi të bisedoj me punëdhënësin e vet, që të vazhdojë punën edhe sezonën e dimrit, i cili e pranoj pa kundërshtim propozimin e tij, por me një kusht, që të punoj me një çmim mjaft simbolik, dhe djaloshi nuk kishte rrugëdalje tjetër, duke e pranuar ofertën e tij menjëherë, te i cili punoj disa sezona tjera, pa kontratë të punës ( në të zezën), deri kur i skadoj edhe afati i pasaportës.
Një ditë prej ditësh, disa fëmijë duke lozur me njëri-tjetrin për rreth shtallës dhe grumbujve të sanës, djaloshi e nuhati një erë shkrumbi, kur pas pak vërejti shtallën e kapluar nga tymi e flaka, dhe vrapoj menjëherë deri te shtalla mbrenda, duke i zgjidhë lopët nga zingjirët e tyre, të cilat nuk ishin më pak se 60-70 copë, dhe në pamundësi ti shpëtoj të gjitha, ato u shkrumuan bashkë me shtallën.
Me shpejtësi vjen punëdhënësi , i cili i drejtohet me zë të ashpër djaloshit, duke e akuzuar dhe tenton që ta lë fajtor, por fati e ndihmon atë, kur erdhën disa fqinjë, të cilët i kishin parë disa fëmijë duke lozur me flakadane rreth shtallës, me çrast dhe ia kishin futur flakën ndoshta pa qëllim, mirëpo punëdhënësi nuk ndalet me akuza, duke i thënë djaloshit, se nuk ka vepruar mirë, që i ka shpëtuar lopët e tij, sepse i paguan sigurimi, i cili e urdhëron djaloshin, që ti merrë plaqkat e veta dhe të largohet menjëherë nga prona e tij.
Djaloshi nuk ishte në gjendje ta kundërshtojë punëdhësin dhe pa asnjë fjalë i merr plaqkat e veta dhe largohet në drejtim të ndonjë stacioni, duke menduar se çka do të bëjë tani dhe ku do të shkojë, dhe duke shpejtuar, që mos ta takojë policia në vendin e ngjarjes, sepse do ta merrnin në pyetje, apo do t’ia kërkonin dokumentet përsonale, të cilat i mungonin, por rrugës pa pritmas një auto iu çfaqë para këmbëve të tij, dhe drejtuesi i automjetit e njofton të hyjë brenda, duke i buzëqeshur dhe duke i thënë fjalë miradie për veprimin që kishte bërë më herët në shtallë, i cili për t’i shpëtuar kafshët nga zjarri e kishte vënë në rrezik jetën e vet.
Këtë njeri , e kishte rastisë puna e vet dhe e kishte parë ngjarjen me sy, i cili banonte jo shumë largë nga vendi ngjarjes, por djaloshi nuk e kishte vërejtë, prandaj, në këtë rast bëri një gjest human, duke e mirëkuptuar djaloshin, i cili e dërgon te një koleg i veti disa kilometra largë, për t’a ndihmuar të strehohët, apo të punësohet.
Ishte viti `93, tani djaloshi ndjehët më mirë dhe më i lirë, duke punuar në një punishtë të luleve, i cili e kishte dhe ditën e vet të pushimit një herë në javë, me ç’rast e pushonte trupin e tij të lodhur e prej shtalbi, por nuk kishte afër ndonjë të vetin, që të ç’mallej më të. Dhe një të diele, ishte ditë vere dhe ditë pushimi, punëdhënësi e pyeti djaloshin, se mundet ti shoqëroj në shetitje, atë dhe anëtarët e familjes së tij, të cilët ku do që shëtitëshin e merrnin edhe qenin e tyre me veti në auto, i cili e kishte vendi e vet të posaqëm. Atë ditë ata kishin planifikuar të kalonin kufirin në Gjermani, me ç‘rast ishte një festë tradicionale dhe bëhej festë e madhe, ashtu vendosën që mos ta lënë djaloshin në vetmi, edhe pse djaloshi nuk posedonte pasaportë, vendosën të gjejnë mënyrën dhe me pasaportë të qenit i bashkuan pasaportat e veta, duke ia treguar kufitarit vetëm figurativisht, i cili i urdhëron me dorë, që ta vazhdonin rrugën, pa i kotrolluar në detaje.
Djaloshi me punëdhënësin e vet e kaloj disa herë kufinin me pasaportë të qenit dhe ky, nuk pa pasaportë më sy, deri në çlirimin e Kosovës, edhe pse disa herë provoj ta merr një pasaportë udhëtimi, por disa herë e mashtruan matrapazët e ndryshëm, duke ia marrë të hollat, dhe pasaportën ia falsifikuan me vulë të patatës, duke mos qenë në gjendje të shkojë në Kosovë disa vite me radhë, por fati e ndihmoj, që sot të ketë pasaportën e Republikës së Kosovës, punon dhe jeton me familje në Zvicërr, i cili ka arritë të krijojë një standart të mirë jetësor në Kosovë, ashtu, në firmën e ndërtimtarisë ku punon, është udhëheqës i grupit të punëtorëve, dhe është njëri ndër kontribousit më të dalluar, që e ndihmoj popullatën me ndihma financiare dhe luftën e UçK-së.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen