Komunikatë për media nga PSHDK-ja

OP-ED | Zef Prenka | 16.05.13 | 20:42

Imazhi i Kosovës, pengon njohjet

Republika e Kosovës, ka kohë që ka stagnuar në avancimin ndërkombëtar. E këtu, fajet natyrshëm bien në institucionet reprezentative të vendit dhe sidomos të politikën e jashtme të Kosovës, e cila më shumë merret me politika për konsum të brendshëm politik, sesa me diplomaci të mirëfilltë. Përkundër disa njohjeve të herëpashershme, që vijnë kryesisht nga ndihma e shteteve mike të Kosovës, vendi ynë po përjeton një ngërç në këtë drejtim. Dinamika e institucioneve përgjegjëse për njohjet, është e vogël dhe ne ende nuk kemi parë ndonjë ndihmesë të rëndësishme që të ketë dhënë Ministra e Jashtme e Kosovës në planin e njohjeve dhe sidomos në përmirësimin e imazhit të vendit në planin ndërkombëtar.

Dr. Ukë Berisha-Kryetar i P.SH.D.K.-së

Dr. Ukë Berisha-Kryetar i P.SH.D.K.-së

Një problem serioz që pengon këtë proces, përbëjnë edhe përfaqësimet diplomatike të Kosovës, ambasadat e vendit që janë shndërruar në çerdhe të militantëve politik dhe jo e njerëzve që me përgjegjësi e profesionalizëm mund të ndihmojnë avancimin e vendit tonë në planin ndërkombëtar.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK-ja) vlerëson se politika e jashtme e Kosovës, nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë për konsum të brendshëm politik.

Politika e jashtme e Kosovës, duhet të fokusohet në avancimin e Kosovës në planin ndërkombëtar, si një domosdoshmëri që vendi në një perspektivë të afërt të jetë i pranuar në gjitha instancat e rëndësishme ndërkombëtare.

Me këto ritme të ngadalshme me të cilat institucionet e vendit po bëjnë punën e diplomacisë së jashtme, shteti i ynë nuk do të ketë mundësi të marrë njohjet e nevojshme edhe për një kohë të gjatë. Prandaj, në këtë pikë, është momenti i fundit, që shteti të marrë seriozisht punën e politikës së jashtme, që së pari të bëhet një kompromis i brendshëm, në mënyrë që gjithë faktorët relevant të vendit të mund të shfrytëzohen pozitivisht për avancimin ndërkombëtar të vendit. Në këtë pikë, kërkohet natyrisht një politikë e harmonizuar.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), vlerëson se Kosova si shtet i ri dhe në konsolidim e sipër, duhet të ketë një qasje më të sofistikuar dhe më gjithëpërfshirëse. Ne këto vite të fundit, kemi parë një konflikt të pakuptimtë dhe në thelb absurd mes institucioneve të ndryshme për procesin e njohjeve, duke u tentuar nga grupe e individ që të përvetësohen disa njohje, për interesa krejtësisht politike.
Në anën tjetër, na brengos fakti se fokusi i politikave të jashtme, është përqendruar vetëm në një plan shtetesh, ndërsa janë lënë në harresë shumë vende të tjera.

Politikat e jashtme, janë çështje themelore për shtetin tonë, prej të cilit varen shumë procese, prandaj depolitizimi i ambasadave, është tepër i rëndësishëm dhe përbën një aspekt tepër të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Në anën tjetër, imazhi i Kosovës, është faktor kyç për politikat zhvillimore ekonomike. Në këtë drejtim, duhet një punë intensive, që akterët me rëndësi të harmonizojnë veprimet dhe Kosova të ketë një përfaqësim më dinjitoz ndërkombëtar.

Dr. Ukë Berisha,
Kryetar i PSHDK-së

Burimi: Facebook

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen