Duhet të jemi optimist…

Diaspora | Dedë Preqi | 31.08.11 | 17:37

Populli i cili nuk e ka sovranitetin,dhe fatin e vet  në duart e veta,ai popull e ka shumë rëndë të mbi jetojë.Atij populli mund t’i ngjasë gjithçka e pa pritur,dhe i cënohet e drejta e lirisë dhe veprimit demokratik.Edhe popullit shqiptarë gjatë rrugëtimit të vet historik,gjatë shumë vjetëve gjithçka mund t’i ketë ngjarë.Dikush mund të thotë,pse kthehemi gjithëherë nga e kaluara?

Demokracia i krijon kushtet dhe mundësitë që në jetën politike të hyjnë njerëz të aftë dhe kuadro profesionale,apo brezi i sotëm që është më i avansuar në jetën politike,dhe njerëz që e meritojnë besimin e popullit.Por skenës politike sot në Kosovë,i janë ngjitë dhe  afruar njerëz në pushtet,të cilët e ndërrojnë klimën politike sipas interesave përsonale,pa menduar për gjendjen e popullit apo mirëqenjën e tij.Këto dukuri negative janë shumë të dukshme,por jo të dëshirueshme dhe të dobishme, sepse prej tyre po bëhët një dëm dhe skandal serioz,në shtetin e ri të Kosovës.Duke pasur parasysh përvojën të cilën na ka sjellë historija në këto hapësira,ai i cili e ka ndërgjegjën kombëtare dhe njerëzore,është fjala edhe për ata të cilët dje ishin në fronte luftarake kundra armikut shekullor,dhe sot gjinden në pushtetin qeverisës të Kosovës,duhet të kenë kujdes dhe ta ruajnë popullin e vet,dhe shërbimet e veta t’ia afrojnë popullit sipas nevojës.Përndryshe problemet janë të shumta dhe evidente,të cilat po e rëndojnë me të madhe popullin kosovar,e një ndër ato janë korrupsioni dhe krimet e organizuara.

Mirëpo, për të gjitha këto,fajtore është intelegjenca shqiptare në Kosovë,së cilës mund ti drejtohen vërejtjet nga gjitha anët,pse ajo po heshtë?! E KUR AJO  FLET,atëherë kërkohet denimi prej saj,sepse ajo e ka mendimin e shëndoshë,dhe nuk lejon të vazhdohet kjo politikë e shëmtuar.Intelegjenca shqiptare është fuqia më e madhe dhe më e fortë ,e cila duke shfrytëzuar të drejtën kushtetutare të shtetit të Kosovës,ua ngushton rrethin dhe zvogëlon rrjetin e këtyre keqbërsëve në pushtet,përmes argumentëve të bazuara në fakte të vërteta.Është koha më mirë që arrogancën e këtyre njerëzve keqbërës në pushtet,që ajo arrogancë tu kthehet atyre, që ta mbajnë për vete.Në dritën e këtij realiteti,intelegjenca kosovare,studentë e akademikë,ta rishikojnë cilësisht më ndryshe rrolin qeveritar,dhe iniciativa e tyre të orientohet tërësisht në frymën e integrimëve perëndimore.

Prevojat e së kaluarës,dhe ato më të freskta aktuale që janë sot,na kanë dhënë shumë mësime të hidhura,por edhe të nevojshme,që sot kërkohet më  shumë konstruktivitet,mirëkuptim,pajtime dhe marrëveshje në mes vete,dhe kurrsesi revanshe që  kërkon kundërshtari  apo armiku i jonë,i cili përveq tjerash që shkaktoi popullit shqiptar,sot kërkon edhe ndarjen e Kosovës,apo shkëmbimin e teritoreve. Po të ndodhë një gjë e tillë,atëherë do të hapën edhe shumë rrugë tjera të cilat nuk janë në dobi të njërit e as tjetrit.Diplomacia serbe, këto vitët e fundit ka qenë shumë aktive,duke penguar në masë të madhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shumë shtete ,por Kosova për fat të mirë po njihet ditë-përditë nga shumë vende të botës.Ideja e tyre për ndarjen ,apo me shkëmbimin e teritorëve të Kosovës,është shumë e rrezikshme për Kosovën,por edhe për rajonin,dhe  krijon konflikte të reja të cilat nuk mund të riparohen  dhe të bëjnë zgjidhje të pajtueshme për asnjërën palë,dhe këto veprime krijojnë kriza të thella të cilat mund të zgjasin me vite të tëra. Qëllimet e politikës serbe janë afat gjatë,dhe në të shumtën e rastëve kanë aplikuar konfuzione në mes të islamit  dhe krishtenizmit shqiptar,duke prekë popullin shqiptarë aty ku i dhimbë më së shumti.

Dhe fryti i këtyre veprimëve doli hapur në vitin 1999,dhe po vazhdon edhe sot,me çrast regjimi hegjemonist serb nuk lë eksperiment pa e realizuar,për ti përqarë shqiptarët,duke menduar se do tia dalin sikur me boshnjakët,të cilëve donin t‘ia humbin identitetin, dhe menduan ta zhdukin nga faqja e dheut.Por shqiptarët ishin më të regjur gjatë rezistencës së tyre shekullore për të mbijetuar dhe për të mbetur shqiptarë,dhe me shumë sakrifica arritën që ta ruajnë identitetin e vet(me disa përjashtime),duke heqë dilemën e një pakice ,që u pëlqente thënja“jam turk elhamdylylah“,por ishin të vetëdijësuar se ata ishin shqiptarë të besimit islam,e jo turq.Ajo që po ndodhë sot në Kosovë me disa skena të kulturës arabeske,për këtë qështje intelegjenca serbe ka punuar me vite për ti realizuar,dhe sot po i relizon ato ëndërra përmes një grupi shqiptarësh,duke bërë përpjekje të vazhdueshme ,që në emër të islamit burimor,të bëhët shartimi i etno-identitetit kombëtar shqiptar me një identitet të ri të tipit islamo-arab,gjëja që identiteti ynë kombëtar ka elemente të përbashkëta me identitetin islamik arab.

Është e ditur se mbrenda besimit islam veprojnë mbi 70 sekte fetare,dhe atyre besimeve i përkasin popuj me kultura të ndryshme,prandaj,edhe shamija,ferexha,qarqafi apo ndonjë mbulesë tjetër,nuk mund të konsiderohet si shenjë identiteti,siq po predentohet edhe sot nga disa individ dhe struktura teologjiko- kosovare,përveq tjerash ta fusin edhe edukatën fetare në shkollat paraunivezitare.Në mes islamit si religjion dhe traditave e kulturave të popujve islamik ka shumë dallime,dhe islami si religjion nuk i sjellë këto dallime ekstreme në mes gjinive,si përshembëll në shtetin turk,bartja e shamisë për gratë dhe vajzat është qështje e lirë e vullnetit të tyre.Përpjekjet e disa intelektualëve shqiptarë që po mundohen sot ,në krye me Partinë e Drejtësisë dhe udheheqësit e saj,me kulturën tonë shqiptare ta lidhin me një kulturë të huaj arabe,është përpjekje e gabuar dhe jo kombëtare,sepse një kulturë e tillë e arabizimit të shqiptarëve,e cënon drejtë përsëdrejti identitetin kombëtar.Kosova për herë të parë në historinë e saj në synimet e saja të drejta për të qenë komb i lirë dhe i dinjiteshëm ,nuk frikohet nga hegjemonizmat rajonal dhe global,sepse e ka rrugën e saj të pa lëkundshme,dhe si shtet laik ,me të drejtat nacionale dhe fetare të,të  gjithë popujve mbrenda teritorit të vet,e ka përkrahjen e perëndimit,në krye me SHBA-të.

Gjithëherë brengosjen e nxisin disa dukuri mbrenda nesh,të cilat qështje duhet analizuar deomos, dhe jo për t’i lënë për nesër,sepse sot, liria e shtypit është e lirë,dhe fjalës së drejtë dhe të sinqertë duhet ti besojmë,në mënyrë që mos të biem lehtë viktimë e demagogjive politike.U bënë shumë vjet dhe shumë shekuj,tani më shqiptarët janë pjekur,por ne, ndonjëherë nuk jemi në mendime,në vepra dhe sjellje të pa varur.Ne mund të ushqehemi ende lehtë me iluzione dhe gënjeshtra.Ne mund të na përvetësojnë shumë lehtë të tjerët,me fjalë të mëdha e më lëvdata të kota,sikur është edhe rasti i fundit nga ministri i jashtëm i Turqisë,i cili thotë ,tia ndryshojmë kahjen historisë…Ne jemi një popull,apo një qeveri pa program të artikulluar plotësisht,dhe kemi mungesë të një programi të artikuluar kombëtar.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen