Nënat kosovare nuk do të pushojnë kurrë për bijtë e tyre të pa gjetur

OP-ED | Dedë Preqi | 31.08.11 | 23:00

As historija më famkeqe botërore e Hitlerit nuk ka vepruar me judejtë,në këtë mënyrë,sikur shteti i Serbisë fashiste që veproi me shqipëtarët,dhe po vepron sot me eshtrat e atyre, të cilat i mbanë peng që prej vitit 1999,deri sot ,të mëshehura në teritoret e veta. Kjo ishte strategjia e luftës kriminele serbe ndaj popullatës shqiptare,e cila me fshehjen e kufomave shqiptare,dëshironte që të fshihen edhe gjurmat e krimit,me qëllim që të pengohen hetimet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Kjo platformë kriminele serbe nuk u ngopë me gjenocidin që shkakëtojë në Kosovë,sidomos në vitët 1998-99,kur ky shtet sipas planit të saj makabër të ashtuquajtur“Patkovica“,të Millosheviqit,bashkë me kishën Ortodokse serbe,vranë e masakruan e kidnapuen rreth 20 mijë shqiptarë,dhe afro 800 mijë i dëbuan nga vatrat e tyre.U bënë 12 vite, që nënat kosovare po i kërkojnë bijtë dhe bijat e veta,të gjallë ose të vdekur,të kthehen në vendin e vet.

Zëri i nënave kosovare dëgjohet për çdo ditë,për çdo moment thërrasin më të dashurit e vet,dhe zëri i tyre është shumë prekës dhe i veqantë,i cili dhembë deri në shpirtë,si plagë e hapur dhe e pa shuar,jo vetëm për nënat ,por për tërë Kosovën. Thirrjet e nënave janë të vazhdueshme,deri sa të gjinden lulediejt e tyre,ato nuk mund të qetësohen dhe nuk mund të pajtohen me përgjigjet e qeveritarëve të Kosovës,të cilët,thuhet se  kanë bërë shumë pak ,dhe fare pak  u ndëgjohet zëri i tyre,për qështjen e të pagjeturve.Shumë gjëra i ka zvarritë edhe UNMIK-u,i cili për këtë qeshtje ka vepruar me rezervë,sepse ka mundur të bëjë më shumë në bazë të kopetencave që ka pasë.Aq më pak levizje e veprime ka edhe EULEX-i,i cili këtë qështje nuk e merr me seriozitet ende,dhe gjërat në këtë mënyrë kanë mbetur pezull,sepse ka shumë vendgjurmime të cilat i kanë deklaruar populli dhe në ato vende nuk veprohet për të gjurmuar ,apo për ti gjetur kufomat e shqiptarëve ,të cilat i ka mëshehur shteti serb në teritorin e Kosovës,ndërsa në teritorin e Serbisë,ka shumë kohë që EULEX-i,nuk ka vepruar fare,duke e ditur se janë edhe 1973 kufoma të shqiptarëve të pagjetur.

Thirrjet e nënave kosovare janë të zëshme për çdo ditë,dhe u janë drejtuar qeveritarëve të vendit ,që të kenë prioritet qështjen e të pagjeturve,dhe të rregullohet ligji për përkrahjen e familjarëve të viktimave,por këto kërkesa në Qeverinë e Kosovës,kanë mbetë premtime dhe asgjë tjetër.Nënat kosovare përditë shprehin brengat e tyre,kur kalojnë pranë Kuvendit të Kosovës,ku në rrethojat e Kuvendit janë varura fotografitë e të pagjeturve,të cilët thërrasin me zërin e tyre të pa ndëgjueshëm“M o s  na lini këtu të varur,s e p s e  ndjehëmi edhe online slots më të v r a r ë“ Shumica e deputetëve të Kosovës,e kthejnë kokën dhe nuk e prekin këto fotografi,sepse ska sedër fare,ka fillue lufta dhe ka mbarue,atij deputeti nuk ju ka dëmtuar asnjë pulë,e lë më njeri,dhe si ka për të ndjerë dhimbje,i cili nuk dinë se ç‘është jeta dhe dhimbjet e saja,kur të gjitha të mirat i ka sot,dhe ai dinë të tregojë vetëm për jetën luksoze të tij…

Në Kuvendin e Kosovës,fare pak ndëgjohet zëri i atyre që prekin fatin dhe qështjen e të zhdukurve,por shumicës së deputetëve më shumë u intereson të mbledhin vota për ta votuar futjen e mësimit fetarë dhe shamisë nëpër shkolla parauniversitare,të cilët e marrin si parim të fesë dhe moralit…duke harruar gjakun e atyre filizave të njoma të kombit, të cilët u flijuan për këtë popull.Nënat shqiptare janë shumë të forta,ato e ushqejnë shpresën,se një ditë do të arrijë qëllimi i tyre,ti gjejnë të dashurit e vet,të cilët i presin me pa durim më shumë se 12 vite.

Pas vitit 1999,me largimin e pushtuesit serb nga fuqia ushtarake e NATO-s, të gjithë kemi menduar se e kaluam këtë periudhë të tmerit,dhe turpit serb,dhe shumë anatema dhe ofsharje ia lamë të kaluarës,duke menduar se tani e tutje do të kemi një të ardhme të lumtur për popullin shqiptarë,dhe do të fillon gjithë e mbara për këtë popull,mirëpo u j k u   e heqi vetëm l ë k u r ë n e qengjit,përsëri mbetë ujk,sikur ishte më përpara.Qeverija dhe shteti serb,edhe pas luftës që shkakëtojë në Kosovë,është po ai i njëjti ujk,i cili sa do që po mundohet ta ndërrojë qimën,edhe më të zezë po e paraqet vesin.

Pushtetarët e sotëm serb,në krye me Tadiqin,në vend që të turpërohen para botës ,për krimet e shkakëtuara në Kosovë,por edhe gjetiu,dhe të ndjehën të prekur për këtë lloj makabre të një regjimi totalitarë fashist,dhe të k ë r k o j n ë   f a l j e   sh q i p t a r ë v e ,ata insistojnë që ndërkombëtarët t’ua mundësojnë riokopimin,apo ta ndajnë  Kosovën. Kjo strategji e Serbisë nuk është befasuese dhe jo diçka e re për Kosovën,mirëpo,Bahkësija Ndërkombëtare dhe BE-ja,po mendojnë se „ujkun“munden ta integrojnë në grigjën e delëve të veta,pa e dëmtuar ndonjë qengj,atë duhet harruar,sepse vesin e ka shumë të keq ky   u j k,sidomos ndaj shqiptarëve.

-Nënat shqiptare e kanë dëshmuar fisnikërinë e tyre

Nëna shqiptare,Ajo është krenarija e kombit tonë. E dinë bota mbarë se çfarë trima ka lindë nëna shqiptare.E dinë tërë bota,kur femra e Ballkanit ishte analfabete,ndërsa Elena Gjika ishte një prise,dhe luante një rrol të madh dhe të veqantë në atë kohë. Gjithë bota mbarë e njohi rrolin e Nënë Terezës,e cila me vepren e saj humane u bë edhe Nëna e botës. Sot është vështirë t‘i përshkruajsh  vuajtjet e nënave tona shqiptare,të atyre nënave, të cilat përditë derdhin lot për bijtë dhe bijat që mbetën në luftë,ku eshtrat e tyre i mbanë peng armiku serb,dhe është vështirë ,apo kurrë nuk  pajtohet zemra e tyre,deri sa një ditë të kthehen të gjithë deri te i fundit,në atdheun e tyre,të pushojnë të qetë,dhe të qmallëmi për jetë me ato lule të çmuara të kombit.Vendi ku gjinden ato kufoma shqiptarësh të pa fajshëm,do të ndezët mbrenda si një vullkan i pa shuar,i përzier me eshtra dhe lot të nënave ,që kurrë nuk do të shuhet ,deri kur ato eshtra do të kthehen të gjithë në atdheun e vet dhe të prehen të qetë për jetë e mot.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen